Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar që masat antiCOVID të vazhdojnë të jenë në fuqi edhe për një kohë derisa të bie numri i rasteve të reja me Koronavirus. Sipas këtij rekomandimi, as fillimi i vitit të ri shkollor nuk do të duhej të bëhej me prezencë …
Më shumë...Lajmet
Enver Hoxhaj: Albin Kurti po legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe për arkiva të UÇK-së
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Beslimi, i cili sot tha se pala serbe është pajtuar që të hapën arkivat, duke përfshirë edhe ato të UÇK-së. Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se …
Më shumë...Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga qeveria ndaj Amerikës për gazin
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për qasjen ndaj administratës Biden. Ai tha se qeveria po refuzon t’u përgjigjet Shteteve të Bashkuara për projektin rajonal të furnizimit me gaz. “Ka një përplasje në heshtje që do të shpërthejë shumë shpejt për çështjen e gazit, unë …
Më shumë...Pal Lekaj: Për Albin Kurtin, UÇK është baraz me arkivat e ushtrisë dhe policisë vrastare dhe kriminale serbe
Ish-mjeku i UÇK-së, tani deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar pas deklaratave të zv.kryeministrit Bislimi, ku ky i fundit tha se është dakorduar t’ia dorëzojë “arkivat e UÇK-së”. Lekaj në një shkrim në Facebook, tha se Kurti dhe profesorët e tij, duke aluduar …
Më shumë...Agim Çeku – Besnik Bislimit: Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva, nuk kemi çka hapim
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku ka folur për ekzistencën ose jo të arkivave të UÇK-së, për çka zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se janë dakorduar me palën serbe për hapjen e arkivave shtetërore, përfshirë edhe ato për UÇK-në, në …
Më shumë...Besnik Bislimi: Do të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UCK-në
Kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar nga presidenti Vuciq, hkarkimin e Velko Odaloviqit, kryetarin e Komisionit për Personat e Zhdukur të Serbisë, me arsyetimin se ai nuk do të punojë lidhur me fatin e personave të pagjetur. Sot, ëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, thotë se është dakorduar me palën serbe që …
Më shumë...Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka larguar nga grupi parlamentar, ish-kryeministrin Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të largojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, derisa të dalë në dritë, sipas tij, e vërteta e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në një deklaratë për mediat, Basha shtoi se partneriteti i PD me SHBA është i pacenueshëm dhe do …
Më shumë...Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka pyetur zëvendës-kryeministrin, Besnik Bislimi, se për cilat arkiva të UÇK-së ka biseduar me Serbinë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se gjatë takimit në Bruksel pala serbe është pajtuar që të hapën arkivat, duke përfshirë edhe ato të UÇK-së. Zonja Çitaku i ka thënë z. Bislimi se arkivat e UÇK-së tashmë janë …
Më shumë...KQZ: Pa dëshmi të vaksinimit apo të testit PCR negativ, asnjë anëtarë i KQZ-së nuk mund të punojë në ditën e zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se pa dëshmi të vaksinimit apo të testit PCR se janë negativ me COVID-19, asnjë anëtarë i KQZ-së nuk mund të punojë në ditën e zgjedhjeve. Kështu bëri të ditur gjatë kësaj mbledhje, shefi i sekretariatit, Burim Ahmetaj. …
Më shumë...B. Bislimi: Pala serbe ka rënë dakord që të hapen të gjitha arkivat shtetërore edhe ata të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka folur për takimet dy ditore që ka pasur në Bruksel me palën serbe dhe Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Bislimi tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore. Ai tha poashtu që ndërprerja e marrëveshjes për targat që ka pasur afat skandence është …
Më shumë...Kryeministri Kurti ka prezantuar ndryshimin e rregullores që i mundëson shtimin e këshilltarëve politikë deri në 10 për një ministër
Në mbledhjen e Qeverisë, në vazhdën e projektligjeve të ndryshme që janë proceduar, është ndryshuar edhe një rregullore. Rregullorja që rregullon punën dhe stafin e ministrave, që quhet “Projekt-rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Fushat Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive”. Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar ndryshimin …
Më shumë...OAK priti në takim përfaqësuesin nga Programi i USAID-it për Drejtësi Komerciale
Oda e Afarizmit të Kosovës në kuadër të takimeve me përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare priti në takim Atdhe Lila, i angazhuar nga USAID & Akademia e Drejtësisë në Kosovë si Trajner në fushën e ICT Law. Qëllimi i këtij takimi ishte marrja e inputeve direkt nga bizneset dhe përfaqësues të …
Më shumë...Sot në Kosovë janë shënuar 19 të vdekur nga virusi corona, 703 kanë rezultuar pozitivë, janë shëruar 2 mijë e 255
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 10 mijë e 851 testime, sa janë bërë sot, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin corona. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjeve. Sot janë …
Më shumë...Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që vëzhguesit dhe komisionerët të jenë të vaksinuar kundër virusit korona
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se pa dëshmi të vaksinimit apo të testit PCR se janë negativ me COVID-19, asnjë anëtarë i KQZ-së nuk mund të punojë në ditën e zgjedhjeve. Kështu bëri të ditur gjatë kësaj mbledhje, shefi i sekretariatit, Burim Ahmetaj. …
Më shumë...SPSPK kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe të punonjësve të sektorit privat të angazhuar nëpër spitale
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar sot që të përfshihen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat që janë të angazhuar në spitale dhe ambulanca në këtë kohë pandemie. Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi theksoi se janë këmbëngulës për realizimin e kërkesave të tyre, …
Më shumë...Në 14 shtator në Gjykatën Speciale mbahet seanca e radhës përgatitore në çështjen kundër ish-krerëve të luftës
Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës përgatitore në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sipas njoftimit në faqen e Speciales seanca e radhës ndaj tyre do të mbahet të martën më 14 shtator në orën 14:30. Ndryshe, Gjykata Speciale konfirmuan aktakuzën ndaj ish-eprorëve UÇK-së …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
