Lajmet

Ermal Sadiku: Vetëvendosje ka instaluar “katrahurë politike” në vend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar situatën aktuale politike në vend, duke drejtuar akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për mënyrën se si, sipas tij, po qeveriset Kosova. Sadiku e ka përshkruar gjendjen si një “katrahurë politike” dhe ka shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet e fundit. “Për …

Më shumë...

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues prej gjashtë muajsh lidhet me periudhën e ushtrimit të detyrës së presidentit dhe jo me individin që e mban këtë pozitë. Sipas Miftarajt, ndërrimi i personit që ushtron detyrën e presidentit, apo edhe rizgjedhja e …

Më shumë...

Dështon zgjedhja e nënkryetarëve, Haxhiu shtyn seancën e Kuvendit për të premten

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të përmbyllë formimin e Kryesisë së re, pasi asnjëri nga kandidatët e propozuar për postin e nënkryetarit nuk mori votat e nevojshme. Pas zhvillimeve në sallën e Kuvendit, kryetarja e sapozgjedhur, Albulena Haxhiu, njoftoi se vazhdimi i seancës do të mbahet …

Më shumë...

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit me 62 vota, përplasje për votimin e nënkryetarëve

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, duke marrë kështu drejtimin e legjislativit pas një procesi të gjatë politik dhe institucional. Kandidatura e saj ishte propozuar nga Glauk Konjufca, ndërsa pas zgjedhjes së kryetares, Kuvendi ka kaluar në procedurat për zgjedhjen e nënkryetarëve, proces …

Më shumë...

PDK vendos emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit: “UÇK na bashkon”

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në foltoren e Kuvendit, duke e shoqëruar atë me mesazhin “UÇK na bashkon”, në ditën kur pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Vendosja e emblemës në një nga hapësirat qendrore të sallës së Kuvendit vjen …

Më shumë...

Ellis: Vendimi ndaj ish-krerëve , të UÇK-së, mund të ndikojë në zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare

Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, që pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë, mund të ketë ndikim jo vetëm për fatin juridik të katër të akuzuarve, por edhe në zhvillimin e së drejtës penale ndërkombëtare. Kështu ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë …

Më shumë...

Hysni Gucati fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit: Drejtësia nuk është e plotë pa çlirimtarët tanë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Përmes një mesazhi drejtuar familjeve …

Më shumë...

Artan Behrami: Ka mbetur vetëm të rikthehet Thaçi e ta shpallë Kosovën sërish të pavarur

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë, duke pretenduar se vendi është përballur me shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës, ligjeve dhe parimeve demokratike. Behrami ka deklaruar se periudha e fundit ka sjellë, sipas tij, një përmbysje të …

Më shumë...

AAK nuk merr pjesë në seancën e Kuvendit

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që Grupi Parlamentar i kësaj partie të mos marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, duke e arsyetuar këtë vendim me situatën kushtetuese dhe politike në vend. Sipas AAK-së, Kosova që nga 5 shtatori ndodhet në një situatë …

Më shumë...

Mladenov mirëpret Kosovën në Forcën Ndërkombëtare për Gazën: Mirënjohës ndaj Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë i Bordit të Paqes për Gazën, bullgari Nickolay Mladenov, ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar të hënën në Prishtinë, përmes së cilës Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) zyrtarisht përfshihet në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Mladenov e ka vlerësuar vendimin e Kosovës si një kontribut në …

Më shumë...

Gjykata Speciale përcakton kohën për fjalët përfundimtare në rastin e dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale ka përcaktuar kohën në dispozicion për palët në fjalët përfundimtare në rastin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë. Mbrojtja e Thaçit do të ketë dy orë për paraqitjen përfundimtare, ndërsa Prokuroria Speciale tri orë. Nga dy orë ose …

Më shumë...

Michael Martens: Në Bruksel po shtohen thirrjet për ndalimin e negociatave me Serbinë

Mihael Martens: Pushteti i Vuçiqit funksionon ndryshe, ai ka dy fytyra një për brenda një për jashtë Serbisë

Gazetari i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka bërë të ditur se në Bruksel po shtohen zërat që kërkojnë ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, si dhe pezullimin e pagesave të para-anëtarësimit për këtë shtet. Përmes një postimi, Martens ka paralajmëruar se një vendim i tillë …

Më shumë...

Avokati Bytyqi paralajmëron tronditje politike nëse Hashim Thaçi kthehet në Kosovë

Rikthimi i mundshëm i Hashim Thaçit në Kosovë pas përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë mund të ketë pasoja të rëndësishme në skenën politike të vendit, vlerëson avokati Asdren Bytyqi. Sipas tij, Thaçi mbetet një prej figurave që mund të ndikojë në riformatimin e skenës politike dhe të krijojë një …

Më shumë...

Valon Murati: Nderimi i Mlladiqit në Serbi dëshmon dështimin për t’u përballur me të kaluarën

Valon Murati: Zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit

Profesori dhe analisti politik, Valon Murati, ka kritikuar mënyrën se si Serbia po e trajton figurën e Ratko Mlladiqit, të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, duke thënë se nderimi i tij dëshmon mungesën e një përballjeje të sinqertë të Beogradit me të kaluarën e luftërave në ish-Jugosllavi. Sipas Muratit, edhe …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: “S’rrotullohet shteti për një ambicie”, kritikon përplasjet brenda LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me një mesazh të ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe përplasjeve brenda partisë, duke lënë të kuptohet se, sipas tij, pas këtyre zhvillimeve qëndrojnë ambicie për udhëheqjen e LDK-së. Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka shprehur keqardhje për …

Më shumë...

Avdullah Hoti kërkon “Konventë të madhe” në LDK: Duhet pajtim dhe bashkim brenda partisë

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar organizimin e një “Konvente të madhe” të kësaj partie, përmes së cilës, sipas tij, do të duhej të arrihej një pajtim i brendshëm dhe të qartësohej drejtimi politik i LDK-së për periudhën e ardhshme. Hoti këtë kërkesë e …

Më shumë...