Institucionet

Komuna e Vitisë: I papranueshëm anulimi  i njëanshëm i memorandumit për realizimin e projektit të ujitjes në Skifteraj nga Ministria e Bujqësisë!

Në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, e në veçanti të fermerëve vitias,  institucionet komunale të Vitisë, shprehin pakënaqësinë e thellë për anulimin e njëanshëm të memorandumit për projektin e ujitjes të tokave bujqësore në Skifteraj nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Republikës së Kosovës (MBZHR). …

Më shumë...

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mori një sërë vendimesh për formim të komisioneve

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, këtë të premte ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt të Kuvendit. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, nënkryetari për komunitete Danush Ademi si dhe drejtorët e drejtorive komunale. Pikë e parë e rendit të …

Më shumë...

Pensionohet zyrtari i Departamentit të pensioneve Sociale në Deçan, Rrustem Maloku

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me nënkryetarin Sami Cacaj, drejtoreshën Agnesa Vokshi dhe punonjësit e Socialit, të gjithë së bashku uruam pensionimin e zyrtarit Rrustem Maloku. Maloku ishte punonjës  i Komunës së Deçanit, ku për shumë vite dha kontributin e tij në Departamentin e pensioneve në …

Më shumë...

Kryetari Kastrati, është takuar me humanistin dhe drejtuesin e Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit “, Halil Kastrati

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është takuar me humanistin dhe drejtuesin e Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit “, Halil Kastrati, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij në ndihmë të atyre që kanë nevojë, si dhe janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit në këtë drejtim. “Me …

Më shumë...

Inspektorët komunal  kontrolluan marktetet në Malishevë

Inspektorët komunal në Malishevë, në kuadër të punës dhe aktiviteteve të përditshme, edhe sot, të shoqëruar edhe nga drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit, Besartë Kryeziu-Ramaj, i kanë inspektuar marktetet në qytetin e Malishevës, për zbatimin e masave në përgjithësi, dhe në veçanti për ndarjet e produkteve ushqimore në rafte dhe …

Më shumë...

E enjta është caktuar dita kur Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi takon qytetarët në zyrën e tij

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka caktuar ditën e enjte për takim me qytetarë në zyrën e tij. Takimet mbahen prej orës 13.00 deri ora 15.00. Andaj sot ka pritur qytetarë, nga mjedise të ndryshme të Komunës, me të cilët ka biseduar veç e veç për të gjitha …

Më shumë...

Me aktivitete kulturore, tradicionale e përkujtimore, Komuna e Rahovecit ka shënuar  “Flakën e Janarit 2022”

Komuna e Rahovecit edhe këtë vit me aktivitete kulturore, tradicionale e përkujtimore ka shënuar “Flakën e Janarit 2022, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi. Aktivitetet janë shënuar sipas kësaj agjende: Me 21 janar 2022 në ora 11:00,  në nderim të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit: …

Më shumë...

Në Ferizaj përkujtohet dita Ndërkombëtare të Holokaustit

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka kujtuar këtë ditë, ai me këtë rast ka thënë: Rikthehemi në kohë, në përkujtim të dramës njerëzore, kërcënimit dhe shfarosjes masive njerëzore ndaj popullit hebre nga nazizmi dhe fatit të përgjakur të shqiptarëve të Kosovës …

Më shumë...

Kryetari Aliu, priti në një takim një delegacion nga Këshilli i Evropës

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, ka pritur në një takim Britta Schweighöfer nga Këshilli i Evropës si dhe bashkëpunëtoren e saj Yllka Lamaxhema Sahatqiu. Në këtë takim janë diskutuar shumë çështje në mesin e tyre ishte edhe projekti kushtuar komunitetit romë, ashkali …

Më shumë...

KPF në Deçan mbajti takimin e parë me legjislaturën e re

Udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit Hajdar Sutaj, ku prezent ishin të gjithë anëtarët e Komiteti për Politikë e Financa, është mbajtë mbledhja e I-rë  e rregullt e  Komitetit për Politikë dhe Financa, për këtë viti, ku për këtë takim ishte propozua ky rend pune: Shqyrtimi dhe miratimi …

Më shumë...

Klubi MC “Brigada 123” kanë vizituar kryetarin Bali Muharremaj

Anëtarë të Klubit MC “Brigada 123”, të mërkurën kanë vizituar kryetarin e Komunës, Bali Muharremaj të cilit i kanë dhuruar një ndrresë me logo të tyre, ndërsa kryetari i ka falenderuar ata dhe ka premtuar bashkëpunim të mirë në të ardhmën: “Faleminderit për vizitën dhe respektin MC “Brigada 123” nga …

Më shumë...

Pensionohet mësimdhënësi Ismet Hysku

Me rastin e pensionimit të mësimdhënësit Ismet Hysku, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka organizuar një pritje, me ç’rast e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e tij, për dekada të tëra. Për kontributin dhe përkushtimin e tij në edukimin e shumë brezave si mësimdhënës në shkollën fillore …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit organizon konsultim publik për Draft-Rregulloren për menaxhimin e pasurisë jo financiare

Komuna e Rahovecit përmes grupit punues për hartimin e Draft-Rregullores për menaxhimin e pasurisë jo financiare, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.2017 dhe  Nenit 6 pika 1.6 të  Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit …

Më shumë...

Kuvendi i Komunës se Rahovecit mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2022

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2022, të cilën e ka udhëheqë kryesuesi i kuvendit, Defrim Kafexhiu, ndërsa në mbledhje prezent ishin: Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, Nënkryetari, Fatmir Iska, anëtarët e kuvendit, përfaqësues të mediave dhe përfaqësues të OSBE-së. Në fillim në këtë …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e parë pas themelimit te Shtabit Emergjent në komunën e Junikut

Në komunën e Junikut u mbajt mbledhja e parë pas themelimit te Shtabit Emergjent me qellim të parandalimit, ruajtjes së shëndetit të qytetarëve dhe sigurisë publike nga infeksioni me virusin COVID-19. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Ruzhdi Shehu, ku kryesisht u diskutua për gjendjen aktuale …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj, ka pritur në takim kryetarët e nëndegëve të AAK-së dega në Deçan

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim kryetarët e nëndegëve të AAK-së dega në Deçan. Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj me të pranishmit ka diskutuar dhe bashkërenduar aktivitetet dhe zhvillimet që pritet të zhvillohen në të mirë të qytetarëve dhe zhvillimeve të Komunës së Deçanit.

Më shumë...