leoni

Lajmet

132 mijë e 901 qytetarë janë vaksinuar me dozën parë të vaksinës dhe 17 mijë e 476 me dozën e dytë

Kërkohet lehtësimi i masave për qytetarët që duan të vaksinohen kundër virusit korona

Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar vetëm 132 mijë e 901 qytetarë me dozën parë të vaksinës dhe 17 mijë e 476 me dozën e dytë. Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë fushata intensive e vaksinimit masiv dhe synon që brenda muajit të vaksinohet …

Më shumë...

Rizvanolli: Vaksinimi do të ndikojë në rimëkëmbjen ekonomike

Artane Rizvanolli

Duke folur për dobitë që do të sjell vaksinimi masiv i popullatës, ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli ka shfaqur bindjen e saj se vaksinimi do të ndikojë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ajo ka thënë se ardhja e vaksinave dhe fillimi i vaksinimit në masë …

Më shumë...

Gjeneral, Rrahman Rama: FSK-ja është e gatshme për të kontribuar për paqe e stabilitet në rajon e më gjerë

Ministria e Mbrojtjes njofton se komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama ka marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane që u mbajt në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane për Evropës dhe Afrikë në Wiesbaden të Gjermanisë. Gjatë fjalës para të pranishmëve ai i ka njoftuar …

Më shumë...

Kurti: Të dënohen personat nga forcat e policisë së Serbisë që kanë shkaktuar dhunë seksuale në Kosovë

Albin Kurti

Në “Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt” kryeministri, Albin Kurti ka kërkuar që të dënohen personat nga forcat e policisë së Serbisë që kanë shkaktuar dhunë seksuale në Kosovë. “Ne e rikujtojmë se deri tani askush nuk është dënuar për dhunimin e mijëra grave dhe burrave në …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Marrëveshja e Washingtonit nuk është lojë, komunikimi me aleatët nuk bëhet në rrjetet sociale

Vlora Çitaku: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk kanë nevojë për leksione të Besnik Bislimit

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku tha sot se Marrëveshja e Washingtonit nuk është lojë dhe se komunikimi me aleatët, e posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk bëhet përmes deklaratave e postimeve në rrjetet sociale. Çitaku në një postim në rrjetin social shkruan më …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Çdo marrëveshje ndërkombëtare e arritur me Shtetet e Bashkuara është e obligueshme

Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se çdo marrëveshje ndërkombëtare e arritur me Amerikën është e obligueshme. Abdixhiku, duke komentuar deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu se marrëveshja në Washington nuk ka vlerë juridike, ka qenë i shkurtë duke thënë se “kaq di i shkret, s’di …

Më shumë...

Vetëvendosje do që t’i bindë ndërkombëtarët se Këshilli nacional i pakicave është alternativë e Asociacionit

Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje po synon që t’i bindë aleatët ndërkombëtarë se Këshilli nacional i pakicave është alternativë e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Në partinë që qeverisin me vendin, thonë se ideja e tillë është ekuivalente me pakicat në vendet e rajonit dhe nuk e rrezikon funksionimin e brendshëm të …

Më shumë...

KQZ merr vendim për kufizimin e shpenzimeve për partitë politike në fushatën e zgjedhjeve lokale

KQZ merr vendim për kufizimin e shpenzimeve për partitë politike në fushatën e zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për kufizimin e shpenzimeve për subjektet politike për fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor. Sipas vendimit të KQZ-së, kufizimi i sipërm i shpenzimeve është në shumën 950 mijë e 633 euro e 40 cent. Vendimi i KQZ-së, mbështet në …

Më shumë...

Sejdi Hoxha: Qeveria Kurti mos t’i bllokojë investimet në Drenicë vetëm pse ky rajon ka tjetër bindje politike

Sejdi Hoxha: Qeveria Kurti mos t'i bllokojë investimet në Drenicë vetëm pse ky rajon ka tjetër bindje politike

Ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti dhe ministrit Liburn Aliu që të mos e bllokojnë me investime zonën e Drenicës, vetëm pse mendon ndryshe politikisht nga ta. Këtë thirrje ai e ka bërë pasi që qeveria e Kosovës nuk po i nis punimet në zgjerimin …

Më shumë...

Sipas Odës së Infermierëve dhe Mamive zvogëlimi i numrit të infermierëve nga Ministria e Shëndetësisë është lajm i keq

Sipas Odës së Infermierëve dhe Mamive zvogëlimi i numrit të infermierëve është lajm i keq

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të shqyrtojë vendimin për ndërprerjen e kontratës për mbi 300 infermierë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë që ishin punësuar me ndihmën e Bankës Botërore. Përmes një komunikate për medie, ata thonë se zvogëlimi …

Më shumë...

Procesi gjyqësor ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës në Gjykatën Speciale të Hagës fillon me 15 shtator

Salih Mustafa

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se më 15 shtator të vitit 2021 do të rifillojë procesi i gjykimit ndaj Salih Mustafës. “Më 18 qershor 2021, trupi gjykues vendosi që procesi gjyqësor në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës, të fillojë të mërkurën, më 15 shtator 2021. Prokurori i …

Më shumë...

Edhe këtë vit, Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë organizojnë patrullimeve të përbashkëta gjatë verës

Edhe këtë vit, Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë organizojnë patrullimeve të përbashkëta gjatë verës

Edhe këtë vit, Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për organizimin e patrullimeve të përbashkëta gjatë sezonës së verës në zona turistike. Në ceremoninë e sotme, u kërkua që kjo marrëveshje të përfshijë edhe patrullimet e forcave të rendit të Shqipërisë në qytete të Kosovës, …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkon nga kryeministri Kurti që ta ndalë mashtrimin me dialogun

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkon nga kryeministri Kurti që ta ndalë mashtrimin me dialogun

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ai përmes një postimi ka thënë se Kurti duhet ta ndalë mashtrimin me dialogun, dhe ia ka parashtruar tri pyetje për këtë proces. “Tri pyetje kërkojnë përgjigjie nga ju e që kanë të bëjnë me …

Më shumë...

Ndihmës Sekretari i amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker e viziton Tiranë

Ndihmës Sekretari i amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker e viziton Tiranë

Ndihmës Sekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, do të vizitojë Tiranën më 30 qershor, pas vizitës në Milano në 20-22 qershor. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të …

Më shumë...

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka emëruar z. A. Guterres, për një mandat të dytë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm

Antonio Guterres

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka emëruar të premten, zotriun  Antonio Guterres për një mandat të dytë  në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, duke ia mundësuar atij që për pesë vjetët e ardhshëm të drejtojë organizatën me 193 anëtarë të vendeve të botës. Më herët gjatë këtij muaji, …

Më shumë...

Imran Khan: Pakistani dhe Kosova ndajnë me njëra-tjetrën lidhje historike dhe vëllazërore

Imran Khan: Pakistani dhe Kosova ndajnë me njëra-tjetrën lidhje historike dhe vëllazërore

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka deklaruar për mediet  se vendi i tij dhe Kosova ndajnë me njëra-tjetrën lidhje historike dhe vëllazërore që i tejkalojnë kufijtë gjeografikë. Këtë deklaratë ai e ka bërë në një letër që ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka uruar …

Më shumë...