Brickos

Institucionet

Komuna e Ferizajt pritet në Unionin e Bashkive në Tiranë

Në Pallatin e Brigadave në Tiranë, mbrëmë është zhvilluar ceremonia e pritjes së përfaqësuesve të komunave nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi, kryetarët e komunave anëtare të UBSHR-së, bashkive të Shqipërisë, komunat Arbëreshe, komuniteti shqiptar në SHBA etj, që do të bëhen pjesë e Paradës së Shqiptarëve …

Më shumë...

Komuna e Deçanit i uron gjithë shqiptarët ku do ku janë me rastin e festës së Flamurit

Komuna e Deçanit i uron gjithë shqiptarët ku do ku janë me rastin e festës së Flamurit. Në urim thuhet: Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, është festa që shqiptarët i bën një. Andaj është e udhës që për këtë datë të rëndësishme kombëtare, …

Më shumë...

Smajl Latifi: Urime për 27 Nëntorin – Ditën e Forcës

Urime për 27 Nëntorin – Ditën e Forcës Sot, Kosova feston Ditën e Forcës, Ditën e Ushtrisë së saj. Ushtria e Kosovës është suksesi më i madh i pasluftës, sepse pjesë e saj janë djemtë dhe vajzat më të mira të vendit, sepse është trashëgimtare e drejtpërdrejtë e Ushtrisë Çlirimtare …

Më shumë...

Ka vazhduar nata e dytë e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare  Skenderaj 2023”

Në ambientet e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” ka vazhduar sonte nata e dytë e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare  Skenderaj 2023” edicioni i 18, i cili organizohet në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit; Ditës së Flamurit Kombëtar, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari …

Më shumë...

Kryetari Latifi uron me rastin e Ditës së Forcës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me rastin e 27 nëntorit ditës së Forcës i ka uruar të gjithë qytetarët, ai ndër të tjera ka thënë:  Sot, Kosova feston Ditën e Forcës, Ditën e Ushtrisë së saj. Ushtria e Kosovës është suksesi më i madh i pasluftës, sepse pjesë …

Më shumë...

Në Ferizaj u mbajt Festivali i Këngës Popullore “Kosovarja Këndon”

Zërat e bukur të vajzave e grave për të 51-tin vit me radhë jehuan në Ferizaj në Festivalin e Këngës Popullore “Kosovarja Këndon”, nën shoqërimin e orkestrit të AAKV “Kastriotët”, ngjarje kjo një nga vlerat e trashëgimisë sonë shpirtërore e cila në vigjile të 28 Nëntorit i solli publikut ferizajas …

Më shumë...

Në Ferizaj u ngrit Flamuri Kombëtar për të përshëndetur e uruar çdo kalimtarë e bashkëqytetarë në shënim të 28 Nëntorit

Në Ferizaj, u ngrit Flamuri Kombëtar për të përshëndetur e uruar çdo kalimtarë e bashkëqytetarë, në shënim të 28 Nëntorit të lavdisë dhe krenarisë, 28 Nëntorin e ngritjes së flamurit kombëtar në Krujën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ngritjes së flamurit kombëtar e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në Vlorën e …

Më shumë...

Në Llaushë të Skenderajt është përkujtuar mësuesi Halit Geci, në 26  vjetorin e vrasjes së tij

Sot, në 26  vjetorin e vrasjes së mësuesit të lirisë, i cili u martirizua në vendin e tij të punës teksa po mësonte nxënësit, është përkujtuar mësuesi Halit Geci, i cili ra në mënyrën më heroike të mundshme në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit. Me këtë rast, kryetari …

Më shumë...

Në Deçan është nderuar dhe dekoruar me titullin “KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR”, heroi Afrim Bunjaku

Në vigjilje të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, në Deçan është nderuar dhe dekoruar me titullin “KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR”, heroi Afrim Bunjaku, i rënë heroikisht gjatë operacionit policorë në veri të Kosovës, kundër grupit terrorist serb. Kjo ngjarje e bukur, e organizuar nga Lidhja e Historianëve …

Më shumë...

Të shtunën  në Malishevë u  mbajt Olimpiada  e Matematikës

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), të shtunën ka organizuar mbajtjen e garave ” Olimpiada e Matematikës” në nivel komune, me nxënësit  e klasave të 7-ta,8-ta,9-ta,10-ta,11-ta dhe 12-ta, të cilat  u mbajtën në hapësirat  e  Gjimnazi” Hamdi Berisha” në Malishevë. Në këtë garë, morën pjesë mbi 120 nxënës të shkollave të …

Më shumë...

Komuna e Malishevës nderon dëshmorët dhe mbajti mbledhje solemne për shënimin e 28 Nëntorit

Komuna e Malishevës, nën patronazhin e kryetarit Ekrem Kastrati, me rastin e festave të nëntorit, ka zhvilluar disa aktivitete. Me këtë rast, sot është mbajtur një mbledhje solemne e Kuvendit të Komunës, si dhe janë  bërë nderime dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe Prekaz. Fillimisht, Kuvendi …

Më shumë...

Kryetari Haliti me mesazh urimi për nder të 28 Nëntorit

Në prag të shënimit të festës së 28 Nëntorit, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ju është drejtuar të gjithë qytetarëve vitias dhe gjithë kombit shqiptar me një mesazh urimi. Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë dhe bashkëkombës shqiptarë ku do që jeni! Në prag të shënimit të  …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e dhjetë të rregullt. Në fillim të kësaj mbledhje fillimisht është mbajtur një minutë heshtje në shenjë respekti për mësimdhënësen Arjeta Maliqi e cila ndërroj jetë gjatë procesit mësimor në Goshicë të Vitisë. Më pas kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë,  Bekim …

Më shumë...