Në shtator nis projekti teatral ”Kryetarët mbështesin të rinjtë”

Kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, ka pritur në takim Marigona Bekteshi -Ferati, dhe Mirsad Feratin, regjisor dhe aktorë më të cilët bashkë kanë diskutuar mundësin e fillimit të një projekti teatral për të rinjë me moton ”Kryetarët mbështesin të rinjtë”

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më sukseset e arritura nga Mitrix Culture, e cila është kompani kulturore-artistike e themeluar në Mitrovice dhe ka veprimtari ne gjithë territorin e Kosovës. Kjo kompani ka prodhuar shfaqjen teatrale ”Pendimi”, shfaqje kjo e cila ka udhëtuar në festivalin ndërkombëtar për te rinjë ”Youth on Stage”në Belgjike.

Kjo shfaqje gjithashtu ka marrë pjesë edhe në festivale tjera ndërkombëtare si në  Kanada, Ugandë, Indi, Belgjikë…

Ndërsa projekti në fjalë ka për qellim “Forum Teatër” dhe krijimin e shfaqjeve teatrale nga të rinjtë e Kosovës dhe me pas këto shfaqje do te prezantohen ne festivalin e te rinjve ”Të Rinjtë në Teatër”

Shfaqja e cila do te krijohet nga të rinjtë e komunës se Deçanit së bashku me regjisoren e shfaqjes do te prezantoj qytetin e Deçanit edhe në festivalin e teatrove për të rinj.

Ky projekt do të mbështetet nga zyra e kryetarit dhe pritet të nis në shtatorë të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …