Lajmet

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim elektoral në Drenas

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim elektoral në Drenas

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, gjatë tubimit elektoral në Drenas, ka thënë se fitoret për Kosovën nisin çdo herë nga Drenica, ndërsa fitorja e PDK-së kësaj radhe do të vuloset në Prishtinë, më 6 tetor. Ai në fjalën e tij shpalosi projektin e subjektit që ai drejton ndërsa …

Më shumë...

Ramush Haradinaj ka kritikuar të gjithë kundërshtarët e tij politikë, Kadri Veselin, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

Ramush Haradinaj ka kritikuar të gjithë kundërshtarët e tij politikë, Kadri Veselin, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë në ditën e pestë të fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit ka qëndruar në Besianë. Haradinaj në një tubim me qytetarët të Llapit, ka thënë se ky koalicion ka plan konkret për zhvillimin e vendit. Ai edhe në këtë tubim …

Më shumë...

Një grup i biznesmenëve dhe afaristëve që veprojnë në diasporë janë bërë pjesë e familjes së Nismës Socialdemokrate

Një grup i biznesmenëve dhe afaristëve që veprojnë në diasporë janë bërë pjesë e familjes së Nismës Socialdemokrate

Një grup i biznesmenëve dhe afaristëve që veprojnë në diasporë janë bërë pjesë e familjes së Nismës Socialdemokrate. Kastriot Kryeziu, Adil Suteri, afaristë nga diaspora dhe Besian Kryeziu, Fatmir Kryeziu afaristë nga Kamenica kanë zyrtarizuar aderimin në Nisma, duke u bërë “Bashkë për Shtetin”. Ata janë mirëpritur nga kryetari i …

Më shumë...

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se kur Ferizaj vendos që të fitojë, s’ka kush që e ndalë LDK-në

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se kur Ferizaj vendos që të fitojë, s’ka kush që e ndalë LDK-në

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka nisur fjalimin e saj në Ferizaj me shumë entuziazëm duke qenë e bindur se LDK-ja do të dalë fituese më 6 tetor. “Fitore dhe jo vetëm fitore, por fitore të thellë kanë me pa më 6 tetor krejt Kosova”, ka thënë …

Më shumë...

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hisen Berisha, në Skivjan dhe në Gjakovë ka takuar qytetarë e bashkëluftëtarë

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hisen Berisha, në Skivjan dhe në Gjakovë ka takuar qytetarë e bashkëluftëtarë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Hisen Berisha, gjatë qëndrimit në Skivjan të Gjakovës  ka takuar  qytetarë  e bashkëluftëtar, me të cilët ka biseduar si me  pjesëtarë të një familje të madhe, pikërisht ashtu sikur edhe është Kosova. Nga ky bashkëbisedim entuziazmi dhe përkrahja u shfaq ndaj Gjeneralit të …

Më shumë...

Partia FJALA sot zhvilloi fushatën elektorale në Rahovec

Partia FJALA

Partia FJALA sot në Rahovec zhvilloi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Edhe në Rahovec sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim. Anëtari i kryesisë së Partisë FJALA, Avni Çakmaku tregoi se ehe sot nuk i kemi ftuar qytetarët në tubim …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Doktor Shpëtim Robaj ra derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë

22 vjet nga rënia heroike e humanistit dhe mjekut të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr. Shpëtim Robaj

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në detyrë Fatmir Limaj, ka kujtuar në 21 vjetorin e rënies mjekun e luftës së UÇK-së Shpëtim Robaj. Limaj thotë se Robaj do të kujtohet përherë si një nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut. “Sot, në 21 …

Më shumë...

Një delegacion i Parlamentit gjerman i kryesurar nga Thomas Kreutzer janë pritur nga kryeministri Haradinaj

Një delegacion i Parlamentit gjerman i kryesurar nga Thomas Kreutzer janë pritur nga kryeministri Haradinaj

Delegacioni më i madh gjerman që deri tani ka vizituar vendin, sot dha konfirmimin për thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës e Gjermanisë. Kështu ka deklaruar kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka pritur anëtarët e Parlamentit nga CSU të Landit të Bavarisë i kryesuar nga Thomas …

Më shumë...

Ministri Pacolli, ka pritur sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto

Behxhet Pacolli thotë se është për të ardhur keq që si shtet kemi arritur në këtë gjendje ku polarizimi është në shkallë shqetësuese

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto. Në këtë takim Pacolli ka falënderuar homologun e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës në procesin e shtetndërtimit dhe …

Më shumë...

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa tha se është e mundshme heqja totale e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa tha se është e mundshme heqja totale e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa ka deklaruar për mediet se  është e mundshme heqja totale e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është projekt i mundshëm, sepse edhe grupet e punës kanë punuar platformën e propozimit. Grupet punuese janë mbledhur 7 ditë në Durrës dhe kanë punuar rreth kësaj …

Më shumë...

Ish i burgosuri politik dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, iu ka bashkuar PDK-së

Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Ish i burgosuri politik, veprimtari dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës së UÇK-së, Sadik Halitjaha, iu ka  bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i PDK-së Kadri Veseli, i cili tha se sot na është bashkuar edhe ish-komandanti i Zonës Operative …

Më shumë...

Malisheva do të përfitojë 600 milionë euro për mandatin tonë të parë katërvjeçar premton, Albin Kurti

600 milionë euro për mandatin tonë të parë katërvjeçar premton, Albin Kurti

Gjatë shpalosjes së programit qeverisës, në’ tubimin e sotëm me qytetarët e Malishevës, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti  në ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore,  premtoi se në mandatin e tij katërvjeçar do të paguhen  shtesat për fëmijë dhe do të hiqen tatimet për të ardhurat deri në 300 euro. …

Më shumë...

KMDLNJ ka reaguar kundër diskriminimit, kërcënimit dhe shantazhimit që po u bëhet liderëve serbë të Kosovës nga Beogradi zyrtar

KMDLNJ ka reaguar kundër diskriminimit, kërcënimit dhe shantazhimit që po u bëhet liderëve serbë të Kosovës nga Beogradi zyrtar

KMDLNJ ka reaguar kundër diskriminimit, kërcënimit dhe shantazhimit që po u bëhet liderëve serbë të Kosovës të koalicionit “Liria“ që udhëhiqet nga Nenad Rashiq, kandidat i këtij koalicioni për kryeministër të Kosovës. Kohë më parë, Rashiq dhe kreu i SLS, Slobodan Petroviq kanë deklaruar se e kanë jetën e rrezikuar …

Më shumë...

Derisa Ilir Meta thotë se është “Luan” i Venecias, Elisa Siropali përgjigjet se nuk bën koment për zoologjinë, por për ligjin

Elisa Spiropali: Me fytyrat e maskat e tyre në protesta, nuk ai dalin të krijojnë besimin e publikut, në rrugën e tyre të shëmtuar

Elisa Spiropali, zyrtare e lartë e  Partisë Socialiste, ka komentuar  vendimin e Komisionit të Venecias për shkeljen e Kushtetutës nga kryetari, Ilir Meta. “Procesi ligjor ka nisur, komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi deri në detaje, është analiza se ku konsistoi në kapërcimet dhe shkeljet …

Më shumë...

AAK i bën thirrje kryetarit që ta emërojë anëtarin e tyre në KQZ

AAK i bën thirrje kryetarit që ta emërojë anëtarin e tyre në KQZ

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje presidentit të vendit që ta emërojë anëtarin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Muharrem Nitaj nga AAK, tha se emërimi i anëtarit të tyre duhet të bëhet sa më shpejt. “Jemi vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve dhe AAK ende nuk …

Më shumë...

Gjukanoviq thotë se nuk do t’i komentojë “pritjet” e Patriarkut të Kishës Ortodokse që Mali i Zi të tërheqë njohjen e Kosovës

Milo Gjukanoviq

Kabineti i kryetarit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se nuk do t’i komentojë “pritjet” e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, që Mali i Zi të tërheqë njohjen e Kosovës. “Mali i Zi ka politikë të jashtme të qëndrueshme, të bazuar në interesat e tij shtetërore dhe kombëtare, e …

Më shumë...