Daily Archives: 07/04/2016

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili me këtë rast uroi kryetarin Veseli për përmbylljen e suksesshme të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës nga ana e Kuvendit, duke e konsideruar ditën e sotme si historike …

Më shumë...

Vetëvendosja kërkoi lirimin e aktivistëve që u arrestuan derisa po gjuanin me gur ndërtesën e Kuvendit

Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e aktivistëve,  të cilët u arrestuan derisa po gjuanin me gur ndërtesën e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës solemne kur po jepte betimin kryetari, Hashim Thaçi. Vetëvendosja ka ripërsëritur se ajo nuk e njeh, Hashim Thaçin kryetar të Kosovës dhe se nuk do ta njohin …

Më shumë...

Në seancën e betimit të Hashim Thaçit në postin e kryetarit munguan edhe deputetë të LDK

LDK

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ku para deputetëve u betua kryetari, Hashim Thaçi, përveç deputetëve të opozitës munguan edhe deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Derisa kryetari Hashim Thaçi po betohej para deputetëve të Kosovës se detyrën e kryetarit të vendit do ta kryej me përgjegjësi të plotë …

Më shumë...

Aktivistë të AAK-së kanë vendosur posterë me përmbajtje kundër Hashim Thaçit

AAK

Aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur posterë me përmbajtje kundër Hashim Thaçit. AAK-ja njofton se aktivistët e saj kanë vendosur disa posterë ne vende publike në të gjitha vendet e Kosovës duke kundërshtuar kështu inaugurimin e Presidentit të ri. Nëpër posterët e shpërndarë në mes tjerash shkruan: …

Më shumë...

Kosova dhe Letonia nënshkruan marrëveshje për fuqizimin e bashkëpunimit

Kosova dhe Letonia nënshkruan marrëveshje për fuqizimin e bashkëpunimit. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe ministri i Mirëqenies së Republikës së Letonisë, Janis Reirs. Gjatë takimit në mes tyre, ministri,Arban Abrashi tha se Kosova dhe Letonia po ballafaqohen me sfida të njëjta sa …

Më shumë...

Në fazën e parë të aplikimeve për grante në Bujqësi – 1618 aplikacione

Ka përfunduar faza e parë e aplikimeve për mbështetje të projekteve për zhvillim rural/grante nga fondi prej 23 milionë eurove që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka planifikuar këtë vit. Aplikimi është mbyllur për tri masat mbështetëse, Masën 101 që ka të bëjë me prodhimin, Masën 302 që …

Më shumë...

Rifillojnë punimet në ndërtimin e trotuarit Kastriot -Mazgit

Kanë rifilluar punimet në ndërtimin e trotuarit nga Kastrioti në Mazgit. Një pjesë e punimeve në këtë trotuar janë zhvilluar vitin e kaluat. Drejtoria e Urbanizmit, kishte planifikuar që ndërtimi i këtij trotuar të realizohej në dy faza. Këmbësorëve të këtij fshati që janë të shumtë që lëvizin në drejtim …

Më shumë...

Pjesëtarë të familjeve: Jashari dhe Haradinaj nuk morën pjesë në ceremoninë e betimit të Hashim Thaçit, në Kuvend

Pjesëtarë të familjeve: Jashari dhe Haradinaj nuk morën pjesë në ceremoninë e betimit të Hashim Thaçit, në Kuvend

Pjesëtarë të familjeve emblematike të kombit:  Jashari dhe Haradinaj nuk morën pjesë në ceremoninë e betimit të Hashim Thaçit, në Kuvend edhe pse ishin rezervuar vendet për pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e betimit të Hashim Thaçit për postin e kryetarit të Kosovës. Përveç tyre është vërejtur edhe mungesa e …

Më shumë...

Thaçi: Do të jem i përkushtuar për ta mbrojtur integritetin territorial dhe interesat e çdo qytetari

Thaçi: Do të jem i përkushtuar për ta mbrojtur integritetin territorial dhe interesat e çdo qytetari

Në Kuvendin e Kosovës u mbajt seanca solemne, në të cilën Hashim Thaçi u betua për kryerjen me përgjegjësi dhe përkushtim të detyrës së kryetarit të vendit. Gjatë fjalës së betimit në Kuvend,  ku kishte edhe mysafirë të shumtë, kryetari, Hashim Thaçi theksoi në mes tjerash se do të jetë …

Më shumë...

Tri zjarrvënje të qëllimshme brenda javës në komunën e Suharekës

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, në takimin e rregullt javor për  koordinim lokal të sigurisë, duke raportuar për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë javës që lame pas, në mes tjerash ka thënë se moti i mirë  dhe temperaturat e ngritura kanë ndikuar në paraqitjen e zjarreve. …

Më shumë...

Projekti i Pajtim Bytyqit, më i miri në “International Conference GREDIT 2016”

Komuna e Malishevës, e ka përkrahur realizimin e një projekti studimor të realizuar nga studiuesi Pajtim Bytyqi nga fshati Shkozë, Komuna e Malishevës dhe ky studim, në mesin e 240 punimeve tjera studimore, e ka zënë vendin e parë në konferencën ndërkombëtare “Gredit 2016”. Ky studim, është edhe një sukses …

Më shumë...

Mbahet punëtoria e mirëmbajtjes dhe investimeve të Hapësirave Publike në Rahovec  

U mbajt punëtoria për Planin e Mirëmbajtjes dhe Investimeve të Hapësirave të Hapura Publike ( HHP ) për komunën e Rahovecit, projekt ky i DEMOS-it zviceran dhe në partneritet me komunën e Rahovecit. Teuta Jaha, përfaqësuese e DEMOS-it, thotë se deri më sot është arritur të punohet në tre kapituj …

Më shumë...

Gjokë Dabaj: Kush dhe pse donte t’ i shfaroste shqiptarët me bombë atomike?

Gjokë Dabaj

(Romani  “Grahma e fundit”,  i Romen Garrisë, përktheu, Agim Vinca) Romani “Grahma e fundit” është përkthyer në nja 20 gjuhë dhe, sado që flet në më shumë se gjysmën e vet për Shqipërinë, më saktë për RPSSH-në, problemi është gjithbotëror. Ç’po bëhet kështu me NJERIUN dhe me PLANETIN, në të …

Më shumë...

Në 17-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmoret: Mukadeze Lika, Jehona Raka, Lumnije Raka dhe Emsale Frangu

Në 17-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmoret: Mukadeze Lika, Jehona Raka, Lumnije Raka dhe Emsale Frangu

Sot përkujtohet 17 vjetori i rënies së dëshmoreve të luftës së UÇK-së: Mukadeze Lika- Muhaxheri, Jehona Raka, Lumnije Raka dhe Emsale Frangu, të cilat ranë trimërisht në fushë të betejës  më 9 prill të vitit 1999, në Lagjen Rakoc të Kaçanikut. Ora përkujtimore është organizuar nga gruaja Demokratike e Kosovës- …

Më shumë...

Partia FJALA dënon sulmin kundër ish-ushtarit të UÇK-së, Nysret Krasniqi

Partia FJALA

Partia FJALA dënon fuqishëm sulmin fizik kundër  ish-ushtarit të UÇK-së Nysret Krasniqi, i cili ka qenë  edhe pjesëtar i njësisë speciale në Kuadër të UÇK-së. Ai ka luftuar e ka dhënë shumë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, prandaj sulmi ndaj tij, është sulm kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është …

Më shumë...

Kuvendi sot mban seancë solemne në të cilën do të bëhet betimi i Hashim Thaçit në postin e kryetarit

Thashim Thaçi - tretë

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë solemne, në të cilën do të bëhet betimi i Hashim Thaçit në postin e kryetarit. Senaca do të mbahet në ora 11.00 dhe në të do të merr pjesë edhe kryetarja e deritashme, Atifete Jahjaga. Inaugurimi i kryetarit të vendit do të bëhet më …

Më shumë...