Ahmet Qeriqi

Ministrja Hoxha: Të mos paragjykohet rezultati i hetimeve

Ministrja Dhurata Hoxha

Ministrja Dhurata Hoxha, mbajti një konferencë për shtyp ku ju drejtua mediave dhe qytetarëve të Kosovës në një prononcim lidhur me vdekjen tragjike të Astrit Deharit.   Ajo theksoi se ka përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit rreth rastit të humbjes tragjike të jetës së Astrit Deharit, në Qendrën e Paraburgimit …

Më shumë...

Prokurori i shtetit përgjigjet pozitivisht padisë së familjes Dehari kundër publikimit e paautorizuar të pamjeve nga burgu

Avokati i familjes Dehari, në rastin e vdekjes së Astrit Dehari, Tomë Gashi sot ka dorëzuar padinë për publikimin e pamjeve mbrëmë në TV-Klan nga ndodhitë brenda burgut dhe korridorit ku ndodhej qelia e Deharit. Ai këtë e ka paralajmëruar menjëherë pas publikimeve të pamjeve. Sot menjëherë Prokuroria e Shteti …

Më shumë...

Avni Dehari: Disa nga mediet janë bërë si hiena që po mundohen të fitojnë mbi viktimat, sikur është djali im

Avni Dehari

Edhe babai i Astriti, Avni Dehari, me sekretarin e lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshin kanë mbajtur një konferencë për media, në lokalitetin  Zllatar. Ai në fjalën e tij ka thënë se  sot e kësaj dite nuk kemi asgjë me shkrim, as me gojë prej organeve qeveritare lidhur me …

Më shumë...

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Në deklaratën e Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës lidhur me vrasjen e Astrit Deharit thuhet se  Vdekja e papritur dhe e mbështjellë me dyshime të shumta e veprimtarit të shquar rinor dhe studentit të dalluar të mjekësisë, Astrit Dehari, ka prekur thellë opinion shqiptar dhe ka tronditur …

Më shumë...

Nëna e Astritit, Xhemile Dehari, kundër publikimit të pamjeve nga klani i Baton Haxhiu

Astrit Dehari

Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari shpreh  shqetësim të thellë të familjes  për publikimin e pamjeve nga burgu, (nga miku dhe kumbara i kriminelit Stanishiqi, Bato Haxhiu, pjesë e rrjetit kriminal informativ, segment i mbetur në Kosovë i lidhur me regjimin aktual).  Ajo ka pyetur se ku dolën ato pamje, …

Më shumë...

Nisma për Kosovën reagon kundër ftesës “Darkë me Presidentin” në Drenas

Nisma Socialdemokrate në Deçan kërkon që të mos ndërpriten punimet në rrugën Deçan-Plavë

Në një reagim të Nismës për Kosovës thuhet se Ftesa e Hashim Thaçit drejtuar punëtorëve të arsimit në Drenas përbën shkelje të rëndë të kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 83 të saj në të cilin thuhet qartë se “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit …

Më shumë...

Familja Dehari kallëzim penal në Prokurori kundër publikimit të pamjeve nga kamerat në burgun e Prizrenit

Tomë Gashi

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka bërë të ditur se  sot do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë e shtetit, kundër personave përgjegjës për publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në Burgun e Prizrenit,  që kanë të bëjnë me rastin e vdekjes së Astrit Deharit. Kallëzimi penal ka …

Më shumë...

Angela Merkel nënvizoi retorikën e përdorur nga kandidati republikan Trump gjatë fushatës elektorale

Angela Merkel

Pas urimit tradicional, drejtuar zgjedhjes së z. Donald Trump për kryetar të Amerikës,  kancelarja gjermane Merkel tërthorazi nënvizoi retorikën e përdorur nga kandidati republikan përgjatë fushatës elektorale, sidomos deklaratave të tij rreth emigracionit dhe myslimanëve. “Njeriu që amerikanët zgjodhën që të ishte Presidenti i tyre në zgjedhje të lira dhe …

Më shumë...

Ulrike Lunaçek: Nuk ka as do të ketë liberalizim të vizave pa marrëveshjen e demarkacionit

Ulrike Lunacek

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka mbajtur një konferencë për medie në Prishtinë, me ç’rast ka kërkuar nga institucionet e që t’i përmbushin kriteret për liberalizimin e vizave. “Mesazhi im është se duhet lëvizur drejt plotësimit të kushteve. Ju lutemi bëni çfarë duhet të bëni për …

Më shumë...

Mijëra amerikanë demonstruan fuqishëm në rrugët e disa qyteteve kundër Trumpit

Mijëra amerikanë po protestojnë kundër zgjedhjes së Donald Trumpit për kryetar të Amerikës

Përkundër mesazhit të kryetarit  Obama dhe Hillary Clintoni-t që kërkuan  t’i jepet miliarderit shansi për të drejtuar vendin, me mijëra vetë demonstruan në rrugët e disa qyteteve amerikane për të treguar se nuk e pranojnë këtë rezultat. “Ai nuk është presidenti im”, thërriste turma që bllokoi hyrjen e Kullës Trump …

Më shumë...

Komisari Johannes Hahn vjen për një vizitë zyrtare në Kosovë

Hahn: BE s’pranon shtete që kanë probleme me vendet fqinje

Komisari për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn  nesër vjen për një vizitë zyrtare në Kosovë. Kjo është vizita e parë në rajon e komisionarit pas miratimit të Pakos për Zgjerim dhe vizita e tij do të jetë e fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave …

Më shumë...

Vetëvendosja: Hetimin për Astritin nuk mund t’ia besojmë këtij sistemi të drejtësisë

Vetëvendosje

Janë bërë 6 ditë nga vdekja e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit, dhe në këto 6 ditë, në vend që të kemi sa më shumë qartësi e drejtësi për rastin, vetëm sa janë shtuar dilemat dhe faktet që flasin për një sistem krejtësisht të kapur e të padrejtë, dhe …

Më shumë...

NISMA për Kosovën vizitoi familjen e Astrit Deharit

NISMA për Kosovën vizitoi familjen e Astrit Deharit

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me kryetarin e NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, sekretarin Bilall Sherifi, deputetë dhe anëtarë të kryesisë sot kanë vizituar familjen Dehari, për t’ju shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të djalit të tyre, Astrit Deharit. Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup …

Më shumë...

Mijëra qytetarë liridashës të Kumanovës marshuan në shenjë solidarizimi për vdekjen e Astrit Deharit

Mijëra qytetarë liridashës të Kumanovës marshuan në shenjë solidarizimi për vdekjen e Astrit Deharit

Mijëra qytetarë liridashës të Kumanovës  marshuan në shenjë solidarizimi për vdekjen e  e Astrit Deharit, familja e të cilit është nga fshati Sllupçan i Kumanovës. Marshi filloi para Gjimnazit “Sami Frashëri” ndërkaq përfundoi në sheshin e qytetit të Kumanovës. Pas përfundimit të këtij organizimi, gazetari Xhenis Sulejmani tha se, me …

Më shumë...

Haradinaj: Raporti i Progresit konstaton se Kosova ka probleme serioze me krimin dhe korrupsionin

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke komentuar “Raportin e Progresit” deklaroi se ku raport konfirmoi shqetësimet tona për defektet serioze qeverisëse. Ky raport konstaton se Kosova ka probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin dhe pothuajse të gjitha proceset integruese. Qeveria e Kosovës ka stagnime serioze, pikërisht në fushat ku …

Më shumë...

Vetëvendosje ka dyshime për hetime të drejta dhe transparente lidhur me vdekjen e Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje, qendra Gjermani proteston sot në prag të Samitit të Ballkanit

Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur dyshime për hetime të drejta dhe transparente në rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Këto dyshime sipas sekretarit organizativ Dardan Molliqaj nisin që nga dita e parë kur drejtori i Policisë në Prizren Nexhnmi Krasniqi doli e tha se Astrit Dehari ka …

Më shumë...