Institucionet

ABDIXHIKU: KTHIMI I KONTROLLUAR I QYTETARËVE TANË PO VAZHDON SUKSESSHËM

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka dhënë informacione të hollësishme rreth kthimit të vazhdueshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, nga vendet e tjera. Për një muaj, janë realizuar fluturime të organizuara dhe plotësisht të kontrolluara nga Gjermania, Anglia, Zvicra e Turqia. Ndërsa përmes kthimit tokësor, në bashkëpunim …

Më shumë...

Këshilli Komunal për Parandalimin e Koronavirusit në Han te Elezit mbanë mbledhjen e radhës për të vlerësuar gjendjen aktuale në Komunë

Këshilli Komunal për Parandalimin e Koronavirusit në Han te Elezit mbanë mbledhjen e radhës për të vlerësuar gjendjen aktuale në Komunë. Në hapjen e takimit Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, i njoftoi anëtarët e këshillit se pavarësisht 7 rasteve të konfirmuar me COVID-19, gjendja e përgjithshme …

Më shumë...

Edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Pozheran u bë me tunel dezinfektues

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar Pozheranin, konkretisht Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) për të parë nga afër tunelin dezinfektues që është vendosur në oborr të kësaj qendre. Ky tunel dezinfektues është donacion nga kompania “Plastal”, përkatësisht nga Sabit Beqiri nga Vërbani i Vitisë. Me …

Më shumë...

KKMSH: 45 të prekur nga virusi COVID-19 në Komunën e Vitisë, tre prej tyre janë shëruar

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë kryesimit të mbledhje së rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ( KKMSH), ka njoftuar se në këtë komunë nga virusi pandemik COVID-19 janë prekur gjithsej 45 persona, kurse 3 prej tyre tashmë janë shëruar. Ai potencoi se komuna e Vitisë, …

Më shumë...

Bashkatdhetarët Rahovecas, i bashkohen karvanit për përkrahjen e familjeve në nevojë

Karvanit për përkrahjen e familjeve në nevojë ju bashkuan bashkatdhetarët Rahovecas, Esat Cenka, Sedat Cenka dhe Nehat Cenka të cilët jetojnë dhe punojnë në Austri. Ata kanë dhuruar 72 pako ushqimore e higjienike dhe 72 thasë miell për familjet në nevojë. “Faleminderit vëllezërve Cenka për donacionin e dhënë. Qofshi të …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e katërt e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit, sot ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2020, në të cilën janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Pas diskutimeve …

Më shumë...

Begaj: Toka e pastër, njerëzit e shëndetshëm

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka folur për investimet që janë bërë gjatë kohës sa ka qeverisur gjatë mandatit të kaluar

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e 22 Prillit- Ditës së Tokës, ju drejtua qytetarëve me këtë porosi. “Sot në 50 vjetorin e Ditës së Tokës, shfrytëzoi rastin, që gjithë qytetareve të Malishevës t’u uroi këtë ditë dhe mesazhi ime është, qe te kemi kujdes, njeriun e …

Më shumë...

Naser Bajraktari, ka dhuruar 650 kilogram miell për 26 punëtor të Kompanisë Rajonale  pastrimi në Skenderaj

Në shenjë mirënjohje për punën që po bënë këto ditë Kompania Rajonale e pastrimit “Uniteti”, asamblisti i Kuvendit Komunal të Skenderajt, Naser Bajraktari, ka dhuruar 650 kilogram miell për 26 punëtor të kësaj kompanie në Skenderaj. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka falënderuar asamblistin Bajraktari, për ndihmën që …

Më shumë...

Abdixhiku: Bllokimi i operatorëve ekonomik nga Serbia, veprim çnjerëzor

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas bllokimit të operatorëve ekonomik të Kosovës nga ana e Serbisë. Abdixhiku këtë veprim të autoriteteve serbe e quan çnjerëzor dhe shkelje të marrëveshjes për ta luftuar pandeminë e COVID-19. “Është një veprim i paprecedentë që gjatë pandemisë, autoritetet …

Më shumë...

Ndërmarrja komunale “Higjiena”, ka bërë pastrimin e mbeturinave në oborrin e QKMF-së në Deçan

Sot ndërmarrja komunale “Higjiena”, ka bërë pastrimin e mbeturinave në oborrin e QKMF-së në Deçan! Në ditët në vazhdim do të pastrojnë gjithë territorin e komunës nga mbeturinat dhe deponitë ilegale. Na duhet ndihma e juaj qytetarë të dashur, që së bashku të kujdesemi për ambientin! Mirënjohës ndërmarrjes komunale “Higjiena” …

Më shumë...

Ministri Mustafa pranë kultivuesve në kohë pandemie

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë ditës së sotme ka vizituar prodhuesit dhe përpunuesit e mishit si dhe ka monitoruar nga afër mbjelljet pranverore në këtë komunë. “Do të vazhdoj të jem sa më afër jush, …

Më shumë...

Haliti dhe Sveçla bisedojnë për tejkalimin e situatës

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim u.d. të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla. Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve për ta tejkaluar sa më lehtë situatën me COVID-19. Megjithatë Kryetari Haliti e njoftoj …

Më shumë...

QKMF-ja e Vitisë u bë me tunel dezinfektues, falë donacionit nga kompania “Ekologjia”

Komuna e Vitisë, nuk po është e vetëm në luftën kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19, ajo po ndihmohet edhe nga njerëz të vullnetit të mirë. Kompania “Ekologjia” i ka dhuruar sot një tunel dezinfektues QKMF-së në Viti. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor …

Më shumë...

Haliti: Fermerët të mbështeten-punët e bujqësisë nuk presin

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, me të cilin kanë biseduar lidhur me gjendjen e përgjithshme të krijuar nga pandemia e gripit si dhe rreth masave dhe veprimeve në fushën e bujqësisë. Kryetari Haliti …

Më shumë...

Vazhdon asfaltimi i rrugëve në fshatrat e komunës së Deçanit

Edhe pse jemi në gjendje të jashtëzakonshme punët në Komunën e Deçanit nuk janë ndalur. Janë asfaltuar rrugët në fshatin Dubovikë! Mirënjohës dhe falënderues të gjithë banorëve të fshatit Dubovikë për bashkëpunimin. Falënderues Kompanisë Lika-Trade Sh.P.K dhe ekipit mbikëqyrës komunal.

Më shumë...

Komunën e Rahovecit ka filluar eliminimin e deponive të mbetjeve inerte

Drejtoria e Shërbimeve Publike në komunën e Rahovecit, me angazhimin vullnetar të kompanisë “MENDI-P”, ka filluar eliminimin e deponisë të mbetjeve inerte, po ashtu, edhe heqjen e deponisë ilegale të mbeturinave përgjatë rrugës në fshatin Drenoc, për të vazhduar ditëve në vazhdim edhe në pjesë tjera, që të kemi një …

Më shumë...