Zamir Qeriqi

Doli në dritë libri mbi “Kthesën e Madhe” të UÇK-së, nga autori, Jakup Krasniqi

Është rast i rrallë në histori, kur bërësi i lirisë njëherësh është edhe shkruesi i saj, pjesëmarrësi dhe dëshmitari, luftëtari i devotshëm dhe fitimtari. Jakup Krasniqi, është ndër të rrallët, që ka pasur fat të jetë edhe protoganist i bërjes së historisë së luftës çlirimtare edhe studiues realist i kësaj …

Më shumë...

Mehmet Hajrizi: Recension për librin “Kthesa e madhe…”, autor, Jakup Krasniqi

Lëvizja kombëtare e Kosovës për çlirim nga sundimi serb, këtu e nëntëdhjetë e katër vjet me radhë, përbën një nga kapitujt më të dhembshëm dhe njëkohësisht, më të lavdishëm të historisë së kombit shqiptar. Ajo paraqet padyshim, vlera shumë të rëndësishme në thesarin historik, politik, çlirimtar e demokratik, jo vetëm …

Më shumë...

Prof. Dr. Muhamet Pirraku: Çka fiton shqiptarësia e Vushtrrisë nëse “Ura e vojinoviqëve”do të quhet “Ura e vjetër e gurit” !?!

Sihariqet për fitoren e luftës për “trashëgiminë kulturore” (!?!) të “Ekipit të Unitetit”(!?) në “konsultimet e radhës në Vjenë” (?!), të botuara në “Koha Ditore” të 1 marsit 2007, fq. 2, sikur paralajmëruan së paku një fitore të Kosovës. Nën boxin me titull: “Kosovarët ankohen për Vushtrrinë, Boletinin e Novobërdën”, …

Më shumë...

Mr. Kadri Rexha: PËRKUJTIMI I DËSHMORËVE TË UÇK-së NUK NA LË TË HARROJMË SE JEMI SHQIPTARË

(Referat i mbajtur me rastin e ditës së dëshmorëve të UÇK-së në Wettingen, më 4 mars 2007) Familje të respektuara të dëshmorëve dhe ju bashkatdhetarë të nderuar, përshëndetje të përzemërta!Vëllezër dhe motra, Përvjetorët e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, në mbrojtje të Atdheut nga okupatori …

Më shumë...

Mr. Sheremet Krasniqi: Një vepër që hedh dritë mbi eposin e lashtë heroik të shqiptarëve

(Zymer Ujkan Neziri , Studime për folklorin, I, IAP, Prishtinë, 2007) Këto ditë, doli nga shtypi vepra “Studime për folklorin” ,I, e autorit Zymer U. Neziri. Emri i këtij shkencëtari tashmë është bërë i njohur në fushën e studimeve etnologjike shqiptare, sidomos ai ka derdhur dhe vazhdon të derdhë djersën që …

Më shumë...

Sherafedin KADRIU: “GRURË DHE PLUMBA”

Tek lagjja e Avdiajve, në Verbicën e Zhegocit janë vetëm dy shtëpi të vëllezërve, Hajrushi. Të ndara nga bota e fshatit me lagje shumë, ato tymojnë edhe sot, ani pse gjelbërimi pranveror ka shpërthyer tashmë. Si në malësitë tona! Kurrë nuk pushon zjarri. As verës së nxehtë. Epo, nuk është …

Më shumë...

Dr. Zenun Gjocaj: Fjalë recenzore, me rastin e promovimit të monografisë “Feniksët e lirisë 8”

Të nderuara familje dhe farefis të dëshmorëve, bashkëluftëtarë e pjesëmarrës të tjerë! Me botimin serik shumëvëllimëshe në vazhdim të monografisë me përmasa historiagrafike kombëtare “Feniksët e lirisë”, i teti ky me radhë, Redaksia po e kryen një punë madhore e një pjesë të borxhit, një detyrë e një mision të rëndësishëm …

Më shumë...

Përurimi i librit “Feniksët e lirisë 8”( Fjala e anëtarit të Redaksisë, Ahmet Qeriqi)

ë respektuar dhe shumë të nderuar familjarë të dëshmorëve!Nga libri në libër, nga viti në vit, edhe pse me vështirësi mund, dhe në kushte minimale për punë, ne anëtarët e kësaj redaksie, në bashkëpunim me ju familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve, kemi arritur që sot këtu para jush të përurojmë …

Më shumë...

Ymer Gashi: Një roman realist-autobiografik mbi golgotën shqiptare

(Ahmet Qeriqi, “Burgu” roman, botoi “Radio-Kosova e lirë”, Prishtinë. 2004) Proza është shfaqje e së vërtetës me anë të të folurit e të zgjedhurit artistik, konstatonte dikur De Rada, në “Parimet e Estetikës”. Në fakt ky nuk është vetëm përcaktim teorik i mëhershëm, por është një argument pothuajse përherë i qëndrueshëm, …

Më shumë...

“Heli e Mimoza”, nga shkrimtari, Adem Demaçi

Proza e shkrimtarit Adem Demaçi prej fillimit të krijimtarisë së tij, në vitet ’50 të shekullit XX e deri tani, ka qenë dhe do të mbetet një prozë përmbajtësore, me tematikë të angazhuar, qoftë në aspektin shoqëror, ashtu edhe në atë kombëtar e meditativ.Tregimet e para të botuara më vonë …

Më shumë...

QERIMANE POLISI “FOLKLORI DHE TRADITAT STRUGANE”

Trevat shqiptare brez pas brezi kultivuan dhe ruajtën me xhelozi traditën, kulturën, folklorin, veshjet, artizanatet, dhe gjithë ata që e përbëjnë në përgjithësi karakteristikat e një populli. Brezat shkuan e u ndërruan, erdhën gjeneratat e reja por në thelb, traditat mbetën të kujtohen dhe të përfaqësojnë veçoritë e trevave dhe …

Më shumë...

Dr. Feti Mehdiu “Një vepër që nxit hulumtime të reja”

(AHMET QERIQI, “FENOMENE SHQIPTARE”, Prishtinë, 2005, fq. 136) 1. Halil Patrona – figurë e anashkaluar…2. Dy kahe të përpjekjeve për idetentitet kombëtar( Botoi Radio-Kosova e Lirë)Ahmet Qeriqi, (i burgosur politik 1981-1988), tani më është bërë emër i njohur për lexuesit tonë me disa vepra. Deri tash ka botuar vepra letrare, hulumtuese …

Më shumë...

Zeqirja NEZIRI: RAPSODËT E RUGOVËS DHE TEORIA E EPOSIT

Konteksti. Në këtë studim kam shtruar në diskutim vetëm tri momente kyçe të figurës së lahutarit dhe të ushtrimit të aftësisë së tij të këndimit, që dikur kanë qenë shumë aktuale, por ende nuk janë tërhequr në arkivin e literaturës shkencore. Në zërin e lahutarit ose të rapsodit, si pjesë përbërëse e cilësimit …

Më shumë...

Nezir Myrtaj “Një libër i vogël me përmbajtje të rrallë”

(Para disa muajsh, intelektuali dhe krijuesi, Ahmet Qeriqi, botoi librin me titull “Fenomene Shqiptare”. Shkrimin tim për këtë libër e kam titulluar: “Një libër i vogël me përmbajtje të rrallë”, sepse, në kuptim të vëllimit dhe të numrit të faqeve, ai vërtet është një libër i zakonshëm, me vetëm 136 …

Më shumë...

Hamdi Thaçi: Kujtim për dy prillin e vitit 1981, në Drenas, ish-Gllogoc

“Dialogu i pabarabartë” Pranvera e vitit 1981 po vinte më e jashtëzakonshme se pranverat tjera, bile mund të themi më e jashtëzakonshme së gjithë pranverat që kishin defiluar në ato 40 vitet e kaluara.11 marsi i këtij viti shpërtheu me një buçitje që tronditi në themel përgjumjen e barkë mëdhenjve në …

Më shumë...

Një libër publicistik, realist, në mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Gazetari i Britanisë së Madhe, Xhejms Pettifer, i njohur për sipmatinë e tij lidhur me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë viteve 1998-1999, ka botuar librin ”Ekspresi i Kosovës”, libër me komente, analiza, vështrime dhe reportazhe nga koha e luftës në Kosovë.I udhëhequr nga kredoja origjinale krijuese …

Më shumë...