Brickos

Institucionet

Sveçla: E kuptoj shqetësimin e Malishevës, por ka mungesë të furnizimeve për shkak të situatës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka pritur në takim pune, ushtruesin e detyrës së Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla dhe ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, të cilët i ka njoftuar me situatën me COVID-19 në …

Më shumë...

Komuna e Deçanit furnizoi QKMF-në “Adem Ukehaxhaj” me paisje mbrojtëse

Komuna e Deçanit përsëri furnizoi QKMF-në “Adem Ukehaxhaj” -Deçan, me 100 palë rroba mbrojtëse shumë përdorimëshe, komplet me dorëza dhe maska mbrojtëse, si dhe një aparat dezinfektues për dezinfektim të duarve për pacientë dhe personel. Falenderim të veçantë për të gjithë personelin mjekësorë!

Më shumë...

Policia e Kosovës, mori vendim që të gjitha sheshet dhe parqet në nivel vendi mos të frekuentohen nga qytetaret

Policia e Kosovës, mori vendim që të gjitha sheshet dhe parqet në nivel vendi, mos të frekuentohen nga qytetaret për shkak të rrezikut nga pandemia COVID-19. Edhe Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Policinë po e zbatojn këtë Vendim. Luten qytetaret që të jenë të kujdesshëm ti zbatojnë urdhërat e …

Më shumë...

Kryetari Latifi, priti në takim Ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal

Gjatë ditës, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi pritur në takim Ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Emilija Rexhepi, dhe ud. Ministrin e Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla, me të cilët ka biseduar lidhur me gjendjen e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19 dhe masat mbrojtëse …

Më shumë...

Selami Hoti: Njoftim për qytetarët Krushjan

Selami Hoti, Kryetar i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe ju ka bërë thirrje të gjithë  qytetarëve që kanë blerë fidane ditën e Premten nga dy qytetarët e Komunës së Malishevës, pozitiv me COVID-19 që të vazhdojnë të lajmëroheni në QMF “Fahredin Hoti” në Krushë, ku stafi i saj do …

Më shumë...

Komuna e Hanit të Elezit po vazhdon me sukses të menaxhon me zbatimin e masave e parandaluese kundër COVID-19

Në heshtje dhe pa panik, komuna e Hanit të Elezit po vazhdon me sukses të menaxhon me zbatimin e masave e parandaluese kundër COVID-19. Kështu u tha në takimin e rregullt të Këshilli komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit. Në hapjen e …

Më shumë...

Kryetari Haliti vizitoi stafin mjekësor të QKMF-së në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, ku është njoftuar për punën që është duke u bërë në këtë Institucion. Me këtë rast, ai ka përshëndetur punën dhe angazhimin e stafit mjekësor të kësaj Qendre, si dhe ka falënderuar ata për …

Më shumë...

Komuna e Vitisë në gatishmëri të plot për menaxhim të situatës nga Pandemia Cov 19

Komiteti për Emergjencë dhe Shpëtim i komunës së Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën është diskutuar për gjendjen aktuale dhe marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së Pandemisë Covin 19. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, që edhe kryeson këtë komitet, ka kërkuar një angazhim …

Më shumë...

Në Komunën e Malishevës deri më tash janë ndihmuar 900 familje në nevojë

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, mbajti mbledhjen e tretë të cilën e udhëhoqi, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, njëherit edhe drejtues i këtij Komiteti. Fillimisht kryetari Begaj, njoftoi të gjithë anëtarët e KKMSH-së për zhvillimet brenda javës që shkoi, ku deri më tash, në komunën e Malishevës …

Më shumë...

Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Anton Çetta” fillon mësimin online

Pas fillimit të mësimit online për shkollat fillore të organizuar nga MASHT-i , Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Drejtorinë e Arsimit janë angazhuar që mësimin online ta organizohet edhe për shkollat e mesme të komunës. Pas fillimit të mësimit online për nxënësit e Gjimnazit “Hamëz …

Më shumë...

Në Deçan deri tani asnjë i infektuar me virusin korona (Covid-19)

Pas testeve të bëra nga Klinika Infektive, për rastet e dyshuara me virusin korona, në Komunën e Deçanit, deri tani, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv. Të gjitha institucionet e saj, si dhe të gjithë mekanizmat emergjent, po bëjnë përpjekje të mëdha, për të menaxhuar me situatën. Qendra Kryesore e …

Më shumë...

U bënë homazhe në nderim të dëshmorëve të fshatrave Lubishtë dhe Smirë

Me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të fshatrave Lubishtë dhe Smirë, në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale të Vitisë, së bashku edhe me organizatat e dala nga lufta dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, kanë vendosur kurora lulesh për të përkujtuar dëshmorët e këtyre …

Më shumë...

Kompania “Zona Park” me projekt humanitar dezinfekton shtëpitë e të prekurve me COVID-19 në Malishevë

Kompania “Zona Park”, e cila është e specializuar për dezinfektim, dezinsektim, derratizim dhe repelim, ka filluar ta zbatoj një projekt të madh humanitar “Zona Park Anti Covid-19”, përmes të cilit do të bëjë dezinfektimin e shtëpive të personave të prekur me COVID-19, ndërsa këtë projekt ka filluar ta realizoj në …

Më shumë...

Kujtohen 94 të rënët e Masakrës së Rezallës

Në këtë situatë emergjente, në pamundësi për të bërë homazhe tek kompleksi i varrezave në Rezallë, Kryetari i komunës së Skenderajt me bashkëpunëtor ka kujtuar 94 të rënët e Masakrës së Rezallës, dëshmorë e martirë të rënë për Kosovën tonë të shenjtë, për lirinë që sot e gëzojmë. Masakra e …

Më shumë...

207,315 euro grant të fituar nga Komuna e Skenderajt

Komuna e Skenderajt është radhitur e 13-ta në grantin e performancës të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe projektit DEMOS i cili bashkëfinancohet nga Qeveria Zvicerane përmes SDC-së, Qeveria Suedeze përmes SIDA-s dhe Qeveria Norvegjeze përmes Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë, të cilët dua t’i falënderoj për mbështetjen dhënë komunave …

Më shumë...

Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së punëtorit sportiv, Fazli Azemi

Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së punëtorit sportiv, Fazli Azemi E nderuara familje e Fazli Azemit, bashkëpunëtorë, miq e dashamirë të tij, Me pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Fazli Azemit, punëtorit të madh e të paepur të futbollit i cili ka dhënë kontribut …

Më shumë...