Brickos

Ahmet Qeriqi

Mehdi Krasniqi: Mbi disa gabime të (pa) qëllimta

Mehdi Krasniqi

Duke pi “piva” e hanger smoka thojshin, ka me ardh ni kohë edhe ma e mirë. Ka me pasë për krejt mend sa t’dush” E për këtë kohë, ata t’papërgjumurit, krejt natën e çojnë duke ia ndreq vegën vekshit, për me e kapë pa i prekë vala në dorë. Disa …

Më shumë...

Sot në varrezat e Dëshmorëve, në Gllogjan, me nderime të larta nga u varros trupi i veteranit, Avni Hyseni

Sot në varrezat e Dëshmorëve, në Gllogjan, me nderime të larta nga u varros trupi i veteranit, Avni Hyseni

Sot në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan, me nderime të larta nga FSK-ja, në përcjelljen e familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve të shumtë është varrosur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni, i cili vdiq të hënën. I ndjeri Avni Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi për shkak …

Më shumë...

SHVL UÇK në Iliridë: Një telegram ngushëllimi për luftëtarin e ndjerë të lirisë, Avni Hyseni

Avni Hyseni

Shuarja nga jeta e një luftëtari të lirisë, shkakton dhimbje në zemrën e çdo bashkëluftëtari nga tre ushtritë e lavdishme. I dashur vëlla Avni, Duke qenë të vetëdijshëm se shpirti i luftëtarit nuk vdes asnjëherë, atëherë dua ta dini që edhe në këto momente, ne vëllezërit nga Ilirida, jemi krenar …

Më shumë...

Dibran Dibrani: Radios Kombëtare Kosova e Lirë

RKL

Njezet vjet zeri i lirise dhe i krenarise. Radioja Kosova e lire gjate luftes ishte zeri kumbues dhe emblematik, i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves ne krye me komandantin legjendar Adem Jasharin kur furtunat serbiane bashke me shtrengatat siberiane ja msyn kosoves per ta bere shkrum e hi misioni I tyre …

Më shumë...

Hashim Thaçi: Gjatë këtij viti Serbia do ta njohë Shtetin e Kosovës

Hashim Thaçi: Caktimi nga ana e BE-së i Miroslav Lajçakut për të zgjidhur problemin Kosovës, është ofendim

Në një intervistë për “Epoka e Re” kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi shprehet shumë optimist se “dialogu me Serbinë, pastaj arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse, përfundimtare, që do ta sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara. Kjo sipas tij  është ambicia kryesore …

Më shumë...

Aleksandar Vuçiq: Nuk ka zgjidhje tjetër pos arritjes së një marrëveshjeje të pranueshme për serbët e shqiptarët

Vuçiq: Është vetëm çështje kohe para se Serbisë do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, “de facto” apo “de jure”

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën përpos arritjes së ndonjë marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme si për serbët ashtu edhe për shqiptarët, sepse, sipas tij vetëm kjo gjë sjell paqe në të kundërtën s’ka paqe, kuptojeni. Më kuptoni popull dhe …

Më shumë...

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, A. Bahtiri, bashkoi qytetin e ndarë, virtualisht, me nënshkrime të qytetarëve

Lajme për orën 12:00 --- 07.07.2021 Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark është pritur me nderime të larta ushtarake nga ushtarët e FSK-së. Pas takimit, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe gjeneral Clark, do të mbajnë konferencë për medie,. Clark gjatë ditës do të takohet edhe me e ministren e Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla-Shvarc; me kryeministrin Kurti, kryetaren Osmani dhe kryekuvendarin Konjufca. Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e regjistrimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në mesin e zyrtarëve që i është publikuar pasuria është edhe Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, deputeti i Vetëvendosjes. Fillimisht ka paraqitur edhe një tokë bujqësorë në vlerë 60 mijë euro, derisa posedon edhe tri shtëpi të cilat bashkë kushtojnë mbi 1 milion e 300 mijë euro. Të gjitha këto prona, Bahtiri i ka deklaruar në pronësi të përbashkët. Në bazë të deklarimit, Agim Bahtiri posedon pasuri milionëshe. Vetëm një pasuri e paluajtshme, e deklaruar si tokë bujqësore, me mbi 17 hektarë, ka vlerë 6 milionë e 200 mijë euro. Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 18 mijë euro, derisa fëmijët e tij kanë të hyra vjetore në vlerë 336 mijë euro. Ky kryetari i Mitrovicës së Jugut, tani deputetë i Vetëvendosjes, gjatë kohës së luftës së UÇK-së në Kosovës e ka majmur kapitalin, ndërsa pas luftës e ka shumëfishuar. Pagat vjetore që merr Agim Bahtiri tok me familjen e tij, sipas deklarimit publik dhe që arrijnë 350 mijë euro në vit, janë përafërsisht sa pagat vjetore të rreth 2000 veteranëve, në mesin e tyre edhe ata që kanë lënë gjymtyrët në luftë për çlirimin e Kosovës. Sot pritet të zhvillohet takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky takim nuk do të jetë i nivelit të lartë politik por në të do të marrin pjesë nga Kosova zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi dhe nga pala serbe do të jetë i udhëhequr nga Petar Petkoviq. Takimi sotëm mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, do të jetë i pari, prej takimit që zhvilluan më 15 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Më herët, takime të tilla quheshin takime të nivelit teknik, por tani në BE pohojnë se të gjitha takimet janë të karakterit politik. “Gjithçka në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thellësisht politike, asgjë nuk është teknike”, shkroi në Twitter. Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot ku në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar për marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington. Debat ky që po bëhet me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që u mbajt javën që lamë pas, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi derisa tregoi për kërkesën e LDK-së, ai shtoi edhe atë se në këtë debat pret që të jetë edhe kryeministri Albin Kurti me që aty është edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, ky i fundit tashmë si deputet i LDK-së. Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se kjo qeveri e ka lejuar gjuhën fyese ndaj UÇK-së, duke mos reaguar ndaj deklaratava të ndryshme. “Kjo qeveri ka qenë në një vijë me ata që e denigruan UÇK-në dhe kjo është turp”, ka thënë Tahiri. Ai ka thënë se mjafton një angazhim i Qeverisë së Kosovës që në çdo vend të botës të tregohet për veprimet e Aleksandër Vuçiq. Bekim Haxhiu, ka folur në Kuvendin e Kosovës për vaksinat që janë pranuar si donacion nga shteti i Norvegjisë për Kosovën. Ai ka thënë se pranimi i këtyre donacioneve është në kundërshtim me Ligjin për furnizimin me pajisjet medicionale, duke thënë se afati i skadimit të tyre është më së shumti 6 muaj. Haxhiu ka ftuar qytetarët që të kontrollojnë afatin e vaksinave para se të pranojnë që të vaksinohen. Deputeti i PDK-së ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të rrezikojë më shumë shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Babai i ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, Fazli Veseli ka vdekur mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi. “Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli, Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka kujtuar babanë Kadri Veselit. Haradinaj ka thënë se ka qenë pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. “Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura”, ka shkruar Haradinaj në një postim. Kryetari amerikan Joe Biden paralajmëroi të martën se miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur dhe për pasojë komunitetet e tyre janë në rrezik. Në thirrjen e tij më të fundit televizive për njerëzit që të vaksinohen kundër COVID-19, ai tha se varianti Delta i virusit, i cili është më i transmetueshëm dhe më i rrezikshëm, është përgjegjës për gjysmën e rasteve në shumë pjesë të vendit. Dhjetë shtete amerikane po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, Në veçanti, shtetet Kansas dhe Misuri po raportojnë rritje dyshifrore të përqindjes së infeksioneve për shkak të variantit delta. Biden njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara parashikohet të arrijnë në 160 milionë amerikanë plotësisht të vaksinuar deri në fund të kësaj jave. Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta shumëvjeçare pasi prodhuesit e OPEC + u përplasën rreth planeve për të rritur furnizimin për të përmbushur rritjen e kërkesës globale. Çmimet u rriten pas mosmarrëveshjeve për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale. Nafta e papërpunuar Brent arriti një çmimin më të lartë prej 77.84 Dollarë, një nivel që nuk është parë që nga Tetori 2018. OPEC+ përfundoi bisedimet pa një marrëveshje për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale. Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të ecin së bashku me rritjen e prodhimit por refuzuan një propozim të veçantë për të zgjatur kufirin deri në fund të 2022.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se situata e sigurisë gjatë  vitit të kaluar  ka qenë stabile, dhe se e tillë pritet të jetë edhe në të ardhmen. Duke folur për hapjen e Urës  ndarëse mbi  Lumin Ibër, ai ka thënë se fajtor për vonesat në këtë …

Më shumë...

Max Brym: Sulmet anti-semite ndaj meje në Kosovë, një shpjegim personal…

Prof.h.c Max Brym

Nëse bazohemi në faqen e Facebook’ut “Albanien Real Facts” (“Shqipëria Fakte Real”), unë jam “ideolog hebre bolshevik shefi” i “lëvizjes për vetëvendosje”  në Kosovë. Kjo faqe, që udhëhiqet nga njerëz të PDK-ja, gjegjësisht nga personeli i shërbimit sekret SHIK (shefa janë Kadri Veseli dhe Presidenti Thaçi), ka përcaktime të hapura …

Më shumë...

Skënder S.Kapiti: Uroj Radion Kosova e Lirë për vizionin e misionin mediatik të lirë, të vërtetë, të paanshëm dhe opozitar

Skënder S. Kapiti

Ky Urim për “Radio Kosova e Lirë”  vjen edhe në përkujtim të 4 Janarit të vitit 1999, me rastin e 20 Vjetorit të fillimit të transmetimit të parë të fjalës së lirë dhe të zërit çlirimtar të kësaj medie thellësisht patriotike e kombëtare. Ju uroj  Gëzuar Vitin e Ri 2019 …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Ku e sheh komunizmin në Kosovë, Ardi Nurellari ?

Ahmet Qeriqi

Lufta donkishoteske në Kosovë dhe në Shqipëri, e disa analistëve,  për sikur thuhet “dekomunistizim”, është një përpjekje, në radhë të parë e pandershme, kombëtarisht e dëmshme, e pajustifikueshme politikisht  dhe ka për qëllim diskreditimin e një pjesë të lëvizjes së ndritshme, arsimore,  kombëtare e shoqërore të shqiptarëve në Shqipëri dhe …

Më shumë...

Radio-Kosova e Lirë, më 4 janar 2019 përkujton 20-vjetorin jubilar me një program artistik e kulturor

RKL

Në 20-vjetorin e fillimit të transmetimit të Programit, drejtoria e  Radios-Kosova e lirë, më 4 janar 2019,  përkujton përvjetorin jubilar me një program artistik e kulturor. Fillimisht në orën 12:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë,  mbahet pjesa foljore e manifestimit dhe përurohet libri …

Më shumë...

Frank Shkreli: Një urim, një falënderim dhe një dëshirë për Vitin e Ri

Frank Shkreli

Urimet e mia më të përzemërta për Vitin e Ri 2019 shokëve, miqve, kolegëve dhe bashkëpuntorve të mi, të afërt dhe të largët, sidomos lexuesve të nderuar të shkrimeve të mia modeste, në përgjithësi – në gazetat dhe portalet anë e mbanë trojeve shqiptare dhe në diasporë, të cilat me …

Më shumë...

Edi Rama: Kufiri i Shqipërisë me Kosovën është i njëjtë si ai i Shqipërisë me Greqinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë

Edi Rama mendon se Republika e Kosovës nuk është dashur të vet-përjashtohet nga Samiti i Ohrit

Pavarësisht retorikave patriotike me qëllim të përfitimit të besimit të bashkëkombësve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesazhin që dha për fundin e vitit, tha se hapja e kufirit që do të bëhet me Kosovën, synohet do të bëhet edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë. “Së shpejti, besoj …

Më shumë...

Rumania, një shtet i orientuar armiqësisht kundër Kosovës, mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian

Rumania, një shtet i orientuar armiqësisht kundër Kosovës, mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian

Rumania, një shtet i orientuar armiqësisht kundër Kosovës, mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. Roli gjashtëmujor i saj nisi me moton “Uniteti – vlerë e përbashkët evropiane”. Është hera e parë që Rumania do të udhëheqë me bllokun. Në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, më 29 dhjetor, …

Më shumë...

Të paktën 20 civilë afganë, duke përfshirë edhe 12 fëmijë, u vranë të premten në një sulm ajror në Afganistanin lindor

Lufta në Afganistan, e cila filloi në vitin 2001, Amerikës i ka kushtuar 975 miliardë dollarë e qindra mijëra të vrarë dhe të gjymtuar

Të paktën 20 civilë afganë, duke përfshirë edhe 12 fëmijë, u vranë të premten në një sulm ajror në Afganistanin lindor, thanë zyrtarët lokalë, njofton Hina. Sulmi ajror kundër komandantit lokal taleban, Sharifa Maviju në krahinën lindore të Afganistanit të Kunarit është i fundit në një seri sulmesh kundër  udhëheqësve …

Më shumë...

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Me rastin e përfundimit të vitit kalendarik 2018, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës e vizitoi kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë. Në kazermën „Adem Jashari“, në Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së, kryeministri u prit nga ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zëvendës …

Më shumë...