leoni

Radio Kosova e Lire

Kryetari Kuçi priti në takim pune Sekretarët e Përgjithshëm të MAPL-së dhe Integrimit Evropian

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi me bashkëpunëtorë, priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Rozafa Ukimeraj dhe Sekretarin e Ministrisë së Integrimit Evropian Kushtrim Cukaj me bashkëpunëtorë. Kryetari Kuçi mysafirët i njoftoj me zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Junikut, me theks …

Më shumë...

Si rezultat i punës së mirë, buxheti komunal në total për vitin 2018 realizohet në shkallën prej 92.76%, përkatësisht 99.76% nga Granti Qeveritar

Komiteti për Politikë e Financa në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën si pika të rëndësishme kanë qenë propozim-vendimi i kryetarit të komunës së Skenderajt Bekim Jashari, për lejimin e shfrytëzimit të mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Skenderajt, si …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj, priti në takim pune Sekretarët e Përgjithshëm të MAPL-së dhe Integrimit Evropian

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë, priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Rozafa Ukimeraj dhe Sekretarin e Ministrisë së Integrimit Evropian Kushtrim Cukaj me bashkëpunëtorë. Kryetari Ramosaj mysafirët i njoftoj me zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Deçanit me theks …

Më shumë...

Sllatina e Ulët zgjodhi kryetar të fshatit Neritan Demelezin

Banorët e Sllatinës së Ulët të Komunës së Vitisë, kanë zgjedhur të mërkurën këshillin e fshatit që do të përbëhet prej 9 anëtarëve. Nga 19 qytetarë prezent në këtë tubim zgjedhor, njëzëri me vota kryetar i fshatit u zgjodh Neritan Demelezi.

Më shumë...

Ka filluar rregullimi i shtratit të lumit Mirusha në Malishevë

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, po rregullohet edhe shtrati i lumit Mirusha në qytetin e Malishevës. Punimet në rregullimin e shtratit të lumit, i kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, me qëllim të njoftimit me …

Më shumë...

Njoftimi dhe agjenda për 23 dhe 24 Mars 2019

Të dielën  më rastin e 24 Marsit ,,Epopesë së Dukagjinit” që konsiston me 21 vjetorin e fillimit të luftimeve të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit dhe 20 vjetorin e intervenimit të NATO-së mbi caqet serbe, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, organizojnë …

Më shumë...

Federata e Basketbollit mbështetet nga Ministria e Sportit me 248 mijë e 472 euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Federatën e Basketbollit të Kosovës me ç’rast është pritur nga kryetari i kësaj federate, Arben Fetahu. Gjatë kësaj vizite ministri Gashi dhe kryetari Fetahu nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Sipas memorandumit të nënshkruar, Federata mbështetet nga Ministria me 248 mijë e …

Më shumë...

Ministri Shala i përkushtuar në përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe në rritjen e konkurrueshmërisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në eventin lansues të “Programit mbështetës për konkurrueshmërinë”, që është bashkëfinancuar nga BE-ja dhe BERZH-i, fillimisht u shpreh se ndihet i respektuar që është në këtë ngjarje të rëndësishme siç është lansimi i një skeme të kombinuar të granteve për ndërmarrjet e vogla …

Më shumë...

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu mirëpriti ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa

Në Ferizaj u zhvillua një takim i rëndësisë së veçantë me nikoqir Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ku pjesëmarrës ishte ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, drejtues të Policisë së Kosovës në Ferizaj, si dhe anëtarët e Këshillit Komunal për …

Më shumë...

U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave në Debelldeh dhe Goden të Vitisë

Në fshatrat Debelldeh dhe Goden janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave. Në fshatin Debelldeh , kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur, Fazli Neziri dhe janë përzgjedhur edhe 7 anëtarë të këshillit. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 19 banorë të cilët kanë …

Më shumë...

Kryetari Latifi mbajti takim me kryetarët e lagjeve dhe fshatrave

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari i komunës Smajl Latifi ka mbajtur  takim me kryetarët e lagjeve dhe fshatrave të komunës së Rahovecit të zgjedhur në fund të vitit 2018, me të cilët ka biseduar rreth organizimit të diskutimeve publike me qytetarë nëpër secilin lokalitet. Para fillimit të …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit dhe zyra Japoneze në Kosovë kanë nënshkruar kontratë për donacion në vlerë prej mbi 75.000 euro

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Hasan Përboqi dhe komandanti i zjarrfikësve Sami Boshnjaku, kanë nënshkruar kontratë për donacionin e dhënë nga zyra Japoneze në Prishtinë për komunën e Rahovecit, saktësisht njësisë së zjarrfikësve. Vlera e donacionit është mbi 75.000 euro, kjo shumë do …

Më shumë...

Kryetari Begaj priti në takim Mexhid Foniqin kryetarin e shoqatës të të verbërve të Kosovës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune kryetarin e Shoqatë të të Verbërve të Kosovës, Mexhid Foniqi dhe kryetarin e kësaj shoqate të degës në Malishevë, Isak Krasniqi, me të cilët ka biseduar për problemet me të cilat ballafaqohet kjo shoqatë. Kryetari Begaj, ka …

Më shumë...

Në Malishevë shpërndahen 20 makina për mbjelljen e misrit

Në kuadër të përkrahjes dhe subvencionimit në bujqësi për fermerët e Komunës së Malishevës, janë shpërndarë edhe 20 makina për mbjelljen e misrit, për 20 fermer. Në shpërndarjen e këtyre makinave, morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, të …

Më shumë...

Kosova merr përkrahje nga Sllovenia për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, priti në takim një delegacion të ekspertëve slloven, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që ta përkrahin projektin e hartuar nga Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni, i cili parasheh rritjen dhe modernizimin e sektorit të përpunimit të ushqimit …

Më shumë...

Kryetari Aliu i ofron mbështetjen e parezervë menaxhmentit të QKMF-së, priten reforma

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, me qëllim që të uroj për detyrën e re drejtoren e QKMF-së, Nadire Ymeri, të bashkëbisedoj me personelin drejtues dhe punonjësit shëndetësor rreth sfidave që …

Më shumë...