Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Kosova e ka mbėshtetjen e BE-sė dhe tė Amerikės pėr vendosjen e rendit dhe ligjit edhe nė veri tė vendit

Kryeministri Hashim Thaēi ka deklaruar se Kosova e ka mbėshtetjen e BE-sė dhe tė Amerikės pėr vendosjen e rendit dhe ligjit edhe nė veri tė vendit. Ndėrkohė,  folur pėr akordimin e Grupit Ndėrkombėtar Drejtues qė me disa pėrparime tė caktuara, kryesisht nė veri, t’i jepet fund fazės sė mbikėqyrjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė pėr tė kaluar nė fazėn e pavarėsisė sė plotė, kryeministri ka pranuar se  mbetet shumė punė dhe angazhim, qė veriu t’i nėnshtrohet procesit tė zgjedhjeve lokale dhe formimit tė komunės sė re tė Mitrovicės sė veriut, siē e parasheh edhe Pakoja e Ahtisarit.


  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • Serbėt bllokojnė KFOR-in, sa herė qė tė duan

    Mediet serbe bėjnė tė ditur se  njė kolonė e automjeteve tė KFOR-it ėshtė ndalur nė Zupē nga barrikaduesit serbė tė kėsaj pjese tė Kosovės. Ndalimi i kėsaj kolone ėshtė bėrė me arsyetimin se nė mesin e automjeteve ka pasur edhe vetura tė misionit tė EULEX-it. Prandaj, KFOR-i ka shtuar masat e kontrollit, duke i legjitimuar nė hollėsi veturat nė Jagnenicė dhe nė afėrsi tė fshatit Ēabėr. Nė kėtė fshat policia e EULEX-it ka arrestuar tė dyshuarin  Radisha Vuēiniq, njėri prej tė dyshuarve pėr vrasjen e policit tė njėsive speciale, Enver Zymberi. Ndėrkohė bėhet e ditur se EULEX-i e ka liruar nga arresti serbin, Vuciniq, meqė sikur thuhet ishte arrestuar gabimisht.
  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • Thaēi: Heqja dorė nga Republikė ėshtė akuzė e disfatistėve

    Nė mbledhjen e Qeverisė, kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė se Kosova ėshtė shtet i pavarur e sovran, dhe si i tillė do tė paraqitet kudo dhe kurdo. Duke iu kundėrpėrgjigjur akuzave tė opozitės pėr heqje dorė nga Republika, ai ka thėnė se kėto janė veēse spekulime. "Kėta zėra qė i kam dėgjuar, nuk janė gjė tjetėr, pos tė injorantėve, disfatistėve dhe atyre qė nuk besojnė nė asgjė", citohet tė ketė thėnė kryeministri, pa dhė shpjegime tė hollėsishme lidhur me bisedimet qė po i zhvillon Edita Tahiri me Borko Stefanoviqin e Serbisė.

    Nėn drejtimin e Kryeministrit tė Qeverisė sė Kosovės, Hashim Thaēi, ėshtė zhvilluar mbledhjen e rregullt e Qeverisė sė Kosovės nė tė cilėn ka miratuar vendime nga fushat e pėrgjegjėsive tė veta kushtetuese dhe ligjore. Nė hapje tė mbledhjes, kryeministri Hashim Thaēi, ka vlerėsuar zhvillimet e fundit tė proceseve pėr Kosovėn. Vizita e komisioneres evropiane pėr ēėshtje tė brendshme, Cecilia Malmstrom, dhe fillimi i dialogut nė procesin  liberalizimit tė vizave ėshtė njė zhvillim i rėndėsishėm pėr perspektivėn evropiane tė Kosovės, ka thėnė kryeministri Hashim Thaēi.Qeveria ka miratuar vendimin pėr themelimin e Kėshillit Kombėtarė tė Shkencės, si dhe vendimin pėr themelimin e Komisionit Qeveritar pėr njohjen dhe verifikimin e statusit tė Dėshmorit tė Kombit, Invalidit tė UĒK-sė, Veteranit dhe pjesėtarit tė UĒK-sė dhe tė Internuarit tė UĒK-sė.>>>


  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • Rexhepi: I vėshtirė arrestimi i tė dyshuarve pėr vrasjen e Enver Zymberit

    Nė njė konference pėr medie, ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi ka thėnė se pėrparėsia kryesore e ministrisė sė tij ėshtė luftimi i krimit dhe vendosja e rendit dhe ligjit nė veri tė Kosovės. Nė mesin e synimeve, ai ka thėnė se ėshtė edhe arrestimi i 6 personave tė dyshuar pėr vrasjen e policit Enver Zymberi. Me kėtė rast, ministri Rexhepi sikur ka pėrgėnjeshtruar pohimet e shpeshta tė zyrtarėve tė Qeverisė, tė cilėt thonė se kufiri nė veri ėshtė nėn kontrollin e plotė tė institucioneve ndėrkombėtare tė sigurisė dhe atyre vendore.>>>
  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • Opozita: Tahiri hoqi dorė nga simbolet shtetėrore

    Partitė opozitare kanė vėnė nė shėnjestėr krye-negociatoren, Edita Tahiri, pėr tė cilėn thonė se ka hequr dorė nga sovraniteti i Kosovės. Edhe ajo vetė ka pranuar qė Kosova do tė pėrfaqėsohet nė nismat rajonale pa fjalėn ‘Republikė’ dhe me njė fusnotė. Deputeti nga radhėt e AAK, Ahmeti Isufi ka thėnė se delegacioni i Kosovės po e shpenzon pavarėsinė e vendit, duke hequr dorė nga simbolet shtetėrore. Nxitimi qė Kosova tė hyjė nė mekanizma tė ndryshėm pa elemente tė shtetėsisė ėshtė pranim i degradimit shtetėror, tė cilin ēmim do ta paguajnė qytetarėt”, ka thėnė Isufi, citon e pėrditshmja Zėri. Glauk Konjufca nga Vetėvendosje ka sqaruar se ky veprim i Tahirit ėshtė nė vazhdėn e praktikave tė deritashme tė marrėveshjeve dhe koncesioneve qė i ka pranuar delegacioni i Kosovės.
  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • Vetėvendosje i drejtohet Gjykatės Kushtetuese pėr mocionin e PDK-sė

    Vetėvendosja i ka dorėzuar Gjykatės Kushtetuese njė kėrkesė pėr tė marrė pėrgjigje mbi kushtetutshmėrinė e mocionit tė PDK tė miratuar, mė 20 janar nė Kuvendin e Kosovės. Pas procedimit tė kėrkesės nė Gjykatė, deputeti i kėsaj partie, Visar Ymeri ka thėnė se kjo kėrkesė konteston vendimin e 20 janarit tė Kuvendit tė Kosovės dhe posaēėrisht pikat 1 dhe 2 tė kėtij vendimi. Vetėvendosje e ka konsideruar atė si vendim kundėr-kushtetues pėrderisa marrėveshjet ndėrkombėtare janė miratuar me shumicėn e thjeshtė tė tė gjithė deputetėve dhe me vendim, e jo nė bazė tė nenit 18 tė Kushtetutės dhe tė Ligjit pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare.
  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • Bora ka pezulluar qarkullimin nė disa nga rrugėt rajonale dhe magjistrale tė vendit tonė
    Gjatė ditėve tė fundit bora ka vėshtirėsuar qarkullimin nė disa nga  rrugėt rajonale dhe magjistrale tė vendit tonė. Kompanitė pėrgjegjėse pėr mirėmbajtjen e rrugėve po bėjnė pėrpjekje pėr tė siguruar njė qarkullim tė lirė tė automjeteve por nuk po ia dalin pėr shkak tė borės sė madhe por edhe pėr shkak se paraprakisht nuk i kanė ndėrmarrė masat e sigurisė. Ndėrkohė Policia e Kosovės raporton se gjatė 24 orėve tė fundit janė shėnuar afėr 100 aksidente por pa pasoja fatale.  Zėdhėnėsi i Policisė, Baki Kelani, tha vendkalimi kufitarė Pejė-Kullė-Rozhaj vazhdon tė jetė i bllokuar ndėrsa akset rrugore drejt vendkalimeve tė tjera nė Kosovė janė vėshtirė tė kalueshme. Ndėrkohė, shumė fshatra tė Shalės sė Bajgorės, kanė mbetur tė bllokuara si pasojė e reshjeve tė pandėrprera gjatė natės sė kaluar.  Njė gjendje e tillė paraqitet edhe nė rajonin e Besianės, ku tė reshurat e dy ditėve tė fundit kanė bllokuar disa fshatra tė kėtij rajoni.>>>
  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • Jahjaga: Kosova ka raporte tė mira me Turqinė dhe Portugalinė

    Kryetarja e Kosovės, Atifete Jahjaga ska pritur nė dy takime tė ndara ambasadoren e Turqisė nė Kosovė, Songul Ozan si dhe ambasadoren e Portugalisė, Vera Maria Fernandes, nė njė takim lamtumirės. Nė takimin me ambasadoren turke, kryetarja Jahjaga vlerėsoi se Turqia ka qenė nė vazhdimėsi njėra nga vendet qė e ka pėrkrahur Kosovėn nė tė gjitha proceset tė cilat ajo i ka kaluar. Ambasadorja Ozan nė fjalėn e saj nėnvizoi se Turqia do tė vazhdojė tė jetė edhe mė tej nė krah tė popullit dhe shtetit tė Kosovės, duke premtuar rritjen e bashkėpunimit midis dy vendeve. Ndėrkaq nė takimin tjetėr lamtumirės me ambasadoren portugeze nė Kosovė, Jahjaga vuri nė dukje ndihmėn e vazhdueshme qė  i ka dhėnė  vendit tonė Republika e Portugalisė.

    Kryeministri i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi ka pritur  nė takim ministrin e Transporteve dhe Punėve Publike tė Republikės sė Shqipėrisė, Sokol Olldashi . Ministrat  Sokol Olldashi dhe Fehmi Mujota kanė njoftuar kryeministrin Hashim Thaēi lidhur me  ēėshtjet dhe fushat e bashkėpunimit tė kėtyre dy ministrive nė sektorin e infrastrukturės dhe tė transporteve.  Nė takim ėshtė vlerėsuar niveli i kėnaqshėm i bashkėpunimit Kosovė- Shqipėri. Kryeministri Thaēi dhe ministri Olldashi gjatė takimit kanė diskutuar edhe pėr aktivitete qė do tė zhvillohen gjatė kėtij viti jubilar tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Z. Thaēi me kėtė rast ka theksuar se edhe Kosova do tė kremtoj kėtė festė tė madhe kombėtare me tė arritura  tė mėdha nė shtet ndėrtimin  dhe zhvillimin e pėrgjithshėm tė vendit.


  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • Patrosh: Me veprimet autarkike tė Sali Berishės, Shqipėria kurrė s’ka pėr ta marrė statusin e vendit kandidat

    Analisti  i mirėnjohur i agjencisė ndėrkombėtare “Njėsia Inteligjente Ekonomike” dhe ish-analist pėr Evropėn Juglindore nė BBC-i,  Gabriel Partosh flet pėr ēmimin qė do ta paguajė Shqipėria, nė kuadėr tė hetimeve tė fundit tė Prokurorisė, qė flasin pėr pėrfshirje tė zyrtare tė lartė nė vrasje. Partosh i cilėson kėrcėnimet e Kryeministrit Berisha ndaj Prokurores sė Pėrgjithshme dhe Presidentit tė Republikės pėr 21 janarin, si njė ndėrhyrje nė punėt e drejtėsisė dhe thekson se Shqipėria s’ka pėr ta marrė asnjėherė statusin e vendit kandidat, po nuk ndryshoi drejtimin pėr disa ēėshtje, si respektimi i pushteteve, dialogu dhe lufta kundėr korrupsionit. (GSH)


  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • Ina Rama: Pamė se dyshimet tė ēonin tek Garda pėr vrasjen e 4 protestuesve po manipuloheshin

    Duke folur lidhur me pengimin qė iu bė hetimeve pėr vrasjen e 4 protestuesve, mė 21 janar 2011, nė qendėr tė Tiranės, kryeprokurorja e Shqipėrisė, Ina Rama  ka shpjeguar procesin e tėrėsishėm tė hetimeve. "Mė 21 janar konstatuam disa ngjarje qė kishin tė bėnin me njė produkt kriminal. Kishim tre viktima dhe njė i plagosur rėndė e gjashtė tė plagosur tė tjerė. Kishim edhe afro 36 punonjės policie tė lėnduar. Patėm pamjet filmike qė u transmetuan dhe plumbat qė vinin nga brenda territorit. U kėqyr pjesa jashtė territorit dhe nuk u gjet asnjė gėzhojė. Kishim deklaratėn e njė mjeku qė tha se viktimat janė goditur me puthitje. Prokurorėt konstatuan ushtarė tė gardės duke mbledhur gėzhoja. Pamė se megjithėse dyshimet tė ēonin tek Garda kishte tendencė pėr manipulimin e hetimit, pamė refuzimin, mbledhjen e gėzhojave dhe arsyetimi qė bėmė ishte kush ka qenė nga Garda nė atė territor atė ditė,  tha mes tjerash kryeprokurorja Rama nė njė debat televiziv.>>> 


  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • Vetėvendosja fton qytetarėt nė protestėn nė Prizren
    Vetėvendosja ka ftuar tė gjithė qytetarėt e Kosovės qė t’i bashkohen protestės nė Prizren, e cila do tė mbahet tė dielėn duke filluar nga ora 12:00 pėr tė kundėrshtuar projektligjin pėr Qendrėn Historike tė kėtij qyteti. Nėpėrmjet njė kumtese pėr opinion, Vetėvendosja ka shprehur nė parim mbėshtetjen e saj ndaj kėsaj proteste, meqė sipas tyre, ky projektligj bie nė kundėrshtim me frymėn republikane dhe kushtetutėn e vendit, duke cenuar laicitetin e shtetit. Njė ligj i tillė pėrben material pėr hapje plagėsh tė vjetra e tė reja, duke nxitur diferencimin e dasitė nė baza etnike e religjioze, kanė sqaruar nė vijim ata.>>>>
  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • Komuna e Ēairit nė Shkup i heq figurat sllavo-maqedonase nga shkollat shqipe
    Kėshilli i Komunės sė Ēairit, nė Shkup, ka marrė vendimin pėr ndėrrimin e emrave tė katėr shkollave tė cilat i pėrkasin kėsaj komune. Shkolla fillore “Rajko Zhinzifov” nė tė ardhmen do tė quhet “Ismail Qemali”, shkolla “Cvetan Dimov” do tė quhet “Hasan Prishtina”, shkolla fillore “Jane Sandanski” do tė quhet “Jashar Beu” dhe shkolla fillore “Nikolla Vapcarov” do tė bartė emrin e dėshmorit tė UĒK-sė, “Imri Elezi”, njofton portali i lajmeve ‘Zhurnal’. Emrat e patriotėve dhe heronjve shqiptarė kanė ardhur si propozim i vetė qytetarėve shqiptarė tė Ēairit, pėr t’i ndryshuar emrat e imponuar tė figurave maqedonase. Nė tė gjitha kėto shkolla, mbi 90 pėr qind e nxėnėsve dhe kuadrit arsimor kanė qenė shqiptarė, prandaj sipas qytetarėve, do tė ishte e pakuptueshme qė emrat e figurave maqedonase tė qėndrojnė edhe mė tej nė kėto shkolla.
  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • Gjykata komunale e Prishtinės ka shtyrė seancėn gjyqėsore kundėr gazetarėve gėnjeshtarė dhe shpifės

    Sot nė Gjykatėn Komunale tė Prishtinės u mbajtėn dy seanca gjyqėsore kundėr katėr gazetarėve, qė kanė shpifur dhe kanė trilluar nė shkrimet e tyre. Tė paditur nė kėtė gjykatė  pėr vepra penale tė shipjes ishin gazetari,  Jeton Musliu, gazetarja,  Selvije Bajrami, dhe ish-kryeredaktori i gazetės Ekspres, Berat Buzhala, tani deputet i PDK-sė. Nė rastin e dytė i paditur pėr vepėr penale "shpifje" ishte edhe gazetarit Kastriot Jahaj, i gazetės "Koha Ditore".  Paditėsit nė kėtė rast janė gjyqtarė, tė cilėt do tė dėshmojnė  se kėta gazetarė kanė shpifur nė shkrimet e tyre. Paditė kundėr kėtyre gazetarėve shpifės janė shtyrė pėr muajim mars.>>>


  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • Gėnjen “Koha ditore”, si gjithnjė, sidomos kur bėhet fjalė pėr personalitetet e luftės dhe tė paqes nė Kosovė

    Gjatė tėrė ditės portali "Koha" dhe gazetat apo mediet qė mbėshteten nė kėtė portal kanė dezinformuar opinionin se deputeti i Kuvendit tė Kosovės, Azem Syla nuk e ka deklaruar pasurinė. Titulli i shkrimit  madje nėnvizonte  se Azem Syla ka pėrfunduar nė Gjykatė.  Kėtij lajmi sensacional “Koha Ditore” i ka shtuar edhe emrin e Rada Trajkoviqit, e cila po ashtu  thuhej se nuk e kishte deklaruar pasurinė. Ndėrkohė  Agjencia Kundėr Korrupsionit pėrmes njė njoftimi  pėr shtyp ka sqaruar  opinionin  publik se e vėrteta ėshtė krejt ndryshe, meqė nga 84 zyrtarė tė lartė publikė, pėr 62 prej tyre ėshtė inicuar procedura nė gjykatė, ndėrsa 22 zyrtarė tė tjerė e kanė deklaruar pasurinė e tyre, po atė ditė kur Agjencia e ka publikuar deklarimin e pasurisė sė zyrtarėve tė lartė. Nė mesin e kėtyre 22 zyrtarėve  emri e deputetit, Azem Syla ndodhet i pari nė listė.  Pėr gėnjeshtra dhe insinuata tė tilla "Koha Ditore" nuk e ka zakon tė kėrkojė falje meqė ėshtė medium i “pavarur dhe i paanshėm”.


  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • Nė Prizren do tė protestohet pėr mbrojtjen e vlerave kombėtare kulturore dhe fetare tė shqiptarėve

    OJQ-tė e Prizrenit, Lėvizja Vetėvendosje, KMDLNJ, parti tė opozitės dhe qytetarė tė shumtė  liridashės tė Kosovės e mė gjerė, ditėn e diel, mė 29 janar nė orėn 13.00  do tė protestojnė nė Prizren, kundėr pėrpjekjeve qė po bėhen pėr ta vėnė nė zbatim njėrėn ndėr pikat e zeza tė planit tė Ahtisarit, plan ky i cili parasheh miratimin e njė projektligji pėr Zonėn Historike tė Prizrenit, e cila parashihet tė administrohet  nga Kisha Ortodokse Serbe dhe e cila merr nė “mbrojtje”  edhe vetė objektin e godinės historike tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Aprovimi i kėtij projektligji nga Kuvendi i Kosovės, ėshtė njėri ndėr parakushtet pėr heqjen e pavarėsisė sė mbikėqyrur tė vendit tonė. Tė pėrkujtojmė me kėtė rast se me pakon e Ahtisarit janė pajtuar tė gjitha partitė politike tė Kosovės, edhe ato qė aktualisht  janė nė opozitė dhe qė tani po e kundėrshtojnė kėtė segment tė Pakos pėrveē Vetėvendosjes,  e cila asokohe nuk ishte parti politike por Lėvizje. Majorizimi qė i ka bėrė Kishės Ortodokse serbe Plani i Marti Ahtisarit, vė nė pozitė krejtėsisht tė pabarabartė  trashėgiminė fetare  islame dhe katolike tė shqiptarėve tė Kosovės.

     


  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • PUBLIKIME / TENDERE


    UP: Pėrmirėsim dhe plotėsim i konkursit pėr zgjedhjen e personelit akademik tė Universitetit tė Prishtinės tė shpallur mė datėn 13 janar 2012.
    Shkarko Konkursin

    Marketing

    Tel: +381 38 249 237, +377 44 417 225
    E-mail: info@radiokosovaelire.com; marketing@radiokosovaelire.com
    Rr. Thimi Mito, Nr.6, Bregu i Diellit, Prishtinė.




    Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara nga Radio - Kosova e lirė. © 1999-2009.