Përfaqësuesit e familjeve të personave të pagjetur e kanë quajtur diskriminues Ligjin duke kërkuar ndryshimin e tij nga fillimi deri në fund. Ata akuzuan institucionet se nuk po bëjnë asgjë për kategori, madje po e përbuzin që 17 vjet pas luftës kategorinë me të ndjeshme të shoqërisë kosovare. Gjatë diskutimit …
Më shumë...Yearly Archives: 2017
Formularët e deklarimit të pasurisë i kanë dorëzuar vetëm 25 për qind e deklaruesve
Formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit i kanë dorëzuar rreth 25 për qind apo 1 120 deklarues nga gjithsej 4 488 mbajtës të posteve të larta publike, në kohën kur edhe tetë ditë skadon afati i deklarimit. Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, u ka bërë thirrje zyrtarëve …
Më shumë...Persona të panjohur kanë sulmuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Agron Kabashi
Mbrëmë, persona të panjohur kanë sulmuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Agron Kabashi, i cili kishte shoqëruar me veturë sekretarin organizativ, Dardan Molliqaj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’, te banesa e Dardan Molliqajt, ku aktivisti Kabashi e ka lënë atë dhe po kthehej në veturë. Ai është goditur me …
Më shumë...Vlora Dumoshi ka akuzuar deputetët e Kuvendit se po i lënë qytetarët e izoluar
Këshilltarja politike e kryeministrit, Isa Mustafa, Vlora Dumoshi, ka akuzuar deputetët e Kuvendit se po i lënë qytetarët e izoluar. Ajo ka shkruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës, të të gjitha partive, shëtitën pa u ndalur nëpër Evropë dhe më gjerë, por qytetarëve nuk ua mundësojnë të lëvizin të …
Më shumë...Sot prezantohen të gjeturat e hulumtimit: “Ndikimi i peshës së çantave te fëmijët…”
Sot prezantohen të gjeturat e hulumtimit: “Ndikimi i peshës së çantave tek fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta” të organizuar nga Instituti EdGuard. Konferenca do të mbahet në qendrën informative dhe kulturore të BE-së. Prezantimi i të gjeturave do tu pasohet nga diskutimi me panelistët Lah Nita, …
Më shumë...Ministri, Enver Hoxhaj ka biseduar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson gjatë punimeve të takimit vjetor të Ministrave të Jashtëm të koalicionit botëror kundër ISIS-it, që po mbahet në Uashington. Hoxhaj me këtë rast e ka falënderuar sekretarin, Tillerson për mbështetjen e vazhdueshme …
Më shumë...Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në aktivitetin, “Java e gruas”
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë aktivitetin “Java e gruas”, që është organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar i Amerikës. Ai ka folur për rolin e gruas në shoqëri dhe për mbështetjen që ai u jep grave në vendimmarrje. “Në rend të parë duhet të ecim përtej …
Më shumë...KPMM: Sqarim lidhur me Licencën e Hulumtimit afër “Crepules” nga Komuna e Zubin Potokut dhe Skenderajt
Njoftojmë opinionin e gjere publik se KPMM është institucioni i vetëm për licencimin e aktiviteteve minerare në Republikën e Kosovës. KPMM, funksionin e vete e ushtron sipas Ligjit për Miniera Minerale Nr.03/-163 respektivisht Ligjit Nr.04/L-158 për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit bazik, si dhe ligjeve relevante. Pra, licencimi i kompanive …
Më shumë...Dr. Sabit Syla dhe dr. Hamit Kaba: Demonstratat e vitit 1981 në Arkivin Kombëtar të Londrës (1)
Kronologjia e zhvillimeve nga 11 marsi i vitit 1981 kur kishin shpërthyer demonstrata e protestat në Prishtinë e deri më 29 maj të atij viti 11 mars, Prishtinë: 19.00: Demonstrata në Mensën e Studentëve të Universitetit. Zgjati deri në 05.00, më 12 mars, në zonën midis konvikteve të studentëve. Gjatë …
Më shumë...Jakup Krasniqi: Kosovës i duhen politika socialdemokrate për zhvillim e punësim
Kosova, vetëm me një qeverisje socialdemokrate, që ligjin dhe ligjësimin e lirisë e të drejtësisë sociale e ka qëllim, mund t’i kalojë sfidat për ndërtimin e shtetit të se drejtës, të shtetit të zhvilluar ekonomik, të shtetit të drejtësisë sociale që qytetarin e sheh dhe e trajton si pronarin kryesor …
Më shumë...Komiteti për Shërbime Publike në Kaçanik mbanë mbledhjen e parë për vitin 2017
Komiteti për Shërbime Publike në komunën e Kaçanikut ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2017, të cilën e kryesoi Kryesuesi i Komitetit për Shërbime Publike (KSHP) Kemajl Murseli. Anëtarët e komitetit diskutuan për këto pika të rendit të ditës: Informatë mbi Raportin për performancën e komunës së Kaçanikut në …
Më shumë...Kryetari Asllanaj ka pritur përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi
Një delegacion i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, të mërkurën ka vizituar kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj. Gjatë takimit në zyrën e tij ata kanë biseduar për mundësinë e një bashkëpunimi reciprok në mes të Komunës së Suharekës dhe Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi. Për punën …
Më shumë...Begaj takoi banorët e Plloqicës së Epërme
Në kuadër të takimeve me banorët e Komunës së Malishevës, i pari i komunës, Ragip Begaj, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Plloqicë e Epërme, me të cilët ka biseduar për investimet në këtë fshat të largët, e me theks të veçantë për ndërtimin e ujësjellësit. Kryetari Begaj, …
Më shumë...Leskaj fton PD-në: Votoni Vettingun dhe protestoni!
Nënkryetarja socialiste e Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj e fton Partinë Demokratik që të votojnë Vettingun dhe të vijojnë protestën si detyrim ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe BE-së. “Votimi i Vettingut është një detyrim kushtetues, të cilin duhet ta zbatojë edhe opozita. Ata mund të vazhdojnë protestën, por ndërkohë duhet të …
Më shumë...“Bregu thyen Bojkotin duke shkuar në Kuvend”, reagon deputetja
Deputetja nga Partia Demokratike e Shqipërisë, Majlinda Bregu ka reaguar sot pas një lajmi në disa media se ajo ka thyer bojkotin duke shkuar në Kuvend. Për mes një postimi ajo ka sqaruar së ka shkuar për ta takuar në zyrë zv.ministrin e jashtëm estonez, ndërsa i kërkon medias të …
Më shumë...Qendra Studentore bëhet me Qendër të Mjekësisë Familjare
Rreth 4 mijë studentë konviktor në Prishtinë nga sot të marrin shërbime shëndetësore nga qendra e mjekësisë familjare e vendosur tanimë edhe në Qendrën Studentore. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se duke qenë se studentët për nëntë muaj jetojnë në Prishtinë atëherë do të ofrojnë shërbimet e mjekësisë familjare …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
