leoni

Institucionet

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorë të drejtorive

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e radhës të rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale, ku diskutuan një varg çështjesh të angazhimeve ditore si dhe planeve në secilin sektor të komunës. Po ashtu, u raportua për punën javore, si dhe sfidat me të cilat janë …

Më shumë...

KFOR-i italian jep donacion për “ SHOQATEN E GRUAS, JETA” në Komunën e Deçanit.

Sot u bë pranimi i donacionit  të pajisjeve laptop, printer dhe SMART TV-DONACION nga KFORI ITALIAN për “ SHOQATEN E GRUAS, JETA” në Komunën e Deçanit. Komuna e Deçanit është shprehur mirënjohëse dhe falënderuese ndaj KFORIT për përkrahjen e vazhdueshme që po e bën ndaj kësaj komune.

Më shumë...

QKMF në Viti pranon donacion nga mërgimtarët

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka pranuar sot një donacion përmes shoqatës “Stublla” në Zvicër, nga donatori Daniel Dema. Nga ky donacion, QKMF në Viti është pajisur me inventarë shumë të nevojshëm, ku janë pranuar 34 shtretër dhe 34 komoda përcjellëse.

Më shumë...

Viti 2023, vit i zhvillimit të bujqësisë në Skenderaj

Edhe 40 bujq, respektivisht pemëtarë përfitojnë nga skema e bujqësisë e Komunës së Skenderajt, të cilëve u janë shpërndarë fidane të kumbullës, arrës dhe qershisë, si dhe gërshërët elektrik bashkë me sistemin e ujitjes pikë-pikë. Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka thënë se përkrahja për bujqit nuk do …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit

U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit. Në takim morën pjesë, anëtarët e Komitetit për Komunitete, Policia e Kosovës,  OSBE, dhe UNMIK-u. Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i  informoi për pikat  e rendit …

Më shumë...

Komuna e Deçanit ka mbajtur takim në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”

Në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në bazë gjinore”, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka mbajtur sot takim me anëtarët e Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje. Së bashku me anëtarët e këtij Mekanizmi, të cilët njëkohësisht përfaqësojnë institucione të rëndësishme në luftimin e …

Më shumë...

Kuvendi i Vitisë votoi pro vendimit për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 në shumë prej 50 euro

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit “Faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 për qytetarët e komunës së Vitisë”.  Kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar rreth procedimit të kërkesës së iniciuar nga grupit i këshilltarëve të VV-së e …

Më shumë...

Kryetari Nura ka inspektuar punimet në lumin “Klina”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura së bashku me drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha – Ademi dhe drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë mbikëqyrë sot ecurinë e punimeve të projektit për zgjerimin dhe trajtimin e shtratit të Lumit “Klina”, punime …

Më shumë...

U mbajt takimi me drejtorë e kryetarë të këshillave drejtuese të shkollave në komunën e Rahovecit

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me drejtorin e DKA-së, mbajtën takimin e radhës me drejtorët dhe me kryetarët e këshillave drejtuese të shkollave të komunës. Në këtë takim ishin të pranishëm komandanti i stacionit policor në Rahovec dhe kryetarja e këshillit komunal të prindërve. Çështjet …

Më shumë...

Mbështetja e bizneseve është prioritet i komunës së Rahovecit

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi nënshkruan marrëveshjet e subvencionimit me 19 biznese përfituese nga thirrja e lansuar nga Drejtoria për Ekonomi, Turizëm dhe Zhvillim. Nga kjo thirrje kanë përfituar 11 biznese artizanale që menaxhohen nga gratë, 2 biznese përpunuese të ushqimit dhe 6 metalpunues. Komuna e Rahovecit …

Më shumë...

Helshani: Një vit i suksesshëm i punës për Komitetin e Komuniteteve

Në mbledhjen e dymbëdhjetë  të rregullt për Komitetin e Komuniteteve në komunën e Malishevës, Kryesuesi, Amrush Helshani e vlerësoi, një vit të suksesshëm të punës dhe të realizimit të planit për vitin 2023  si në: Përmirësimin e infrastrukturës për banim të komunitetit minoritarë në  nevojë,  në mirëqenie sociale, integrimin në …

Më shumë...

Kryetari Haliti pranon rekomandimet e dhënë nga  Ekipi i Audimit Social

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot një takim me ekipin e Auditimit Social në komunën e Vitisë,  nën mbështetjen e BIRN-Kosova në kuadër të projektit DEMOS.  Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Jeta Xharra, e cila ndër tjerash theksoj se kanë përgatitur një draft raport …

Më shumë...

Në komunën e Skenderajt janë nënshkruar kontrata për të rinjtë në kuadër të projektit “Komuna për të rinjtë”

Në një ceremoni të organizuar, sot janë nënshkruar kontratat me të rinjtë dhe grupet e të rinjve, në kuadër të projektit “Komuna për të Rinjtë”, në të cilën ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha – Ademi si …

Më shumë...

UN Women Europe dhe  Central Asia kanë mbajtur takim me gra ndërrmarëse dhe fermere

UN Women Europe dhe  Central Asia, kanë mbajtur një takim me gra të reja ambicioze,  ndërmarrëse dhe gra fermere për t’u pajisur me mjete digjitale dhe njohuri inovative. Pjesë e këtij takimi ishin gra nga Komuna e Ferizajt dhe Gjakovës, ndërsa kjo vjen si rezultat i rekomandimeve të UN Women …

Më shumë...

Në Ferizaj është mbajtur një takim në kuadër të projektit “Gruaja,Paqja dhe Siguria”

Organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, në partneritet me Komunën e Ferizajt, gjatë ditës së sotme është mbajtur një takim në kuadër të projektit “Gruaja, Paqja dhe Siguria”. Në këtë takim kanë marrë pjesë akterë  të ndryshëm, duke përfshirë përfaqësues të Komunës së Ferizajt, gra nga komuniteti, përfaqësues …

Më shumë...

Në Ferizaj diskutohet për përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, gjatë ditës së sotme ka  pritur në një  takim, bartësit e aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale, Rozafa Ukimeraj, Vjendita Avdiu Musliu, Visar Zekaj, Driton Hoxha. Në këtë takim është diskutuar lidhur me aktivitetin Kontrata Sociale, ku pjesë e kësaj kontrate tashmë është edhe …

Më shumë...