Me homazhe dhe nderime u shënua sot 28-vjetori i Betejës së Rahovecit, njëra ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ranë heroikisht Dëshmorët e Kombit nga Komuna e Malishevës: Prof. Hamdi Berisha, Habib Berisha, Gani Paçarizi, Ramadan Morina, Sadik Shala, Liman Gegaj, Afrim Krasniqi dhe Ruzhdi …
Më shumë...Institucionet
Njoftim për orarin e Dëgjimeve Buxhetore me qytetarët nga komuna e Malishevës
Njoftohen qytetarët e Komunës së Malishevës dhe kryetarët e fshatrave se sot, e hënë (20.07.2026) fillojnë dëgjimet publike për hartimin e Buxhetit Komunal 2027–2029, me fokus të veçantë në buxhetin e vitit 2027. Ftoheni të merrni pjesë për të dhënë sugjerimet dhe propozimet tuaja për projektet kapitale dhe projektet e …
Më shumë...U mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, u diskutua gjendja e përgjithshme e sigurisë
Në Ferizaj u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në të cilën u diskutuan çështje me rëndësi që lidhen me sigurinë publike, rendin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Në takim morën pjesë përfaqësues të Komunës së Ferizajt, Policisë së Kosovës, institucioneve të sigurisë, arsimit dhe shëndetësisë, si dhe …
Më shumë...Nis peticioni për heqjen e emrit “Uroshevac” nga përdorimi zyrtar, mbështetet nga Komuna dhe partitë politike
Në Ferizaj ka nisur nënshkrimi i peticionit “Për një Ferizaj pa Uroshevac”, një nismë qytetare që synon largimin e emrit “Uroshevac” nga të gjitha dokumentet, regjistrat dhe komunikimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës. Organizatori i peticionit, Bashkim Fazliu, tha se kërkesa është që në përdorim zyrtar të mbetet …
Më shumë...Përkujtohet në 28-vjetorin e rënies, dëshmori i kombit Bashkim Kerolli
Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në Facebook, me nderim dhe mirënjohje të thellë ka kujtuar dëshmorin e kombit Bashkim Kerolli nga Polaci, i cili me 17 korrik 1998 dha jetën për lirinë e Kosovës. Sakrifica e tij mbetet udhërrëfyes i përhershëm, ndërsa …
Më shumë...Kryetari Ramosaj, priti në takim Drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë, znj. Joanne Fairley
Sot, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim Drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë (Peace Corps Kosovo), znj. Joanne Fairley, së bashku me ekipin e saj. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me theks të veçantë në …
Më shumë...Ideali i lirisë është i pavdekshëm
Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së Fortesës ka thënë se kjo betejë zë një vend të veçantë në historinë e lavdishme të Rahovecit. 28 vjet më parë, në këtë vend u shkrua një kapitull krenarie dhe qëndrese ndaj pushtuesit …
Më shumë...Gjaku i tyre rrënjosi lirinë
Në 28-vjetorin e Betejës së Rahovecit, Kryetari i komunës, z. Smajl Latifi bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të OVL të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe para lapidarit të dëshmorëve në Rrugën Tranzite – Rr “UÇK-së”, ku janë të skalitur emrat dhe figurat e luftëtarëve trima që u sakrifikuan për …
Më shumë...Te Muri i Pikëllimit në Rahovec, shënohet fillimi i luftimeve të korrikut të vitit 1998
Sot, te Muri i Pikëllimit në Rahovec, kryetari i komunës, z. Smajl Latifi bashkë me bashkëluftëtar nderuan fillimin e luftimeve të korrikut të vitit 1998, duke kujtuar të gjithë ata që dhanë jetën në Epopenë e Rahovecit, e veçanërisht dy djem që u bënë simbol i kësaj beteje. Avdullah Bugari …
Më shumë...Përkujtohet në 28 vjetorin e rënies Heroi i Kosovës, Shejh Myhedin Shehu
Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me familjarë, miq, e bashkëpunëtorë, kanë kujtuar në 28-vjetorin e rënies, Heroin e Kosovës, Shejh Myhedin Shehu.Më 21 korrik 1998, gjatë ditëve të Epopesë së lavdishme të Rahovecit, forcat serbe e ekzekutuan pabesisht pranë Teqesë së Madhe të Halvetive, së …
Më shumë...Inaugurohen shkronjat e Arta të UÇK-së në Retijë
Në fshatin Retijë të Rahovecit, u mbajt ceremonia e inaugurimit të shkronjave të arta të UÇK-së, në praninë e familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, përfaqësuesve institucionalë, banorëve dhe mysafirëve të shumtë. Ky aktivitet u organizua në nderim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të sakrificës së dëshmorëve, …
Më shumë...Rendimente të larta dhe cilësi e mirë – fushata e korrjes së grurit drejt përfundimit në Malishevë
Fushata e korrje-shirjeve në territorin e Komunës së Malishevës po shkon drejt përfundimit, ndërsa rezultatet e deritanishme tregojnë një nga sezonet më të suksesshme të viteve të fundit, si për nga rendimenti, ashtu edhe për nga cilësia e grurit. Për të parë nga afër ecurinë e korrjes, drejtori i Drejtorisë …
Më shumë...Ferizaj i bëri homazh Nexhmije Pagarushës përmes muzikës së saj të pavdekshme
Brenda manifestimit “Ditët e Mërgatës”, mbrëmë në Ferizaj u mbajt koncerti “Homazh për Nexhmije Pagarushën”, i organizuar nga Fondacioni Ramë Lahaj në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Ferizajt. Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione, publiku pati mundësinë të rikthehej te disa nga …
Më shumë...Kryetari Haliti mbajti takim koordinues për organizimin e Festivalit NEXUS
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim koordinues me Drejtorinë e Shëndetësisë, Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Inspektoratin Komunal, Policinë e Kosovës, Njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, organizatorët dhe institucionet e tjera përkatëse, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Festivalit NEXUS, i cili …
Më shumë...Kryetari Ramosaj ka pritur në takim, Koordinatorin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley
Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur në takim, Koordinatorin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, z. Stephen O’Malley, i cili shoqërohej nga përfaqësues të agjencive të OKB-së. Gjatë takimit ka shkruar Ramosaj është biseduar për zhvillimet në komunën e Deçanit dhe mundësitë e bashkëpunimit …
Më shumë...Në Ferizaj shënohet Dita e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u shënua Dita e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj. “Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shënuam sot Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
