Në shenjë kujtimi e mos harrimi për të vrarët e e të masakruarit shqiptar nga regjimi serb, kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj, bëri homazhe në fshatin Burim. Për shkak të situatës me pandeminë COVID -19, nuk u organizua akademi përkujtimore, dhe as tubim i qytetarëve nga Institucionet komunale. …
Më shumë...Yearly Archives: 2020
Ministri, Anton Çuni, uron ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë Veriore Radmila Shekerinska
Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, i ka shkruar letër urimi, ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Veriore Radmila Shekerinska, me rastin e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut si shtet anëtar. Ministri Quni shpreh bindjen se me këtë akt shumë …
Më shumë...Adil Behramaj: Nuk kemi Qeveri të Kosovës por të Lëvizjes Vetëvendosje
Albin Kurti ka vendosur një monopol të mirëfilltë në vendimmarrjen e Qeverisë dhe e ka kthyer atë në Qeveri njëpartiake. Edhe pse i shkarkuar nga shumica absolute, ai nuk e ka ndërmend ta pranojë këtë vullnet të përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës. Ai synon të mbetet në krye …
Më shumë...Gjykata Kushtetuese vendos për vazhdimin e masës së përkohshme për Ligjin e Pagave deri me 30 qershor 2020
Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë vendimin për masën e përkohshme për Ligjin e Pagave deri më 30 qershor. Kushtetuesja e ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti për këtë vendim, ku thuhet se Gjykata Kushtetuese njëzëri ka vendosur për vazhdimin e masës së përkohshme. Ligji për Paga i miratuar në shkurt të …
Më shumë...Ambasada Amerikane në Prishtinë apelon të gjithë shtetasit e saj në Kosovë që të regjistrohen në “step.state.gov”
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar qytetarët amerikanë që jetojnë në vendin tonë se vazhdimisht është duke iu ndihmuar atyre lidhur me pyetjet që parashtrojnë. Kjo ambasadë ka ftuar shtetasit amerikanë që gjenden në Kosovë të regjistrohen në “step.state.gov”në mënyrë që të marrin informacionin më …
Më shumë...Furrat e bukës dhe Operatorët Ekonomik obligohen ta bëjnë ambalazhimin e bukës dhe pjekurinave të tjera
Me qëllim të parandalimit të Virusit Corona COVID-19, bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/040, neni 13, Statutit të Komunës së Junikut, neni 43 dhe neni 44 të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi merr Vendim, që nga data 01.04.2020, Furrat e …
Më shumë...Në Skenderaj, shpërndahen edhe 80 pako ushqimore nga QTA për familjet në nevojë
Arjeta Group dhe QTA, ka dhuruar 80 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Skenderajt. Nga kjo ndihmë do të përfitojnë nga një pako me produkte ushqimore dhe higjienike, 80 familje që janë në asistencë sociale në Skenderaj. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shprehur mirënjohje …
Më shumë...Drejtori i DHSHMS- Musa Berisha, ka vizituar Shtëpinë e Komunitetit në Deçan
Duke pasur parasysh specifikat e Shtëpisë së Komunitetit në Deçan, drejtori bashkë me stafin e tij kanë vizituar Shtëpinë e Komunitetit dhe aty janë interesuar për kushtet në të cilat jetojnë pacientët përbrenda kësaj shtëpie. Ata janë interesuar për kushtet e higjienës, ushqimin, veshmbathjen dhe gjithçka tjetër që lidhen me …
Më shumë...Limaj: Sot kujtojmë me dhimbje dhjetëra martirë të cilët u vranë mizorisht 21 vite me parë në fshatin Burim të Malishevës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar sot dhjetëra martirë të cilët u vranë dhe u masakruan mizorisht në fshatin Burim të Malishevës, nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Ai u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që ta hetojnë secilën masakër që ka ndodhur në Kosovës. “Sot kujtojmë …
Më shumë...Kuvendi komunal i Vitisë ndau 100.000 euro për luftimin e pandemisë Cov19
Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur një mbledhje urgjente në të cilën pos që është dhënë një njoftim rreth situatës momentale të pandemisë së COVID-19 në komunën e Vitisë, po ashtu është miratuar edhe propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për këtë destinacion. Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, …
Më shumë...OAK kërkon nga MBPZH pezullimin e përkohshëm të qirasë për bizneset e minierave, mineraleve dhe gurthyesve
Në një letër përmes së cilës Oda e Afarizmit të Kosovës i drejtohet Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Besian Mustafa, kërkohet që të bëhet pezullimi i përkohshëm i qirasë që bizneset e minierave/mineraleve/gurthyesve duhet të paguajnë tek Agjencia e Pyjeve të Kosovës. Arsye kryesorë e kërkesës së …
Më shumë...Përkujtohet masakra e Pastaselit të Rahovecit
Forca të panumërta serbe, me gjithë kapacitetin ushtarak, 21 vjet më parë, më 31 mars 1999, rrethuan fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit dhe ekzekutuan mizorisht 106 shqiptarë të paarmatosur, burra, gra, pleq e fëmijë. Fatkeqësisht deri më sot, lëre që nuk u dënua dikush, por askush nga kriminelët serb, …
Më shumë...,,Bodrumi i Vjetër” ka dhuruar 1600 copë dezinfektues për duar për komunën e Rahovecit
Kompania “Bodrumi i Vjetër” me pronar Ruzhdi Haxhijaha, ka dhuruar 1000 copë (100ml) dhe 600 copë (500ml) dezinfektues për duar, i cili do të shërbejë për parandalimin e COVID-19 të gjithë punonjësve të Komunës së Rahovecit, të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Stacionit Policor në Rahovec. Produkti i dhuruar …
Më shumë...Në njëzet e një vjetorin e masakrës së Burimit, Kryetari Bagaj bëri homazhe
Në shenjë kujtimi për të vrarët e masakrës së Burimit, në Komunën e Malishevës, në fshatin Burim, Kryetari Bagaj bëri homazhe. Për shkak të situatës me pandeminë COVID -19, nuk u organizua akademi përkujtimore, dhe as tubim i qytetarëve nga Institucionet komunale. Kryetari Begaj, fillimisht bëri homazhe, në varrezat e …
Më shumë...KEK në mesin e institucioneve që janë në ballë të përpjekjeve në kohën e gjendjes emergjente për shkak të përhapjes së virusit Korona
Korporata Energjetike e Kosovës në mesin e institucioneve që janë në ballë të përpjekjeve në kohën e gjendjes emergjente për shkak të përhapjes së virusit Korona. Menaxhmenti bashkë me punëtorët janë duke bërë përpjekjeve që edhe në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi, të sigurojnë prodhim të pa …
Më shumë...SPSPK: Punëtorët e sektorit privat nuk po kanë masave mbrojtëse por shumë prej tyre edhe po largohen nga puna
“Punëtorët e sektorit privat ende po përballen me mungesa të masave mbrojtëse nga Covid 19”. Kështu ka bërë të ditur kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi në një konferencë për medie. Ai tha se këtë e kanë vërtetuar pas disa vizitave nëpër kompani. Por sipas Azemit shumë kompani janë duke larguar …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
