Natal Bullakaj, avokati i luftëtarit të lirisë, Remzi Shalës, ka thënë se ai është arrestuar në shtëpinë e tij, pasi që ka pasur urdhër arrest, ndërkohë që është caktuar paraburgim prej 30 ditësh. Remzi Shala, ish ushtar i UÇK-së i njohur si komandant ‘Molla e Kuqe” ishte arratisur nga Kosova …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
Mbi një qind të lindur në komunën e Deçanit kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, brenda vitit 2018
Mbi një qind qytetarë të lindur në Komunën e Deçanit kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, vetëm brenda vitit 2018, bëjnë të ditur zyrtarë të Administratës Komunale. Shefja e Gjendjes Civile në Komunën e Deçanit, Hate Shehu, ka thënë se është shqetësuese heqja dorë e mërgimtarëve deçanas nga shtetësia …
Më shumë...Kërkohet statusi special për Sanxhakun me Kushtetutë, parlament, guvernator dhe gjyqësor
Këshilli Kombëtar Boshnjak si organ më i lartë i boshnjakëve në Serbi, përkatësisht në Sanxhak, me seli në Novi Pazar njoftoi iniciativën me të cilën kërkohet status i veçantë për rajonin e Sanxhakut i cili shtrihet në Serbi dhe Mal të Zi, i cili do të nënkuptonte të ketë kushtetutën …
Më shumë...Sherif Krasniqi: Mbollët erë korrni furtunë! (Letër e hapur Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit)
Të nderuar zotërinj, Këtyre ditëve, kur mbi ju janë sulur shumë hiena që po i duan kokat tuaja, më e pakta që mund të prisni nga unë është kjo “akuzë” publike që sot do t’ua bëjë. Më vije keq që po ju drejtohem kështu me këtë letër të hapur, për …
Më shumë...Anakronizmat dhe testamenti i Shqiptarisë
Anakronizmi laraman-shqiptar Urrejnë islamin si fe agresive, por mbajnë emra myslimanësh. Urrejnë mjekrat e myslimanëve por jo mjekrat e priftërinjve serbë e ortodoksë. Urrejnë femrat e mbuluara me shami, por jo shamitë e murgeshave. Urrejnë xhamitë, shprehin simpati për kishat ortodokse serbe, ku ndër shekuj janë bekuar masakruesit e …
Më shumë...Ylli Meçe: Amaneti i Motrës
(Kushtuar dëshmores, Antigona Fazliu, luftëtare e lavdishme e UÇK-së, bijë e denjë e krahinës Dardane të Shqipërisë) Në rënça në luftën për liri ti ore vëllai im Kokën vendosma nga drita mbi një gur! E di ..në kaloftë një shqiponjë diku aty në fluturim Nga flatrat e saj …
Më shumë...Isuf Dragaçina: 33 vjet nga lirimi prej burgut, 20 vjet pas çlirimit të Kosovës dhe ende pa asnjë punë, kjo ndodh vetëm në Kosovë
Në një bisedë në studion e TV-Diellit, i burgosuri politik i viteve 80-të, Isuf Mustafë Dragaçina nga fshati Bujan i komunës së Lypjanit, ka folur për kohën kur ishte arrestuar për herë të parë, gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak, në Lubjanë të Sllovenisë dhe ishte dënuar me burg, së bashku …
Më shumë...Bilall Sherifi: Krimet serbe kundër shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, duhet të zbardhen nga institucionet tona
Krimet serbe kundër shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, duhet të zbardhen nga institucionet vendëse, thotë shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i cili shton se Kosova ka mjaft fakte dhe argumente për të zbardhur krimet serbe në Kosovë. Sherifi konstaton se opozita nuk kanë vota …
Më shumë...AAK-ja ndodhet në vendin më të keq në transparencën financiare, krahasuar me partitë e tjera shqiptare
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në vendin më të keq në transparencën financiare, krahasuar me partitë e tjera shqiptare. Ky vlerësim është përfshirë në Raportin e Auditimit që u është bërë raporteve dhe deklarimeve financiare të partive politike gjatë dy palë zgjedhjeve të vitit 2017. Bazuar në Raport, dy …
Më shumë...Afera “fajdet” përfshin edhe përmendjen e emrit të nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti
Afera fajdet” përfshin edhe përmendjen e një emri tjetër të politikës nga të dyshuarit në këtë rast: nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Edhe pse nga bisedat në videon theksohet se “Xhavit Haliti nuk ua kryer punën, por Kadri Veseli”, emri i Halitit përmendet disa herë. Protagonisti në “Aferën …
Më shumë...Beogradi nuk do të iniciojë arbitrazhin kundër Kosovës, por do të kundërpërgjigjet me masa kundër taksës
Serbia nuk do të iniciojë arbitrazhin kundër Kosovës për shkak të taksës për mallrat nga Serbia qendrore, por u vendos aplikimi i kundërmasave, të cilat janë aktualisht duke u rishqyrtuar, shkruan “Novosti”. Nga arbitrazhi është hequr dorë, për shkak se, UNMIK-u, i cili në emër të Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen …
Më shumë...U mbushën 18 vjet nga rënia heroike e dëshmorit, Fadil Nimani, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare
Sot bëhen 18 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Fadil Nimani, i njohur si Komandant Tigri. Fadil Nimani ishte nga fshati Gërgoc i Gjakovës. Ai iu bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret shqiptare në Maqedoni. Më …
Më shumë...Sot bëhen 20 vite kur forcat serbe hynë në fshatin Lybeniq të Pejës dhe masakruan popullatën civile
Sot bëhen 20 vite kur më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në fshatin Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë edhe burrat e tjerë të fshatit Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pa pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 …
Më shumë...Sot do të mbahet protesta e gjashtë e madhe e opozitës në Shqipëri e cila ka për qëllim rrëzimin me dhunë të Qeverisë
Sot do të mbahet protesta e opozitës. Në gatishmëri për protestën janë vënë rreth 1500 efektivë policie, gjithashtu edhe policë civilë. Opozita ka kërkuar rreth 5 orë leje për të protestuar, nga ora 19:00-23:59. Ajo kërkon largimin e qeverisë Rama nga pushteti dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Ndërsa Kryeministri …
Më shumë...Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi thotë se Sali Berisha tërë jetën ka vepruar për ta përçarë kombin dhe Shqipërinë
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar se Sali Berisha terë jetën ka punuar për ta përçarë kombin shqiptar dhe Shqipërinë. Ai gjithmonë thirret në emër të veriut të Shqipërisë, edhe pse tri dekada, me politikën e tij, veriun e la në gjendje të mjerueshme dhe në izolim. Me keqardhje …
Më shumë...Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigji Soreca: Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe po ecën para
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigji Soreca deklaroi sot se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe po ecën para duke e parë si një sukses të zhvillimeve në vend. Gjatë takimit prezantues të dokumentit metodologjik “Monitorimi i Integritetit Gjyqësor”, tha se aspiratat e qytetarëve për këtë reformë nuk …
Më shumë...