Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka vendosur emrin e kandidatit të partisë për zgjedhjet e përgjithshme. Lideri i kësaj partie, Isa Mustafa ka bërë të ditur se kandidati i kësaj partie për kryeministër të Kosovës është Avdullah Hoti. Në një konferencë për media, Mustafa tha se Hoti do të vazhdojë …
Më shumë...Lajmet
OVL e UÇK-së, dega në Malishevë, sot e ka shënuar 30 Dhjetorin-Ditën e Veteranit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Malishevë, sot e ka shënuar 30 Dhjetorin-Ditën e Veteranit. Fillimisht janë bërë nderime pran Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në sheshin e qytetit, e më pas janë bërë homazhe pran varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Malishevë …
Më shumë...Kryekuvendarja, Vjosa Osmani iu adresua ushtarakëve të FSK-së
Në kazermën “Adem Jashari”, në cilësi të presidentes në detyrë të Republikës së Kosovës si dhe komandantes supreme të FSK-së, zonja Vjosa Osmani, në vigjilje të fund vitit, sot iu adresua ushtarakëve dhe ushtarakeve të FSK-së. Në prani të ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni dhe me pritje të togut të …
Më shumë...Nga testimi i 1.181 mostrave konfirmohen edhe 234 raste të reja me virusin korona, kurse sot janë shëruar 564 pacientë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.181 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të …
Më shumë...Bekim Jashari: Jemi përherë krenarë më sakrificën e dëshmorëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për liri
Komuna e Skenderajt së bashku me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në përvjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari, Ditës së Veteranit, kanë bërë sot homazhe te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, si dhe te Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë, …
Më shumë...Kosova mund humbasë mbështetësin e saj më të madh në Kongresin amerikan, Eliot Engel, kur të largohet nga detyra
Demokrati amerikan, Eliot Engel, për 30 vitet e kaluara ka përfaqësuar pjesë të Bronksit – një lagje e qytetit të Nju Jorkut me një popullsi të madhe dhe politikisht aktive shqiptare – që nga viti 1989. Ai ka qenë zëdhënësi kryesor i mbështetjes së Kongresit amerikan për njohjen e Pavarësisë …
Më shumë...Kryeministri, Edi Rama bën të ditur se Shqipëria do ta ndihmojë Kroacinë me 250 mijë euro pas tërmetit
Kryeministri Edi Rama njofton se Shqipëria do të ndihmojë Kroacinë pas tërmetit të djeshëm me 250 mijë euro. Rama tha se sapo e ka firmosur këtë vendim, ndërsa ka publikuar dhe një foto. “Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë euro Kroacisë për të ndihmuar …
Më shumë...Italia do punojë intensivisht me Komisionin Evropian për sjelljen e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë
Ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur në takim zyrtar homologun e saj italian, Luigi di Maio. Ajo ka thënë se ka diskutuar me të për një bashkëpunim të për mundësinë e sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës. Haradinaj tha se …
Më shumë...Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i MPMS-së Skender Reçica e vizitojnë Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë
Në këtë fundvit kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. Shkak i situatës COVID-19, banorët rezidentë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë janë detyruar që të qëndrojnë të mbyllur brenda …
Më shumë...Abelard Tahiri: Dita e Veteranëve të UÇK-së, i gjen veteranët pa ata që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Dita e Veteranëve të UÇK-së, i gjen veteranët pa ata që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe i prinë asaj atëherë kur s’kishte tjetër rrugë. Tahiri ka thënë se “Sot kur shoqëria frymon e lirë në …
Më shumë...Gramoz Ruçi: Ne nuk do të lejojmë të njolloset imazhi i Kosovës, i luftës së saj çlirimtare dhe i përpjekjeve për ta ndërtuar Shtetin
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot delegacionin e PDK-së, të kryesuar nga Enver Hoxhaj. Në takim morën pjesë Zëvendëskryetari i PDK, Xhavit Haliti, dhe Sekretari e Përgjithshëm, Uran Ismaili. Kryekuvendari Ruçi vlerësoi qëndrimin dinjitoz te drejtuesve institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të UÇK-së dhe gatishmërinë e …
Më shumë...Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, gjuhëtari i njohur shqiptar, Mehmet Çeliku
Në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë profesori dhe gjuhëtari i mirënjohur, Mehmet Çeliku. Profesor Çeliku ishte një gjuhëtar i shquar dhe titullar i disa lëndëve gjuhësore. Ai ishte gjithashtu bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave dhe ish-rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan. Mehmet Çeliku ka lënë pas një gamë të …
Më shumë...Jozefina Topalli: Është unike në botë që shoqëria të jetë më e pakënaqur nga opozita, sesa nga pozita-qeveria
Ish-nënkryetarja e PD-së dhe kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli deklaroi sot se “është unike në botë që shoqëria të jetë më e pakënaqur nga opozita, sesa nga qeveria, sepse ata kanë tradhtuar atë që ishte shpresa e shqiptarëve tek opozita për të sjellë një ndryshim”. Topalli iu referua …
Më shumë...Qeveria e Kosovës ka shtyrë për në prill themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të luftës në Kosovë
Qeveria e Kosovës ka pasur një mbledhje sot. Në njoftimin për media të dërguar nga kryeministria bëhet me dije për vendimet që janë marrë në këtë mbledhje. Në këtë mbledhje është marr vendim që të shtyhet afati i paraparë për paraqitjen e analizës/studimit nga Grupi punues për themelimin e Institutit …
Më shumë...Forca e Sigurisë së Kosovës e shpreh gatishmërinë për të ofruar ndihmën e nevojshme pas tërmetit në Kroaci
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar letër homologut të tij kroat Andrej Plenkoviq të cilit i ka shprehur keqardhjen për viktimat e tërmetit dhe i ka ofruar mbështetjen e institucioneve të Kosovës për t’u përballur me pasojat. Hoti ka shprehur besimin se Kroacia do ta kalojë …
Më shumë...Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në tre mujorin e tretë të këtij viti, shkalla e papunësisë ka qenë 24.6%
Në tre mujorin e dytë punësimi ka shënuar rënie në 60 mijë e 31 persona krahasuar me tre mujorin e parë. Mirëpo në raportin e publikuar sot për tre mujorin e tretë nga ASK i bie që numri i të punësuarve ka shënuar rritje për 13 mijë e 404. Derisa …
Më shumë...