Ahmet Qeriqi

KFOR-i dënon sulmin në kanalin Ibër-Lepenc, kërkon drejtësi dhe rikonfirmon përkushtim ndaj stabilitetit

Misioni i KFOR-it, ka lëshuar një komunikatë lidhur me sulmin e rëndë të së premtes në kanalin Ibër-Lepenc, në veri të Kosovës. Në deklaratë dënohet fuqishëm sulmi, i cili ka ndikuar seriozisht furnizimin me ujë dhe energji elektrike në atë zonë. KFOR dënon fuqishëm këtë sulm dhe thekson rëndësinë e …

Më shumë...

Euro-deputetët kërkojnë hetim ndërkombëtar, për sulmin terrorist, në Varagë

Udhëheqës të Komunës së Zubin-Potokut kanë kërcënuar me vendosje të barrikadave

Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka zhvilluar një debat mbi sulmin terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Euro-deputetët kanë shprehur shqetësime mbi ndikimin destabilizues të këtyre sulmeve në Kosovë dhe kanë kërkuar një hetim të pavarur ndërkombëtar për të zbardhur rastin. David Mek …

Më shumë...

Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas

Albin Kurti nuk e priti në takim Edi Ramën, por shprehet i gatishëm për takim me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Takimet e ndara në Bruksel nuk do të zhvillohen në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, proces …

Më shumë...

Daniel Serwer: Sulmi në Ibër-Lepenc, akt i tmerrshëm që kërkon hetim të mirëfilltë

Serwer

Njohësi amerikan i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer, e cilësoi sulmin terrorist në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc si shqetësues dhe  me pasoja potenciale të mëdha për cilësinë e jetës së qytetarëve të Kosovës. Serwer e quajti këtë incident një akt të rëndë, por theksoi nevojën për fakte konkrete para …

Më shumë...

Ejup Maqedonci: FSK-ja mund të operojë në veri në koordinim me KFOR-in

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka mandat të operojë në të gjithë territorin e vendit, përfshirë veriun, por çdo veprim duhet të jetë i koordinuar me KFOR-in. Maqedonci sqaroi se pas çdo incidenti në veri, përfshirë atë të fundit në …

Më shumë...

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë sikur thua ti, ministre Janevska!

Deklaratat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, janë fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe një tentativë për të shuar kujtesën dhe sakrificat historike të popullit shqiptar. Të thuash se UÇK “nuk përfaqëson asgjë për këtë shtet” është një akt i papranueshëm, që tregon mungesë respekti ndaj …

Më shumë...

Heroizmi i zjarrfikësve në KEK, mungesa e kushteve të përshtatshme dhe nevoja për mbështetje

Mbrëmjen e së premtes, mbi 30 zjarrfikës punuan pa ndërprerje deri në orët e mëngjesit për të shpëtuar prodhimin e energjisë elektrike në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Falë angazhimit të tyre, Kosova nuk pësoi reduktime pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Komandanti i zjarrfikësve për …

Më shumë...

Përplasjet në Kuvendin e Kosovës, debate të ashpra mes deputetëve Basha dhe Haxhiu

Një debat i ashpër shpërtheu në Kuvendin e Kosovës midis deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës PDK, Bekim Haxhiu. Përplasja u ndez gjatë diskutimeve për situatën në veri të Kosovës. Basha deklaroi se “Qeveria e ka çliruar veriun e Kosovës” dhe se pa …

Më shumë...

Daut Haradinaj: Çdo mbështetje ka rëndësi, sepse çdo zë llogaritet

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në proceset demokratike. Duke u adresuar qytetarëve, ai ka theksuar rëndësinë e vendimeve të tyre në përcaktimin e të ardhmes së Kosovës. Ju keni mundësinë të bëni një zgjedhje që do të ndikojë në të …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Albin Kurti përgjegjës për vonesën e liberalizimit të vizave

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qëndrimin e tij kundër liberalizimit të vizave, duke e akuzuar atë për përgjegjësinë që ka për vonesën e procesit për katër vjet. Lëvizja Vetëvendosje, gjatë periudhës kur ishte në opozitë, ishte kundër Demarkacionit me Malin e Zi dhe ka …

Më shumë...

Grupi i veprimtarëve shqiptarë kërkon veprime të koordinuara për sfidat politike e ekonomike në rajon

Një grup i veprimtarëve të pavarur dhe apartiakë nga trojet shqiptare dhe diaspora kanë dërguar një letër të hapur udhëheqësve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, duke kërkuar veprime të koordinuara për t’u përgjigjur sfidave të reja politike dhe ekonomike që po e prekin rajonin. …

Më shumë...

Altin Dumani: SPAK ka sekuestruar 150 milionë euro dhe ka zbuluar lidhje mes zyrtarëve dhe krimit të organizuar

Ambasada amerikane në Tiranë përgëzon Altin Dumanin për zgjedhjen në postin e Kryeprokurorit të ardhshëm të SPAK-ut.

Në seminarin e organizuar nga Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Kuvendin e Shqipërisë, drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi se institucioni ka arritur progres të ndjeshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas tij, SPAK ka ndjekur një numër të madh çështjesh …

Më shumë...

Adnan Asllani: “Dokumentari” “Rruga e çlirimit” në shërbim të shtrembërimit të së vërtetës

Adnan Asllani: “Dokumentari” “Rruga e çlirimit” në shërbim të shtrembërimit të së vërtetës

Më 28 nëntor 2024, në Radio Televizionin e Kosovës, u transmetua “dokumentari” “Rruga e çlirimit” në kuadër të emisionit “Gjurmët”, i cili synonte të gjurmojë themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sa i përket kritereve gazetareske, ky “dokumentar” lë shumë për të dëshiruar: “Dokumentari” nuk bën publik emrin e autorit, …

Më shumë...

Flet Presidenti i Shtëpisë Botuese, “Westprint”, Eduard Vathi: Rinia është më shumë  e lidhur me tabletin, internetin, celularin se sa me librin

  Flet Presidenti i Shtëpisë Botuese, “Westprint”, Eduard Vathi: Rinia është më shumë  e lidhur me tabletin, internetin, celularin se sa me librin -Shteti duhet të përkrah dhe të stimoljë autorët vendas sidomos ata të rinj -Kemi autorë shumë të mirë por i mbyt reklama e autorëve të huaj, në …

Më shumë...

RKL: ‘Studimi’ i së ashtuquajturës ‘Akademi e Studimeve Shqiptare’ në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, deformon historinë e LANC-it

Historianë dhe studiues gjysmakë,  me prejardhje balliste e profashiste,  në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi italo-gjerman,  hedhin hapin e parë të, sikur thonë ata, çeljes së dialogut dhe rishikimit të një periudhe të rëndësishme  të popullit shqiptar. Edhe pse të dhënat zyrtare të dëshmorëve të rënë në Luftën …

Më shumë...

Ben Andoni; Përpjekja e turpshme për të mbuluar kolaboracionizmin me pushtuesit, që çuditërisht tek ne konsiderohet si vlerë

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Është një fakt, që kush po i jeton këto kohë e kupton fare mirë dhe qartë: pasi lidhet me anti-fashizmin. Një pjesë e së ashtuquajturës së Djathtë në vend dhe që dukshëm kanë mentalitetin e të Majtës së dikurshme e hedhin poshtë a priori. Përpjekja e turpshme për të mbuluar …

Më shumë...