KEK
Fillimi / Institucionet (faqe 512)

Institucionet

Ministri Zharku përuroi rrugën e re Ivajë-Strazhë të Kaçanikut

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, dhe kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, përuruan rrugën e re të asfaltuar Ivajë-Strazhë të komunës së Kaçanikut. Asfaltimi i kësaj rruge do të ndihmojë qarkullimin më të lehtë të banorëve të kësaj ane si dhe zhvillimin ekonomik dhe atë të turizmit. Këtë rrugë ...

Më shumë...

KKSB vlerëson gjendjen e sigurisë në komunë e Deçanit të qetë dhe stabile

Udhëhequr nga  nënkryetari i komunës  së Deçanit Sami Cacaj, Ushtrues i Detyrës së kryetarit të Komunës, është mbajt takimi i parë i KKSB-së për vitin 2017. Të  pranishëm pos anëtareve të KKSB-së  ishin edhe  përfaqësues nga Policia e Kosovës, UNMIK-ut, KFOR-it dhe OSBE-së. Për këtë takim ishte propozuar ky rend ...

Më shumë...

Njoftim për repelimin e kafshëve në Pagarushë dhe Gurishtë të Malishevës

Faza e katërt e repelimit të kafshëve vazhdon të mërkurën me 19 korrik, në fshatrat Pagarushë  dhe Gurishtë të komunës së Malishevës. Repelimi i kafshëve bëhet në kuadër të zbatimit të planit strategjik për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Për këtë qëllim, luten të gjithë pronarët ...

Më shumë...

Juniku njofton studentet për Anulim të Konkursit

Komuna e Junikut i njofton studentët e kësaj komune se Konkursi i shpallur me datën 11.07.2017 me numër 01/2017 për Praktikant vullnetar anulohet për arsye të mungesës së mjeteve financiare. Pasi që kjo iniciativë nuk ka hasur në mbështetje nga niveli Qendror është e pamundur që të realizohet ky konkurs. ...

Më shumë...

FSHATI KËRRNICË I KLINËS BËHET ME RRUGË TË ASFALTUAR

Banorët e fshatit Kërrnicë të Klinës deri tash kanë kaluar nëpër rrugë më zhavorr e të dëmtuar. Nga tani do ta kenë më të lehtë qarkullimin nëpër rrugët e fshatit të tyre dhe atë që e lidh me qendrën e Klinës dhe fshatin Shtupel e Klinavc. Asfaltimi i rrugës kryesore ...

Më shumë...

Është mbajt takimi i rregullt i Komitetit të Komuniteteve në Deçan

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës në Deçan ka mbajt takimin e rregullt, ku të pranishëm ishin anëtarët e rregullt të këtij komiteti, përfaqësues nga Policia e Kosovës, UNMIK-ut, KFOR-it dhe OSBE-së. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, takimin e nisi kryesuesi Muharrem Sadrijaj. Gjatë këtij ...

Më shumë...

Aktivitet të shumta kulturore kushtuar bashkatdhetarëve në Skenderaj

Bordi i drejtorëve i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga Nënkryetari Fadil Nura ka mbajtur takimin e radhës. Në hapje të takimit Nura ka kërkuar angazhime konkrete të drejtorëve në realizimin e objektivave programore të përcaktuara, me synim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Skenderajt dhe rritjen e cilësisë së ...

Më shumë...

Fillon asfaltimi i rrugës në lagjen “Luzha” në fshatin Begracë

Banorët e lagjes “Luzha” të fshatit Begracë të Komunës së Kaçanikut, tashmë do të kenë rrugën e asfaltuar. Kjo u bë e mundur falë projektit të përbashkët të financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Kaçanikut. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi i shoqëruar nga Drejtori i Shërbimeve ...

Më shumë...

Kryetari Ilazi takon stafin ekzekutiv, diskutohen punët javore dhe projektet kapitale komunale

Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Gabrricë – Rruga “Razim Hasaj”, projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës, në kuadër të financimit të  disa rrugëve lokale në Kaçanik. Kjo u bë  e ditur në mbledhjen e mëngjesit gjatë takimit që pati Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim ...

Më shumë...

Ka filluar shenjëzimi i rrugëve në qytetin e Malishevës

Si çdo të hëne është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, i drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në këtë mbledhje, u tha se janë duke vazhduar punimet në projektet që kanë filluar më herët, ndërsa këto ditë ka filluar edhe shenjëzimi i rrugëve brenda ...

Më shumë...

Ministri Zharku mori pjesë në Samitin e Triestes

Më 12 korrik u mbajt Samiti i Triestes si vazhdimësi i procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor ku mori pjesë edhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku. Gjatë samitit kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me homologët e tjerë të WB6, nënshkroi Traktatin e transportit të ...

Më shumë...

Filloi asfaltimi i rrugës regjionale Stupë-Zajm

Punimet në asfaltimin e rrugës regjionale Stupë-Zajm i Klinës, e cila lidh fshatrat e Komunës së Klinës, me ato të Pejës, nga afër i ka përcjellë kryetari i Komunës së Klinës,  Sokol Bashota i cili tha se ky është njëri ndër projektet më kapital në infrastrukturën rrugore ngase qytetarët e ...

Më shumë...

Komuna e Malishevës dhe qytetarët ndihmojnë familjet skamnore për ndërtim të shtëpive

Komuna e Malishevës, në kuadër të investimeve në rritjen e mirëqenies sociale dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë, edhe këtë vit ka ndarë një shumë të konsiderueshme të mjeteve për ndërtimin e shtëpive, për familjet të cilat e kanë problem strehimin. Kësaj ndihme i janë përgjigjur edhe ...

Më shumë...

Komuna e Skenderajt ka nisur ndërtimin e rrugës në lagjen Deliu në Rezallë

Një pjesë e lagjes Deliu të Rezallës shumë shpejt do të bëhet me rrugë të asfaltuar dhe me rrjet të kanalizimit fekal, pasi projekti për ndërtimin e kësaj rruge të mbetur ka filluar të realizohet. Ndërtimi i kësaj rruge dhe zgjidhja e problemit të kanalizimit kanë qenë kërkesa të vazhdueshme ...

Më shumë...

Nis ndërtimi i rrugës në Lagjen Drashec në Kotlinë

Kanë filluar punimet në gërmimin, zgjerimin e trasesë dhe mbushja për rehabilitimin e rrugës me gjatësi 2 kilometra në lagjen Drashec të Kotlinës. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Nënkryetari Remzi Elezi, vizituan vendpunishten për të parë nga afër ecurinë e punimeve. Kryetari Ilazi vlerësoi se edhe ky ...

Më shumë...

Asfaltohet rruga në lagjen ,,Myrtaj” në Jashanicë të Klinës

Në lagjen “Myrtaj” në fshatin Jashanicë të Klinës ka përfunduar asfaltimi i rrugës 1.3 km e gjatë. Asfaltimi i kësaj rruge shënon fillimin e rregullimit të infrastrukturës rrugore në gjitha lagjet e fshatit me çka do të krijohen lehtësi në lëvizje të banorëve dhe lidhje më të shpejt e më ...

Më shumë...