Nga e hëna, shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një “dokument hyrje-dalje”. Përmes një deklarate në gjuhën shqipe dhe serbe, Qeveria e Kosovës deklaron se qytetarët serbë, nga 1 gushti, sapo të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një dokument “hyrje-dalje”. Bazuar …
Më shumë...Lajmet
Amerika kundër qëndrimeve të kryeministrit, Viktor Orban, për mbrojtjen e hungarezëve nga përzierja racore
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i quajtën të “të pafalshme” komentet e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili u pozicionua kundër “popujve me racë të përzier”. E dërguara e SHBA-së kundër antisemitizmit, Deborah Lipstadt tha se ishte “thellësisht e alarmuar” nga “përdorimi i retorikës që ngjall qartë ideologjinë racore naziste”. …
Më shumë...Diplomati amerikan, Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Blinken i ka bërë presion Kremlinit të pranojë propozimin që Uashingtoni ka paraqitur për të siguruar lirimin e dy amerikanëve të arrestuar në Rusi. Në bisedën e tyre të parë të tillë …
Më shumë...INDEP publikon punimin e radhës në kuadër të programit për zhvillim të qëndrueshëm
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) publikon punimin e radhës në kuadër të programit për zhvillim të qëndrueshëm ‘Ngritja e çmimeve të energjisë – masat për zbutjen e krizës energjetike’. Punimi analizon situatën me krizën energjetike dhe situatën në të cilën Kosova gjendet krahas kësaj krize. Kjo analizë ka studiuar dhe …
Më shumë...Ministrja, Nagavci, konsideron detyrë partiake e patriotike, pasi me gaz në Kuvend paska mbrojtur Çakorrin e Kullën (!)
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot para Gjykatës, në Prishtinë ka thënë se nuk ka asnjë provë dhe asnjë dëshmi që ka dëmtuar apo penguar ndonjë person në kryerjen e detyrës zyrtare dhe as që ka shkaktuar ndonjë dëm material, në rastin ku po akuzohet se ka kryer veprën penale …
Më shumë...Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 1 mijë e 480 raste të reja, janë shëruar 1 mijë e 435 të infektuar
Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 702 testime sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 1 mijë e 480 raste të reja me virusin korona. …
Më shumë...Ekrem Kastrati shpreh ngushëllime për vdekjen e dy qytetarëve malishevas në aksidentin e sotëm në Sibovc të Besianës
Pas marrjes së lajmit se në aksidentin e mëngjesit të sotëm në Sibovc të Podujevës, kanë humbur jetën dy qytetarë të Komunës së Malishevës, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i shpreh ngushëllime familjes, për humbjen e madhe. “Sot në orët e para të mëngjesit, morën lajmin dhimbshëm për …
Më shumë...Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u mbajt ceremonia e betimit të 251 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u mbajt ceremonia e betimit të 251 ushtarët të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë zëvendësryeministri Besnik Bislimi, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, Drejtori i …
Më shumë...Një organizatë anonime ndërkombëtare, refuzon t’i japë dokumente materiale, Gjykatës Speciale, tha avokati i Jakup Krasniqit
Në një shkresë drejtuar gjykatësit të procedurës paraprake, avokati i Jakup Krasniqit ka thënë se një organizatë ndërkombëtare, emri i së cilës është redaktuar, po refuzon t’i japë informacione dhe dokumente materiale. Sipas kësaj shkrese, në bazë të rregullit 208 të Rregullores së Procedurës dhe Provave pranë Gjykatës Speciale, mbrojtja …
Më shumë...Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, ka thënë se pikërisht Vetëvendosja, është e shitur tek oligarkët
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka thënë se është vetë Vetëvendosja, ajo që është e shitur tek oligarkët. Duke iu përgjigjur akuzave të deputetëve të Vetëvendosjes, Zejnullahu ka thënë se ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia e kanë shitur tek oligarkët. Historia do ta dëshmojë që jo për …
Më shumë...Ministrja, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Udhëzimin e ri administrativ, për uljen e tarifave noteriale
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Udhëzimin e ri administrativ, nëpërmjet të cilit janë ulur tarifat noteriale. Oda e Noterëve të Kosovës, në një reagim publik e ka vlerësuar aktin një “vendim të ngutshëm” të ministres Haxhiu. “Nuk ka dyshim se zvogëlimi i tarifave noteriale do të ndikoj në …
Më shumë...Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në vizitën katër ditore në vendet e Ballkanit nuk parasheh vizitë në Kosovë
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, në vizitën katër ditore në vendet e Ballkanit nuk parasheh vizitë në Kosovë Gjatë dy ditëve Sanchez do të qëndrojë në Beograd, derisa ditëve në vazhdim ai do të vizitojë Sarajevën, Mostarin, Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën ku një nga çështjet që do të jetë në fokus …
Më shumë...Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka folur për një krizë të pritshme energjetike në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka folur për një krizë të pritshme energjetike në Kosovë. Ai ka thënë se berza ndërkombëtare ka shkuar afër 500 euro dhe sipas tij, kur kësaj i shtohet edhe mungesa e përgatitjes e institucioneve tona dhe kështu shkojmë drejtë një situate kur operatoret kërkojnë rishikim …
Më shumë...Dastid Pallaska: Një shkelje të rëndë ka ndodhur nga Gjykata Speciale në rastin e ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli
Avokati, Dastid Pallaska, ka deklaruar se në rastin e Veselit, ka ndodhur një shkelje e rëndë. Paneli kushtetues i Gjykatës Speciale i ka dhënë epërsi kushtetuese, versionit të kushtetutës në gjuhën serbe, përkundër faktit që ky version ofron më pak të drejta”. Kadri Veseli në kërkesën e tij kushtetuese, i …
Më shumë...Nga 321 mijë 785 përfitues për muajin qershor vetëm 10 për qind e tyre janë veteranë përfitues, gjithsej 36 mijë e 907
Gjatë muajit qershor të këtij viti 88 përfitues janë larguar nga skema e veteranëve. Ndërkohë Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur për numër rekord të përfituesve nga skemat sociale. Në bazë të këtyre statistikave zyrtare, në qershor ka pasur një rënie të numrit të veteranëve që kanë …
Më shumë...Gjatë muajve të fundit ka pasur mospajtime e përplasje për disa tema brenda grupit parlamentar të Vetëvendosjes
Gjatë muajve të fundit ka pasur mospajtime e përplasje për disa tema brenda grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Deputeti Fatmir Humolli, epror i UÇK-së gjatë luftës ka kundërshtuar vendimin e grupit të tij për të miratuar në parim projektligjin, i cili përjashton veteranët nga rritja e pagës minimale. Nëse veteranët përjashtohen …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
