Lajmet

Besnik Tahiri: Të lejohet tërheqja e parave nga Trusti dhe të rishikohet projektligji për pagën minimale

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri kërkon që të ndryshohet rregullorja e Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se qeveria duhet të reflektoj seriozisht në këtë drejtim. Tërheqja e një përqindjeje të mjeteve nga Trusti nuk është çështje dëshire por domosdoshmëri e qytetarëve.“AAK kërkon nga shumica parlamentare që të reflektojnë seriozisht në tërheqjen …

Më shumë...

Suedia dhe Finlanda sot do të marrin pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s, në Berlin

Suedia dhe Finlanda sot do të marrin pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s, në Berlin

Suedia dhe Finlanda sot do të marrin pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin. Pavarësisht se nuk janë anëtarë të aleancës ushtarake perëndimore, të dy vendet pritet të aplikojnë për anëtarësim në përgjigje të pushtimit të Ukrainës dhe kështu janë ftuar të marrin pjesë …

Më shumë...

23 vjet më parë, forcat kriminale serbe kanë masakruar shqiptarë në fshatrat: Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan të Pejës

21 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës, ku forcat serbe vranë dhe dogjën mizorisht 44 shqiptarë

23 vjet më parë, më 14 maj  të vitit 1999 forcat kriminale policore dhe ushtarake të Serbisë së Milosheviqit në fshatrat Qyshk, Zahaq Llabjan e Pavlan të Pejës kanë ekzekutuar dhe më pas i kanë masakruar mizorisht 44 shqiptarë nga radhët e popullatës civile, në mesin e tyre edhe babanë …

Më shumë...

Forcat policore izraelite kanë rrahur pjesëmarrësit në varrimin e gazetares Shirin Abu Akla, të cilën e kishin vrarë

Forcat policore izraelite kanë rrahur pjesëmarrësit në varrimin e gazetares Shirin Abu Akla, të cilën e kishin vrarë

Varrimi i gazetares palestineze Shirin Abu Akla, e cila tri ditë më parë ishte vrarë nga forca izraelite në Bregun Perëndimor, në kohën kur po raportonte për dhunën e policisë izraelite kundër palestinezëve,  ka shkaktuar një valë zemërimi në tërë Palestinën. Gjatë funeralit të gazetares, ka pasur trazira, pasi policia …

Më shumë...

Faton Klinaku, ka paralajmëruar protestë të veteranëve nëse ata nuk përfshihen në ligjin për pagën minimale

Faton Klinaku

Veteranët që po më shkruajnë e po kërkojnë protesta, iu them që të rrinë gati kurdo që ne i thërrasim për protestë ka deklaruar Faton Klinaku. Ai tha se  sa i përket ndryshimit të ligjit që po përpiqet ta bëjë ky koalicion i papërgjegjshëm qeveritar, me anë të të cilit …

Më shumë...

Gjermania e Britania e Madhe kanë përkrahur Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por jo edhe Franca

Manuel Sarrazin

Përderisa Gjermani dhe Britania e Madhe kanë përkrahur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës Franca nuk ka dhënë për të kuptuar se do ta mbështesë këtë nismë, edhe pse ambasadorja franceze në Prishtinë, ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe ka të drejtë të anëtarësohet në Këshillin e …

Më shumë...

Miroslav Lajçak: Nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat në Bruksel, mes delegacionit të Kosovës e Serbisë

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat në Bruksel, në takimin ndërmjet kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia. Ai ka thënë se ka progres në fushat e tjera, duke …

Më shumë...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar që të ketë marrëveshje për targat

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar që të ketë marrëveshje për targat, e cila nuk u arrit as në takimin  mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi, dhe atij serb, Petar Petkoviq, në Bruksel. Kurti është i bindur se pala kosovare ka qenë konstruktive, derisa …

Më shumë...

Ambasada e Francës në Prishtinë: I takon Kosovës vendimi për aplikim në Këshillin e Evropës, si e drejtë e një shteti sovran

Ambasada e Francës në Prishtinë: I takon Kosovës vendimi për aplikim në Këshillin e Evropës, si e drejtë e një shteti sovran

Ambasada e Francës në Prishtinë ka thënë se i takon Kosovës vendimi për aplikim në Këshillin e Evropës, sepse kjo është e drejtë e një shteti sovran. Ky qëndrim i ambasadës franceze në Prishtinë është krejtësisht i kundërt me atë në Beograd, që e ka kundërshtuar këtë proces. Në një …

Më shumë...

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Forcave Tokësore të Shqipërisë Gjeneral-brigade Arben Kingjin

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Forcave Tokësore të Shqipërisë Gjeneral-brigade Arben Kingjin

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim Komandantin e Forcave Tokësore të Republikës së Shqipërisë Gjeneral brigade Arben Kingjin. Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka  falënderuar  Gjeneral Kingjin për vizitën dhe njëkohësisht i ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e tij për ngritjen e bashkëpunimit midis dy …

Më shumë...

Ministri i Malit të Zi, Marash Dukaj tha se Ballkanin e Hapur nuk është e suksesshëm nëse nuk përfshihen të gjitha shtetet

Ministri i Malit të Zi, Marash Dukaj tha se Ballkanin e Hapur nuk është e suksesshëm nëse nuk përfshihen të gjitha shtetet

Ministri i Administratës Publike në Malin e Zi, Marash Dukaj tha se nisma për Ballkanin e Hapur nuk është e suksesshme nëse në të nuk përfshihen të gjitha shtetet. Dukaj sugjeron që tre kryeministrat shqiptarë, Edi Rama, Albin Kurti dhe Dritan Abazviç të ulen dhe të diskutojnë. “Mendoj se Ballkani …

Më shumë...

Berisha i bën thirrje qeverisë amerikane dhe kryetarit Biden mos të ndërhyjnë në punë të brendshme të PD-së

Sali Berisha

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, deklaroi se do të ishte fatkeqësi nëse SHBA nuk do të kishte marrëdhënie normale me opozitën, nëse Berisha do të ishte kryetari i PD-së. Ky konstatim i ambasadores  Yuri Kim mjaftoi që të vinte reagimi nga personi non grata, Salih Berisha. Ai tha se …

Më shumë...

Në 41-vjetorin e rënies, komuna e Skënderajt ka përkujtuar heronjtë e vitit 1981, Tahir Meha dhe Nebih Meha

Në 41-vjetorin e rënies, komuna e Skënderajt ka përkujtuar heronjtë e vitit 1981, Tahir Meha dhe Nebih Meha

Në 41-vjetorin e rënies, komuna e Skënderajt ka  përkujtuar  heronjtë e vitit 1981,  Tahir Meha dhe Nebih Meha. Në nderim të 41-vjetorit të rënies së heronjve Tahir e Nebih Meha, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, bashkëluftëtarë, asamblistë, drejtorë komunalë, familjarë e qytetarë të shumtë kanë …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Në rast se Qeveria e Kosovës nuk i përfill kërkesat e veteranëve do të këtë protesta masive të tyre

Besnik Tahiri

Në seancën e Kuvendit të Kosovës është diskutuar për ngritjen e pagës minimale në vend. Mirëpo, për këtë projektligj nuk janë duke u pajtuar deputetët e partive opozitare; PDK, LDK dhe AAK. Lidhur me këtë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në rast se Qeveria …

Më shumë...

Rexhep Tajip Erdogan: Turqia nuk e përkrah anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Turqia

Kryetari turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka bërë me dije se vendi i tij nuk e përkrah anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ai ka thënë se Turqia mund ta përdorë statusin e saj si anëtare e aleancës ushtarake perëndimore për të vënë veto kundër pranimit të të dyja vendeve. …

Më shumë...

Fatmir Humolli është i vetmi deputet i Vetëvendosjes, që nuk pajtohet me projektligjin i cili nuk ua rritë pagat veteranëve

Fatmir Humolli

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar Projektligji për pagën minimale, ku është propozuar që paga minimale të rritet në vlerë prej 250 euro. Megjithatë, ky projektligj ka lënë jashtë rritjes së pagës minimale, veteranët e UÇK-së, të cilit sot marrin pension në vlerë prej 170 euro. Rreth këtij …

Më shumë...