Institucionet

E enjtja e dyerve të hapura për qytetarët e Rahovecit

Mundësia për ta takuar kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifin çdo të enjte është një shans i mirë që qytetarët të adresojnë pyetje, shqetësime ose propozime drejtuar ekzekutivit. Kjo ndihmon në ndërtimin e një marrëdhënie të mirëfilltë dhe të hapur në mes qytetarëve dhe udhëheqësisë komunale.

Më shumë...

Ka përfunduar rregullimi me kubëza i 21 segmenteve rrugore në komunën e Rahovecit

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës publike, kanë përfunduar rregullimi me kubëza i 21 segmenteve rrugore në komunën e Rahovecit. Gjatësia në total e këtyre rrugëve është: 1780 metra.  Po ashtu, në rrugën “Tafil Zyberaj”, ka përfunduar edhe trotuari ne gjatësi prej 910 metrash.

Më shumë...

Ka filluar projekti për ndërtimin e kanalit kryesor të ujitjes dhe disa akseve tjera në fshatin Llukë e Epërme

Ka filluar sot projekti për ndërtimin e kanalit kryesor të ujitjes dhe disa akseve tjera në fshatin Llukë e Epërme në komunën e Deçanit. Kryetari Ramosaj ka ndjekur nga afër fillimin e këtyre punimeve dhe ka shtuar se tani fermerët e kësaj ane do ta kenë më të lehtë ujitjen …

Më shumë...

Njoftim për qytetarët e komunës së Deçanit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka nisur përgatitjet për të realizuar Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave dhe në kuadër të përgatitjeve kanë filluar me fushatën për informimin e opinionit publik rreth rëndësisë dhe përfitimeve nga ky proces i rëndësishëm me karakter kombëtar. Pjesë e rëndësishme e fushatës për …

Më shumë...

Kryetari Haliti uron popullin amerikan me rastin e Ditës së Falënderimeve amerikane

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti ka uruar popullin amerikan me rastin e Ditës së Falënderimeve amerikane. Ai ka shkruar: Me rastin e Ditës së Falënderimeve amerikane, kam kënaqësinë e veçantë, që në emër të institucioneve komunale të Vitisë dhe qytetarëve të kësaj komune, të shprehim urimet më …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka pritur në zyrën e tij Fahri Fazliun e ri

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij Fahri Fazliun e ri, djalin e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Fadil Fazliu dhe nipin e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Me HEROIN BAHRI FAZLIU kryetari Latifi ishte bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar. Respekt për …

Më shumë...

Gjimnazi i vjetër në Ferizaj shndërrohet në shkollë arti

Shkolla e parë shqipe në komunën e Ferizajt “Ismail Qemali”- ish Gjimnazi i vjetër, pas restaurimit nga MKRS me vendimin e Komunës, do të mbetet në destinimin e saj fillestar, pra institucion shkollor duke nisur procedurat për ta kaluar shkollën e arteve në Ferizaj në këtë objekt dakordim ky që …

Më shumë...

Rregullimi i fushës sportive në Gaçkë të Ferizaj në përfundim e sipër

Komuna e Ferizajt po vazhdon me investime nëpër fshatra për tua lehtësuar sa dopak jetën e qytetarëve të sajë, një ndër të është edhe rregullimi i fushës sportive në Gaçkë të Ferizaj, e cila është në përfundim e sipër. Pas Fushës Sportive do të fillojnë punët edhe me rregullimin e …

Më shumë...

Mbahet Konsultim Publik për Projektplanin Lokal të veprimit për Biodiversitetin në Komunën e Rahovecit 2023-2027

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, u mbajt konsultimi publik me qytetarë për të diskutuar Planin Lokal të Veprimit për Biodiversitet 2023-2027, të organizuar nga Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit. Në këtë konsultim kanë marrë pjesë, Drejtori i Drejtorisë për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, …

Më shumë...

Në Rahovec Mbahet Konsultim Publik për Projektplanin Lokal të veprimit për cilësi të ajrit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit, u mbajt konsultimi publik me qytetarë për të diskutuar Planin Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit 2023-2027, të organizuar nga Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit. Në këtë konsultim kanë marrë pjesë, Drejtori i Drejtorisë për Planifikim, Urbanizëm …

Më shumë...

Smajl Latifi: 28 NËNTORI, data simbol që sot, nesër dhe gjithmonë na bënë krenarë si shqiptarë

Pjesëmarrës në pritjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës e me ftesën e ambasadorit Shst. Petrit Malaj, për nder të festës sonë kombëtare të 28 NËNTORIT. Festë kjo frymëzuese për breza e breza ndër shekuj, që nga 28 NËNTORI 1443, ku Gjergj Kastrioti – Skenderbeu ngriti …

Më shumë...

U asfaltua rruga kah FSK-ja në komunën e Ferizajt

U asfaltua rruga kah FSK-ja në komunën e Ferizajt, me rëndësi të jashtëzakonshme për komunikimin mes zonës urbane dhe asaj rurale, duke shumëfishuar mundësitë për zhvillim të gjithë zonës të pasur me vlera të natyrës e padyshim, duke u fokusuar në shërbim të FSK-së në planet e tyre.

Më shumë...

Familja Geci nga Llausha bëhen me shtëpi të re

Moment gëzimi për Mentor Gecin dhe familjen e tij nga Llausha e komunës së Skenderajt, që u bënë me shtëpi të re, për të vazhduar jetën të lumtur pa brengën e së djeshmes se nuk kanë kulm mbi kokë. Falënderimet shkojnë për Islamic Relief Kosova, për mundësinë që brenda mureve …

Më shumë...

U mbajt konsultimi publik për projekt planin e punës së kryetarit dhe ekzekutivit të komunës së Rahovecit për vitin 2024

Sot, me fillim në orën 10:00, u mbajt konsultimi publik për Projekt Planin e punës së Kryetarit dhe ekzekutivit të komunës së Rahovecit për vitin 2024. Shefi i Kabinetit, Ali Morina prezantoi në pika të shkurtra Projekt Planin, synimet dhe prioritet kryesore të vitit 2024 ku ndër të tjera tha …

Më shumë...

Njoftim për të gjithë  qytetarët e komunës së Malishevës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka nisur përgatitjet për të realizuar Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe të Banesave dhe në kuadër të përgatitjeve kanë filluar me fushatën për informimin e opinionit publik rreth rëndësisë dhe përfitimeve nga ky proces i rëndësishëm me karakter kombëtar. Pjesë e rëndësishme e …

Më shumë...