Institucionet

Kuvendi i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjën e gjashtë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja e muajit qershor, seanca e gjashtë e rregullt për këtë vit kalendarik. RENDI I DITËS ishte voluminoz, me 16 pika të rregullta: 1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Shqyrtimi i Raportit të punës …

Më shumë...

Prishtina me 2 korrik, do të jetë nikoqire e ngjarjes qendrore “Amerika dhe Kosova: Një histori lirie për 250 vitet e ardhshme”

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se më 2 korrik kryeqyteti do të jetë nikoqir i ngjarjes qendrore “Amerika dhe Kosova: Një histori lirie për 250 vitet e ardhshme”, e organizuar në kuadër të programit për shënimin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit komunal të Skenderajt

Të hënën në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit për muajin qershor 2026, e udhëhequr nga Kryesuesja, znj. Adelina Spahiu-Alija. Në mbledhje morën pjesë: Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, Nënkryetari i Komunës, z.Fadil Nura, drejtorët e drejtorive si dhe anëtarët e Kuvendit. …

Më shumë...

Ftesë për takim publik me qytetarët e Komunës së Deçanit

Komuna e Deçanit përmes një postimin në faqen zyrtare të saj në Facebook, fton gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në takimin publik me qytetarët, i cili do të mbahet të martën me 30 qershor, në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Deçanit. Ky takim organizohet me qëllim …

Më shumë...

Rahoveci dhe Xaghra (Shara) e Maltës zyrtarizojnë binjakëzimin

Në Xaghra (Shara) të ishullit Gozo në Maltë, së bashku me kryetarin e Këshillit Lokal, z. Victor Curmi, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Këshillit Lokal të Xaghra-s (Shara). Kjo marrëveshje hap një bashkëpunim në shkëmbimin e përvojave, …

Më shumë...

Komuna e Ferizajt ndalon hyrjen e automjeteve në fushat sportive pranë Pallatit të Sporteve “Bill Clinton”

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS) në Ferizaj ka marrë masa për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e hapësirave sportive, duke ndaluar hyrjen dhe parkimin e veturave dhe motoçikletave në fushat sportive pranë Pallatit të Sporteve “Bill Clinton”. Sipas njoftimit të DKRS-së, në hyrje të këtyre hapësirave janë vendosur …

Më shumë...

Kryetari Haliti mbajti debatin e parë publik me qytetarë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot debatin e parë publik me qytetarë. Gjatë prezantimit, kryetari Haliti paraqiti punën e realizuar gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, duke u ndalur te sfidat me të cilat është përballur komuna, arritjet e shënuara dhe prioritetet për periudhën në vazhdim. …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Skenderajt

Sot, në Sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Skenderajt, duke filluar nga ora 13:30, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e kryesuar nga Nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura, me pjesëmarrjen e anëtarëve të KKSB-së. Gjatë mbledhjes u diskutuan çështje të …

Më shumë...

Inspektorati i Komunës së Ferizajt vazhdon me shqiptimin e gjobave për hedhjen e mbeturinave

Inspektorati i Komunës së Ferizajt, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, ka vazhduar aktivitetet e rregullta për identifikimin dhe gjobitjen e personave që hedhin mbeturina në vende të papërshtatshme. Sipas udhëheqësit të Sektorit të Inspektoratit në Ferizaj, Feriz Hyseni, këto masa po ndërmerren me qëllim të rritjes së vetëdijes …

Më shumë...

Vijojnë investimet në infrastrukturën rrugore në dy projekte me rëndësi të veçantë për Komunën e Vitisë

Komuna e Vitisë po vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore, me punime intensive në rrugët Stubëll – Stanqiq dhe Remnik i Ri – Sllatinë e Epërme, dy projekte që do të përmirësojnë ndjeshëm lidhjen ndërmjet fshatrave dhe do të krijojnë mundësi të reja zhvillimi. Rruga Stubëll – Stanqiq do të lidhë …

Më shumë...

Në Ferizaj përurohet vepra murale të ideuar nga Fondacioni Jahjaga të titulluar “Çast”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu bashkë me ish Presidenten e Republikës së Kosovës, Shkëlqësinë e Saj, znj. Atifete Jahjaga, Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Shkëlqësinë e Tij, z. Jonathan Hargreaves, drejtues të institucioneve shëndetësore, mjekë e infermierë, përuruan veprën murale të ideuar nga Fondacioni Jahjaga …

Më shumë...

Po vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka përcjellur nga afër vazhdimin e punimeve për asfaltimin e rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës, një investim i rëndësishëm që po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës. Ky projekt, me gjatësi prej 3 kilometrash, do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Deçanit, miratohen të gjitha pikat e rendit të ditës

Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal të Deçanit, e udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, drejtorët e drejtorive komunale, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe zyrtarë komunalë. Në fillim të mbledhjes, të pranishmit mbajtën një minutë heshtje …

Më shumë...

Komuna e Vitisë mbajti takim koordinues për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit veror

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve lokale dhe mekanizmave përgjegjës për menaxhimin e emergjencave, me fokus përgatitjet për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve gjatë sezonit veror 2026. Gjatë takimit u prezantua Plani Komunal për Parandalimin dhe Menaxhimin e Rrezikut …

Më shumë...

Në Ferizaj u themelua Qendra për Zhvillim Rajonal

Në Ferizaj u themelua Qendra për Zhvillim Rajonal ku përfshihen komunat e Rajonit të Ferizajt me prioritet projektet zhvillimore e strategjike për Rajonin 05 Bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z.Ali Dula, zëvendësministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Arton Konushevci me pjesëmarrjen e Kryetarëve të …

Më shumë...

REAGIM nga Komuna e Ferizajt – Kur keqkuptimi i qëllimshëm shndrrohet në sulm të organizuar propagandistik

Ditëve të fundit, në disa kanale mediale në rrjete sociale, si dhe nga individë që përfaqësojnë ngjyrime politike të caktuara, janë lansuar dezinformata duke krijuar keqkuptim të qëllimshëm me synim zhvillimin e sulmit propagandistik ndaj Komunës së Ferizajt, referuar Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Ferizajt, veçanërisht në …

Më shumë...