Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku ka pritur të enjtën në një takim zëvendëskomandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Brigade Federico Collina. Gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë, bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe KFOR-it, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi …
Më shumë...Institucionet
U mbajt konsultim publik për Draft-Hartën Zonale të Komunës së Rahovecit
Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit të komunës së Rahovecit, mbajti të enjtën konsultimin publik për Draft-Hartën Zonale të Komunës, me pjesëmarrjen e qytetarëve, përfaqësuesve të Institutit INSI, kompani hartuese e dokumentit, institucioneve komunale dhe palëve të tjera të interesuara. Gjatë takimit u prezantua Draft-Harta Zonale dhe u …
Më shumë...U zbulua pllaka përkujtimore në nderim të dëshmorëve Mustafë Durguti, Halim Durguti dhe Nuredin Durguti
Të enjtën u zbulua pllaka përkujtimore në nderim të dëshmorëve Mustafë Durguti, Halim Durguti dhe Nuredin Durguti, të cilët u pushkatuan nga forcat e regjimit serbo-jugosllav në Bubavec, më 13 dhjetor 1945. Me këtë rast u nderua sakrifica dhe kontributi i tyre për lirinë e atdheut, duke ruajtur të gjallë …
Më shumë...Komuna e Malishevës vazhdon mirëmbajtjen e ambientit dhe hapësirave të gjelbra
Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, po vazhdon angazhimin në mirëmbajtjen e ambientit dhe hapësirave të gjelbra në qytet. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Izet Hoti, së bashku me zyrtarin për ambient, Naser Morina, kanë parë nga afër punimet në rregullimin dhe mirëmbajtjen e ambientit, në parkun …
Më shumë...Fitore e Malishevës për plasman në Rrethin e Dytë të UEFA Conference League
FC Malisheva e ka mundur të mërkurën në Kampin Nacional në Hajvali, bindshëm Vllazninë e Shkodrës me rezultat 5:0, në ndeshjen e kthimit të rundit të parë të kualifikimeve në UEFA Conference League, duke kaluar kështu në rrethin e dytë eliminator. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Loro Boriqi” …
Më shumë...Trajnim për trajtimin e rasteve të dhunës psikologjike
Në organizim të Zyrës për Barazi Gjinore të Komunës së Deçanit, u mbajt trajnimi me temën “Trajtimi i rasteve të dhunës psikologjike”, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore në Komunën e Deçanit. Trajnimi u ligjërua nga Sandra …
Më shumë...Filluan punimet në ndërtimin e Parkut Solar në Kramavik dhe Gur të Kuq
Në fshatin Kramavik të Rahovecit është mbajtur ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e Parkut Solar me kapacitet prej 105 MW, një prej projekteve më të rëndësishme në sektorin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë. Në ceremoni morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë, …
Më shumë...Mirëmbajtja e hapësirave publike po vazhdon me intensitet në të gjithë komunën
Mirëmbajtja e hapësirave publike po vazhdon me intensitet në të gjithë komunën e Skenderajt, përmes kositjes, ujitjes dhe kujdesit të vazhdueshëm për gjelbërimin. Përkushtimi i përditshëm për mirëmbajtjen e mjedisit kontribuon në krijimin e një ambienti më të pastër, më të rregullt dhe më të këndshëm për të gjithë qytetarët. …
Më shumë...Kryetari Lushtaku mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë
Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Kosovë, Sh.T. Sabri Tunç Angılı, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e shënimit të 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë. Pjesëmarrja në këtë ngjarje ishte një …
Më shumë...U mbajt konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave
Në ambientet e Kuvendit Komunal të Rahovecit u mbajt konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, organizatave dhe qytetarëve të interesuar. Gjatë takimit u prezantua draft-rregullorja, ndërsa pjesëmarrësit paraqitën komente dhe sugjerime për rritjen e tarifës për mbeturina. Ky proces synon hartimin e …
Më shumë...Ekrem Kastrati: Ta shkruajmë historinë së bashku!
Sot FC Malisheva zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj KF Vllaznia, në kuadër të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League. Me këtë rast përmes një postimi në Facebook, kryetari i komunës, Ekrem Kastrati ka ftuar të gjithë qytetarët e Malishevës, sportdashësit dhe tifozët nga mbarë Kosova që të jenë …
Më shumë...DKRS Ferizaj finalizon përgatitjet për manifestimin tradicional “Ditët e Mërgatës”
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Ferizaj ka finalizuar përgatitjet për organizimin e manifestimit tradicional “Ditët e Mërgatës 2026”. Sot u mbajt takimi koordinues i drejtorit Gazmend Bytyqi me zyrtarët dhe përgjegjësit e sektorëve të drejtorisë, ku u shqyrtuan detajet organizative dhe u koordinuan aktivitetet që do të …
Më shumë...Nënshkruhen kontratat e subvencionimit me 35 përfitues në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të subvencionimit me 35 përfitues në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Me këtë rast, kryetari Haliti i uroi përfituesit për mbështetjen e fituar …
Më shumë...Komuna e Vitisë diskuton mundësitë për investime në sistemet e ngrohjes me biomasë
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të organizatës CNVP, në kuadër të projektit SUNREED, ku është diskutuar procesi i investimeve të mundshme në sistemet e ngrohjes me biomasë përmes modelit të Partneritetit Publiko-Privat (PPP). Gjatë takimit u prezantuan mundësitë dhe hapat e …
Më shumë...Drejtori Naim Pira vizitoi qendrat grumbulluese të grurit
Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në komunën e Vitisë, z. Naim Pira, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, vizitoi sot qendrat grumbulluese të grurit në Viti dhe Kllokot. Gjatë vizitës, ai u njoftua me rendimentet e sivjetme, procesin e grumbullimit dhe çmimet aktuale të grurit. Me këtë rast, …
Më shumë...Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Turqisë
Nënkolonel Besim Gashi dhe nënkolonel Arben Avdyli kanë diplomuar me sukses në Institutin “Kolegji i Bashkuar i Luftës”, në kuadër të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Republikën e Turqisë. Programi i këtij institucioni të nivelit të lartë përgatit oficerët në nivel strategjik, duke zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre në …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
