Institucionet

Kryetari Rama: Çështjes së Pastrimit po i japim zgjidhje përfundimisht

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama bashkë me nënkryetaren e komunës, Besianë Musmurati dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, vizituan Ndërmarrjen Publike “Pastrimi”, për të diskutuar drejtpërdrejt me drejtuesit dhe punëtorët gjendjen aktuale dhe zgjidhjet që janë të domosdoshme të arrihen gjatë kësaj periudhe. Kryetari Rama tha …

Më shumë...

Përkujtohen në përvjetorin e rënies dëshmorët e kombit, Skender Kastrati dhe Sabri Morina

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, bashkë me familjarë, me bashkëluftëtarë dhe me qytetarë nga Malësia e Vogël dhe Vrajaka, nderuan në përvjetorin e rënies dëshmorët e kombit, Skender Kastrati dhe Sabri Morina, të cilët ranë për të mos vdekur kurrë, më 26 gusht 1998. Skender Kastrati dha …

Më shumë...

Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e katërt për vitin 2026

Sot, në sallën e kuvendit, me fillim në orën 10:00, Komiteti për Komunitete i Komunës së Rahovecit mbajti takimin e rregullt, të katërtën për vitin 2026. Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, Komiteti për Komunitete është komitet obligativ dhe mandatohet për të siguruar respektimin e të drejtave dhe interesave të …

Më shumë...

Katër gjoba të reja për hedhje të mbeturinave në vende të paautorizuara dhe mosrespektim të orarit

Inspektorati Komunal i Ferizajt po vazhdon me përkushtim të shtuar evidentimin e rasteve të qytetarëve që hedhin mbeturina në vende të paautorizuara, si dhe të atyre që nuk respektojnë orarin e përcaktuar për nxjerrjen e mbeturinave. Sipas kryeinspektorit Feriz Hyseni, janë shqiptuar katër gjoba të reja. Dy prej tyre janë …

Më shumë...

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim lamtumirës kolenelin Harun Elitas

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka njoftuar se ka pritur në zyrën e tij kolenelin, Harun Elitash. Takova, Kolonelin Harun Elitaş, në takimin lamtumirës të tij për shërbimin që bëri në Kosovë, me ç’rast e falënderova për gjithë angazhimet e …

Më shumë...

Për shkak të rikonstruktimitn të rrugës “Xhevë Lladrovci”, Komuna e Ferizajt do të bëjë mbylljen e përkohshme të rrugës për qarkullim

Komuna e Ferizajt përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, njofton qytetarët se për shkak të punimeve për rikonstruktimin e rrugës “Xhevë Lladrovci”, Komuna do të bëjë mbylljen e përkohshme të rrugës për qarkullim. Mbyllja do të jetë në fuqi nga data 27.08.2026 deri më 01.09.2026. Gjatë …

Më shumë...

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 28-vjetorin e rënies së komandantit Ismet Jashari – Kumanova

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, Nënkryetari Vesel Krasniqi me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në nderim të dëshmorit të kombit, komandantit Ismet Jashari – Kumanova, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, Kryetari i Komunës së Malishevës, së bashku me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të …

Më shumë...

Kryetari Sami Lushtaku priti në takim Veteranët e UÇK-së

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka pritur në zyrën e tij bashkëluftëtarët dhe veteranët e UÇK-së, Agim Pllashnikun, Refik Cakollin dhe Vehbi Bekën. Prita sot me respekt e mirënjohje bashkëluftëtarët dhe veteranët e UÇK-së, Agim Pllashnikun, Refik Cakollin dhe Vehbi Bekën, të cilët në vazhdimësi, përmes aktiviteteve të …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e Tretë e Rregullt e KKSB-së për këtë vit

Në Rahovec u mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi. Të pranishëm ishin anëtarët e KKSB-së, nënkryetari i komunës, Betim Zllanoga, përfaqësuesit e KFOR-it dhe të OSBE-së, si dhe drejtorët e drejtorive …

Më shumë...

Edhe Ferizaj nisi numërimin mbrapsht të ditëve dhe orëve të kthimit në Kosovë të kreut të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Mes qindra ferizajasve, në sheshin e kryetrimit, komandantit legjendar Adem Jashari, në Ferizajn e kryengritjeve, rezistencës kombëtare e betejave shekullore për triumfin e lirisë, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtuesit e platformës “Liria ka emër” nisën mbrëmë numërimin mbrapsht të ditëve dhe orëve të kthimit në …

Më shumë...

Me nderime të larta shtetërore u varros polici Altin Kryeziu

Me nderime të larta shtetërore, në fshatin Bubavec të Malishevës është varrosur polici i Kosovës, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën në krye të detyrës, pas plagëve të marra në një aksident komunikacioni. Altin Kryeziu, pjesëtar i Stacionit Policor në Malishevë, u përcoll për në banesën e fundit nga familjarët, …

Më shumë...

Vesel Krasniqi kujton 28-vjetorin e rënies së dëshmorëve: Ismet Jashari, Habib Zogaj, Nuhi Mazrreku, Afrim Buqaj dhe Gani Kastrati

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka kujtuar me nderim dhe krenari 28-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ismet Jashari – Kumanova, Habib Zogaj – Arbëri, Nuhi Mazrreku, Afrim Buçaj dhe Gani Kastrati. “Sot kujtojmë me nderim e krenari 28-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit. …

Më shumë...

Në Skenderaj nënshkruhet Marrëveshja për Financimin e Programeve të Banimit

Të hënën. kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, nënshkroi Marrëveshjen për Financimin e Programeve të Banimit me znj. Fitore Pacolli, ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për bashkëfinancimin e Objektit Ç, me vlerë prej 4.4 milionë euro, të kredituar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës. …

Më shumë...

Kryetari Smajl Latifi viziton në Çifllak, kompaninë PeriVita

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtor ka vizituar të hënën në Çifllak, kompaninë që merret me grumbulluimin e prodhimeve Bujqësore Perivita SH.P.K. Në postimin e tij në Facebook, Latifi ka shkruar: Vizitë te Korab Kabashi, në Perivita SH.P.K. në Çifllak, kompani që mbledh prodhimet bujqësore të …

Më shumë...

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëfinancimi për transformimin e vendbanimeve

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëfinancimit me z. Orhan Butiqi, përfaqësues i OJQ-së VoRAE, (Zeri per Komunitetet rom, ashkalinjë dhe egjiptian) për zbatimin e programit për transformimin e vendbanimeve në Komunën e Rahovecit. Në koordinim me Zyrën për Komunitete dhe Kthim …

Më shumë...

Kryetari Kastrati ka ngushëlluar familjen Kryeziu, me rastin e ndarjes nga jeta të pjesëtarit të Policisës së Kosovës, Altin Kryeziu

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen Kryeziu me rastin e ndarjes nga jeta të pjesëtarit të Policisës së Kosovës, Altin Kryeziu. Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, i cili, pas aksidentit të ndodhur …

Më shumë...