Brickos

Fatmir Grejqevci

Borell konsideron se njohja e targave është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Josep Borrell

Shefi për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka shkruar se njohja e targave është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. “Ky vendim është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe i zotimeve të …

Më shumë...

1 mijë e 700 gjoba për 24 orë

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes më të shtuar, për shkak të reshurave atmosferike të vazhdueshme

Nga një njoftim i Policisë së Kosovës mësohet se për shkak të mos zbatimit të rregullave të komunikacionit, janë shqiptuar shumë gjoba. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar 1 mijë e 700 gjoba në mbarë vendin. Poashtu mësohet se gjatë kësaj periudhe …

Më shumë...

Haxholli: Statusi i Hasan Dakaj e i Nezir Mehmetit dhe i kujtdo që ndalohet dhe arrestohet në Serbi, cilësohet si kidnapim

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka shkruar se statusi i Hasan Dakaj, i Nezir Mehmetit, dhe i kujtdo që ndalohet dhe arrestohet në Serbi, cilësohet si kidnapim. “Serbia nuk arreston, Serbia kidnapon. Serbia nuk gjykon, Serbia persekuton. Serbia gënjen, Serbia monton. Serbia vret, Serbia kriminalizon. …

Më shumë...

Kryetarët e komunave që nuk udhëhiqen nga VV kanë thënë se Qeveria Kurti nuk i ka marr parasysh projektet e tyre

Ministrat aktualë të Vetëvendosjes në Qeverinë Kurti do të mbesin pa poste e jashtë Kuvendit, meqë nuk janë deputetë

Kryetarët e komunave që nuk udhëhiqen nga partia Vetëvendosje kanë thënë se Qeveria Kurti nuk i ka marr parasysh projektet e tyre dhe se nuk ka ndarë mjete për realizimin e tyre. Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë Qeveria Kurti ka diskriminuar negativisht komunat që nuk qeverisen …

Më shumë...

Pritjet në pikat kufitare me Serbinë janë zgjatur deri në 7 orë

Pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë deri në një orë e gjysmë

Mërgimtarët që po shkojnë drejt perëndimit, po detyrohen të presin deri në 7 orë në pikat kufitare për të hyrë në serbi e bërë tutje drejt perëndimit. Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo ka bërë që të krijohen kolona tejet të gjatë dhe se për këtë kanë njoftuar mekanizmat …

Më shumë...

Krerët e Qeverisë Kurti janë ngazëllyer nga njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Krerët e Qeverisë Kurti janë ngazëllyer nga njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja. Sipas kryeministrit, Albin Kurti, kjo njohje ia ka shtuar Kosovës vlerën e saj dhe dinjitetin. “Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit …

Më shumë...

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit, Albin Kurti

Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit, Albin Kurti. Ai ka thënë se deklarimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti se mund të ketë sërish sulme në veri nga grupe të armatosura, janë të koordinuara me presidentin serb, Aleksandar …

Më shumë...

Gjatë vitit 2023, në vendin tonë janë evidentuar 23 mijë aksidente dhe 104 viktima

Gjatë vitit që po e lëmë pas, në vendin tonë janë evidentuar  mbi 23 mijë aksidente automobilistike me pasoja fatale për 104 viktima. Nga këto aksidente, 8 mijë e 595 prej tyre kanë shkaktuar lëndime në njerëz. Mendohet se nga shkaktarët kryesor të aksidenteve në Kosovë janë infrastruktura rrugore, pakujdesia …

Më shumë...

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kanë vlerësuar se Qeveria Kurti ka dështuar gjatë vitit 2023

Partitë opozitare parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë vlerësuar se Qeveria Kurti ka dështuar gjatë vitit 2023. Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë për KosovaPress, se Qeveria Kurti s’ka bërë asgjë pozitive gjatë këtij viti. Ai ka shtuar më …

Më shumë...

Mjekët e Emergjencës së QKUK kanë ndërmarr masat për t’u përballur me të plagosurit nga mjetet piroteknike

Njoftim nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së lidhur me furnizimin me oksigjen mjekësor

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla ka njoftuar se mjekët e Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë ndërmarr masat për t’u përballur me të plagosurit nga mjetet piroteknike. “Jemi në natën e Vitit të Ri dhe Qendra Emergjente si zakonisht është e përgatitur si në aspektin e personelit …

Më shumë...

Rafuna: Sanksionet e vendosura nga BE-ja dhe tensionet në veri, kanë bërë që të tërhiqet një investitor

Kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe tensionet e fundit në veriun e vendit, kanë bërë që të tërhiqet një investitor, duke e shtyrë vizitën një datë tjetër. Ai ka shtuar më tutje se është shumë me rëndësi të madhe …

Më shumë...

AKB-ja ka njoftuar se vlera e kredisë që qytetarët e Kosovës kanë marrë në banka ka arritur në 5 miliard euro

Ministria e Financave, as në muajin e gjashtë të vitit, nuk ia ka alokuar buxhetin komunës së Malishevës, për investime kapitale

Aleanca Kosovare e Biznesit ka njoftuar se vlera e kredisë që qytetarët e Kosovës i kanë marrë në banka ka arritur në 5 miliard euro. AKB-ja në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovarë 2023 ka bërë një studim hulumtues lidhur me financimin e Kosovarëve përmes bankave komerciale për vitit 2023. …

Më shumë...

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se pret që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të shpallën pa vonesa

Miroslav Lajcak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evrpian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pret që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të shpallën pa vonesa.Gjatë një interviste për “Politiko” ai ka thënë se është e nevojshme edhe për vazhdimin e krijimit të bashkësisë së …

Më shumë...

Rusia e ka bombarduar ashpër qytetin verilindor të Ukrainës, Harkiv

Rusia e ka bombarduar ashpër qytetin verilindor të Ukrainës, Harkiv, gjatë natës mes 30 dhe 31 dhjetorit, duke i dëmtuar ndërtesat e banimit, një klinikë mjekësore, një hotel dhe infrastruktura të tjera civile, thanë zyrtarët ukrainas, njofton Radio Evropa e Lirë. Ushtria e Ukrainës raportoi se sulmi u krye me …

Më shumë...

Krasniqi: Është shqetësuese largimi i 200 mijë qytetarëve, shumë prej tyre profesionist të fushave të caktuara

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vlerësuar se është shqetësuese largimi i 200 mijë qytetarëve nga Kosova, shumë prej tyre profesionist të fushave të caktuara. Ai ka shtuar më tutje se nuk është problematike lëvizja e qytetarëve drejt perëndimit pas heqjes së vizave por ikja e tyre …

Më shumë...

Kryeprokurori Isufaj ka thënë se deklaratat e kryeministrit Kurti dhe ministres Haxhiu janë ndërhyrje në punët e Prokurorisë

Blerim Isufaj zgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Speciale nga Këshilli Proklurorial i Kosovës

Kryeprokurori Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë se deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti dhe ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë kundër policicë, janë ndërhyrje në punët e Prokurorisë. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se mund ta ndihmoj dikë që punon por jo …

Më shumë...