Njoftime

Kudo në Kosovë vazhdojnë aktivitetet tematike e përkujtimore në 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në shënim të  Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot nga ora 8:00 ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës iu ka kushtuar   historisë së “Epopesë”. Nga ora 10:00 kanë filluar  homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa  prej orës 13:00 mbahen  homazhe nga …

Më shumë...

Ka filluar të realizohet programi zyrtar për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ashtu sikur është paraparë, në Programin për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot u mbajt seanca solemne e Kuvendit. Seanca solemne janë mbajtur edhe nga Kuvendet Komunale të Kosovës. Po ashtu janë rreshtuar dhe kanë defiluar  kuadratet e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë. …

Më shumë...

Pullat postare, “Flora-Bimët endemike”

Nga sot, Posta e Kosovës përmes Filatelisë së saj lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e ri të pullave postare “Flora-Bimët endemike”, të realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Natyrore. Motivet e katër pullave postare që sot emetohen në imazhe, bartin llojet e katër bimëve të rrezikuara nga …

Më shumë...

Sot, më 5 Mars – në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, LSHK Jep çmimin tradicional letrar, “Adem Demaçi”

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës vazhdimisht në forma të ndryshme ka shënuar luftën heroike të kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse tashmë në kuadër të “Epopesë së UÇK-së” përvjet organizohet akademia letrare-artistike “Ora e Lirisë”, një manifestim tradicional mu në fillimin e luftës së lavdishme …

Më shumë...

Sot në Krojmir, me një aksion të organizuar vullnetar, po pastrohen rrugët e fshatit nga mbeturinat dhe po hapen kanalet

Me iniciativën paraprake,  për pastrim të rrugëve të fshatit Krojmir nga mbeturinat, hapjen e kanaleve, pastrimin e trotuareve, disa banorë  të fshatit kanë filluar  aksionin për pastrim. Këtë aksion të organizuar me iniciativë vullnetare nga Sami Mustafë Qeriqi, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të rinj  të fshatit …

Më shumë...

Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm

Në Stacionin Policor në Gjakovë, me datën 01.03.2024 viktima femër kosovare kishte raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i saj), i kishte  shkaktuar dhunë psikike. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë filluar me hetimin e rastit. Pas një pune operative dhe hetimore, sot ka rezultuar me lokalizimin dhe arrestimin …

Më shumë...

Më 6 mars 2024, në Prekaz në lagjën Jasharaj bëhet zbulimi i busteve për Dëshmorët e Kombit: Hamit dhe Sala Jashari

Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, Komuna e Skënderajt, e përkrahur edhe nga  OVL e UCK-së, njoftojnë opinionin publik, familjarët e Dëshmorëve të Kombit, invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, përfaqësuesit institucional dhe të gjithë qytetarët se më 6 mars 2024, duke filluar në orën 10:00  në Prekaz në …

Më shumë...

Menderes Zeneli: Shoqëria ,,Lëvizja ‘’ në Zvicër në nderim të Halit Zeqirit!

Bashkë me familjarët , bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët e shumë të tjerë nderuam me një Akademi Përkujtimore , shokun, familjarin, prindin, vëllaun tonë Halit Zeqiri! Të pranishëm ishin  një numër i madh: Asije Zeqiri, shoqja bashkudhëtare e jetës së Xha Halitit me trashëgimtarët e tyre, Medi Zeqiri, Lulije Zeqiri, Agron Zeqiri, Teuta …

Më shumë...

Drejtori i Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi, ka falënderuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj për ndarjen e Mirënjohjes

Drejtori i Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi, ka falënderuar kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj për ndarjen e Mirënjohjes, me motivacion:  “Me besim në Zot Atdhe e Shtet”. Ai ka shkruar me këtë rast.  “Shumë i nderuar dhe i respektuar kryetar i AAK-së, z Ramush Haradinaj. Në pamundësi për të ardhur …

Më shumë...

Me 2 mars 2024 në një vjetorin e vdekjes përkujtohet luftëtari i tri luftrave çlirimtare Agron Haradinaj

Agron Haradinaj, kishte ndërruar jetë  nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit. Agroni, ishte një nga të burgosurit politik më të ri në moshë, kurse gjatë luftës çlirimtare një …

Më shumë...

Taulant Habib Morina: Organizohen homazhe për Luftëtarin e lirisë Habib Morina

Valdet Berisha: Kujtim për veteranin e Luftës së UÇK-së, Habib Morina, ( 1956 - 2018) në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta

Njoftim: Në nderim të jetës dhe veprës së Luftëtarit të lirisë Habib Morina, organizohen homazhe me datë 01.03.2024( e premete ) ora 11:00, tek varrezat e Dëshmoreve në kodër të kuqe- Grabanicë të Klinës. Ardhja e juaj nderon kontributin për liri! Më Respekt Familja Morina:

Më shumë...

UNDP publikoi Përmbledhjen 25-të të Pulsit Publik

UNDP

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi sot edicionin e 25-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik. Anketa e opinionit e Pulsit Publik nxjerr në pah perceptimet e njerëzve për çështjet socio-ekonomike, politike, të sigurisë dhe mjedisit. Përmbledhja e Pulsit Publik 25 bazohet në të dhënat e …

Më shumë...

OVL-UÇK-DEÇAN: Me 28 shkurt 2024, mbahen homazhe për Dëshmorin e Kombit Albesian Mataj

Albesian Salih Mataj (3.8.1982 - 28.2.1999)

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega Deçan, njofton opinionin publik: Të nderuara Familje të Dëshmorëve, Invalid dhe Veteranë të Luftës së UÇK-së. Të nderuar qytetarë! Ju njoftojmë se me datë 28.02.2024, mbahen homazhe për Dëshmorin e Kombit Albesian Mataj. Homazhet mbahen në orën 10:00,në varrezat e qytetit në …

Më shumë...

Izet Shala: ‘MARSI I PRANVERËS SHQIPTARE’

‘MARSI I PRANVERËS SHQIPTARE’ Shoqata për Kulturë dhe Letërsi ‘Tafil Kelmendi’ Malishevë, ka kënaqësinë t’ju ftoj në përurimin e veprës ‘MALISHEVA POETIKE’ , me 34 poetë. Do të mbahet, më 9 mars 2024, në ora 13:00 në sallën e kuvendit të komunës së Malishevës. Kryetari, Ma.sc. Fadil Javori

Më shumë...

Kompania e pijeve freskuese “Royal Beverage”, ka lansuar me sukses shijen e re “Royal Water”

Kompania e pijeve freskuese “Royal Beverage”, ju informon se ka lansuar me sukses shijen e re te Ujit natyral, e cila ka kaluar fazat e pёlqyeshmёrisё dhe tani ёshtё shtrirё nё shumicёn e marketeve nё vend. Bёhet fjalё pёr shijen e re tё Ujit natyral me limon “Royal Water”. Uji …

Më shumë...

𝐔 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭 𝐢 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭ë 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬

Me 44 vota për, Ganimete Xhelili u rizgjodh kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONDK) për një mandat të dytë. Mandati i Xhelilit në këtë pozitë është trevjeçar. Zgjedhja e saj në këtë pozitë u bë gjatë Kuvendit të rregullt zgjedhor të mbajtur të shtunën, më 24 shkurt 2024, …

Më shumë...